FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    INFORMACONE NGA MOTO GP

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default INFORMACONE NGA MOTO GP

    Mesazh nga Sajmiri prej Sat Apr 19, 2008 5:20 pm

    INFORMACIONE NGA MOTO GP


    Edituar pėr herė tė fundit nga Sajmiri nė Mon Jul 28, 2008 11:53 pm, edituar 1 herė gjithsej

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default Rosi: Me gjigantėt, si Interi im!

    Mesazh nga Sajmiri prej Wed May 28, 2008 10:44 pm

    Shkėlqen nga gėzimi, pasi kishte mė shumė se njė vit qė nuk fitonte dy gara rresht. Dhe dominimi nė Le Mansh, kur parakaloi njėri pas tjetrit tė gjithė rivalėt, e mbush me kėnaqėsi dhe komplimenta pėr Jamahan, qė e quan motorin perfekt pėr ēdo pistė. Tė gjithė kėto bashkė me titullin e fituar nga Interi nė Serinė A, e bėnė ditėn e dielė tė Valentino Rosit, njė ditė pėr t’u vėnė nė kornizė.

    ? Valentino, le ta nisim nga fundi, nga skena e kėndshme me tė madhin Angel Nieto. Kur e kishit vendosur?

    ? Qė vitin e kaluar, pas fitores nė Estoril. I kisha kerkuar nėse donte tė bėnte njė xhiro nderi me mua dhe qė nga ai ēast e mbrapa nuk fitova mė asnjė garė deri dy javė mė parė nė Kinė. E pashė sėrish nė Shangai dhe i thashė: “Ē’kemi Angel, nėse je gjithnjė dakort me idenė, shihemi nė Le Mansh”. Ishte madhėshtor. Por a e patė sa mirė pilotonte? Po e bėnte gjithė xhiron me marsh tė parė, por unė i thashė qė nėse donim tė shkonim nė podium ishte mė mirė t’i fuste tė dytin. Oh... ai ėshtė Angel Nieto, 13 tituj botėrorė, nuk e di nėse po shpjegohem.

    ? A ka ndonjė moral nė gjithė kėtė “fabul”?

    ? Morali ėshtė qė hyra nė tė mėdhenjtė e motoēiklizmit dhe kjo ėshtė njė ndjesi fantastike. Pėrpara kam vetėm Agostinin, tė cilin mund ta arrij sė shpejti: unė kam fituar 64 gara nė MotoGP, ndėrsa ai 68, ndaj... Pėr rennditjen e tė gjithė kohėrave mendoj se ėshtė e vėshtirė, pasi Agostini ka 122 fitore. Por nuk i dihet kurrė.

    ? Nė Le Mansh fitorja klasike pėr t’i mbyllur gojėn kritikave...

    ? Tė ecim me kujdes: hapin mė tė madh sivjet nuk e kam hedhur unė, por Jamaha. Vjet mbėrrija nė ditėn e garė dhe, sinqerisht, nuk e dija se ēfarė duhet tė prisja. Nisesha dhe vetėm mė pas “shpikja” garėn xhiro pas xhiroje. Njė situatė e keqe. Por sivjet, japonezėt arritėn tė mė mahnisin: kanė kryer njė punė tė pabesueshme, duke ndėrtuar njė motor thjesht perfekt nė ēdo situatė. Unė? Isha aq i shpejtė, sa qė thuajse nuk e vija re qė po binte shi dhe sinqerisht do tė kisha bėrė edhe ndonjė xhiro mė shumė, aq shumė argėtohesha.

    ? Tre pilotė nė tre pikė, kampionat shumė i hapur, si kurrė mė parė.

    ? Po, por mos harroni Stonerin. Nė Le Mansh ishte me ne deri sa theu motorin. Tani ėshtė 41 pikė mbrapa. Nuk ėshtė njė pėrjetėsi, dhe pse tani duhet tė luftojė me tre pilotė dhe jo vetėm me njė. Problemi i Dukatit ėshtė se Jamaha dhe Honda e rikuperuan shpejt disavantazhin e vitit tė kaluar. Por Dukati ėshtė ende shumė e shpejtė, pėr kėtė ju garantoj.

    ? Nga ku vjen gjithė ky gėzim? Ēfarė ka ndodhur nė bokset tuaj?

    ? Sekreti qėndron i gjithi nė grupin e punės: jemi tė gjithė tė pėrqendruar nė maksimum, i besojmė njėri?tjetrit. Elektronika na ka dhėnė njė ndihmė tė madhe, sivjet ėshtė mė pak e sofitikuar, por edhe gomat janė fantastike. Unė pėr shembull, dje doja tė zgjidhja njė gomė, ndėrsa inxhinjeri i Brixhstonit mė kėshilloi njė tjetėr tip. E dėgjova dhe fitova. Eshtė hera e dytė radhazi qė mė ndodh.

    ? Pedrosa, njė zhgėnjim.

    ? Mendoja se do tė fitonte ai, tė paktėn pėr nga mėnyra se si shkoi kualifikuesja. Por... Megjithatė, po flasim pėr njė pilot qė ėshtė vetėm tre pikė pas meje, mos ta harrojmė.

    ? Respekte Lorencos.

    ? Fantastik, vėrtet. Dhe ka ndodhur dy herė: ecėn me paterica, i ka kaviljet e thyera. Ēdo pilot tjetėr, nė vend tė tij, do tė kishte qėndruar i qetė. Por ai jo. Ndoshta rrezikun e kam nė shtėpi...

    ? Tani favoriti jeni sėrish ju...

    ? Eshtė herėt pėr ta thėnė kėtė. Eshtė e vėrtetė qė unė kam fituar dy gara ndėrsa tė tjerėt nga njė tė vetme. Por jemi ende nė fillim. Njė gjė ėshtė e sigurt: mosha nuk ka rėndėsi, djemtė mund tė jenė tė shpejtė, por unė qė jam “vetėm” 29 vjeē, kur jam nė rregull jam ende mė i miri. A po e jap mirė idenė?

    ? Valentino, Interi fitoi titullin e tretė rresht nė Serinė A: i kėnaqur?

    ? Zikaltėrit ishin shumė tė aftė, mė bėnė njė dhuratė fantastike, njė qershijėz mbi tortė nė njė ditė tė veēantė. Ditėn tė reagonin pas njė jave tensionesh, duke fituar me meritė kampionatin.

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default Rosi, besnik Jamahas deri nė sezonin 2010!

    Mesazh nga Sajmiri prej Fri May 30, 2008 7:25 pm

    Lajmi mund tė vijė qė kėto ditė, nė Ēmimin e Madh tė Italisė nė Muxhelo, por tashmė ky ėshtė vetėm njė formalitet. Substanca, ose mė mirė thelbi, ėshtė ky: Rosi dhe Jamaha do tė qėndrojnė sė bashku tė paktėn deri nė vitin 2010. Pėr t’u vėnė re me kujdes termi “tė paktėn”, por ta shohim ēėshtjen mė konkretisht. Nė fund tė javės sė kaluar pati njė tjetėr kontakt mes shtatė herė kampionit tė botės dhe Masao Furusauas, bosit tė sektorit tė garave tė Jamahas. Shefi i madh, para se tė pėrballej me argumentin e kontratės sė re tė Rosit, kishte takuar pronarėt e mėdhenj tė Jamahas, tė cilėt i kishin dhėnė dritėn jeshile pėr tė kryer tratativat e plota me Valen si pėrsa i pėrket nivelit ekonomik ashtu edhe kohėzgjatjes sė marrėveshjes. Dhe Furusaua kėshtu bėri, duke gjetur pa probleme marrėveshjen me Valentinon. Nė fakt, u konfirmua shifra aktuale e “rrogės”, pasi Rosi mendoi se nuk do tė ishte e drejtė tė kėrkonte rritje rroge pas dy vitesh nė tė cilėt nuk ka fituar mė titullin, dhe pse jo pėr faj tė tij. E atėherė 14 milionė eurot nė sezon qė Jamaha nxjerr nga xhepi aktualisht, u rrumbullakosėn pėr njė total prej 30 milionė eurosh nė dy vjet. Njė shifėr qė nuk ka tė dytė nė Botėrorin e Motoēiklizmit, por duhet pranuar se nė nivel imazhi asnjė pilot nuk mund t’i afrohet nivelit ttė popullaritetit tė “Doktor” Rosit. Qė, nuk duhet harruar, fiton shumė mė tepėr se konkurenca, siē vėrtetojnė 90 triumfet e tij nė 197 gara: njė numėr qė i mbetet pas vetėm legjendarit Xhoakomo Agostini, me 22 suksese.

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default ROSI E 7 HERE RADHAZI QE FITON NE MUXHELO

    Mesazh nga Sajmiri prej Tue Jun 03, 2008 12:01 am

    Valentino Rosi duket se kėtė sezon do tė kthehet pėrsėri tė triumfojė nė garat e Moto GP dhe
    ėshtė pretendenti kryesor pėr titullin kampion. Italiani i Jamahas ka siguruar dje njė fitore tė lehtė nė
    pistėn e Muxhelos, tė 7-ėn radhazi nė kėtė garė, duke siguruar triumfin e 91-tė nė karrierėn e tij. "Doktori"
    ka siguruar fitoren, duke u shkėputur nga ndjekėsit dhe ka thelluar njėkohėsisht diferencėn me
    rivalėt nė klasifikimin e kampionatit. Nė xhirot e para ishin Kejsi Stoner dhe Dani Pedroza, qė u
    munduan tė rivalizonin me italianin e Jamahas, por Rosi nuk ka ulur ritmin, duke u shkėputur menjėherė
    pas disa parakalimeve spektakolare qė i ka dhėnė suksesin e tretė radhazi nė kėtė sezon, gjė qė
    i mungonte atij qė nga viti 2005.Gara ka dhuruar mė shumė emocione
    nė xhirot e para, kur Rosi zhvilloi njė nisje tė dobėt, i parakaluar nga Stoner, Pedroza dhe Kapirosi.
    Por brenda pak xhirosh, italiani i vė tė gjithė nė rresht, duke imponuar njė ritėm shumė tė lartė
    dhe duke u shkėputur nga ata qė tentonin ta parakalonin. Stoner dhe Pedroza u munduan nė tė gjitha mėnyrat tė arrinin kohėt e Rosit, por ishte e pamundur, e si rrjedhojė janė kėnaqur me betejėn pėr vendin e dytė, ku ka triumfuar australiani i Dukatit. Nė vend tė katėrt u rendit Aleks De Anxhelis, qė ishte surpriza e ditės. Piloti italian
    zhvilloi njė garė tė shkėlqyer pas njė nisjeje krejtėsisht tėgabuar. Por disa parakalime radhazi nė pjesėn e drejtė e ngjitėn atė afėr podiumit dhe po tė kishte pasur disa xhiro mė shumė nė dispozicion,do tė kishte luftuar me Dani Pedrozėn pėr vendin e tretė.Por gara regjistroi edhe shumė rrėzimetė pilotėve, mes tė cilėveedhe spanjolli Horge Lorenzo, qė po mundohej tė parakalontepikėrisht Doviciozon. Edhe MarkoMelandri nuk ka arritur tė zhvillojė
    njė garė tė mirė dhe u rrėzua pasnjė kontakti me Rendi De Punie.Njė tjetėr e veēantė e garės ishteedhe renditja nė vendin e 14-tė pėr Hondėn eksperimentale me valvulapneumatike, qė pilotohej nga"veterani" Okada. Pėr sa i pėrket renditjes sė kampionatit, tashmė Valentino Rosi ėshtė i shkėputur nė vendin e parė me 122 pikė, i
    ndjekur nga Dani Pedroza me 110 pikė, Horge Lorenco me 94 pikėdhe Kejsi Stoner me 76 pikė

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default STONER FITON NE BRITANI ROSI I DYTI

    Mesazh nga Sajmiri prej Mon Jun 23, 2008 8:50 pm

    Nė Donington Park nė Britani fitoi kampioni aktual Stoner. Ai garėn e pėrfundoi para dy kryesuesve nė kampionat Rossi dhe Pedrosa.
    E diel, 22 Qershor 2008 17:19

    Stoner i cili ėshtė nisur nga vendi i parė nuk lejoi qe dikush ta kaloj dhe nga fillimi deri nė fund e mbajti vendin e parė. Pedrosa ka arritur qe nga vendi i 9-tė nė fund tė radhitet i pari, si dhe shoku i skuadrės i Rossit, Lorenzo i cili ėshtė nisur i 17-ti nė fund ishte i 6-ti.


    Ngasėsi

    Ekipi
    Koha

    1
    C. STONER
    AUS
    Ducati Marlboro Team
    44'44.982

    2
    V. ROSSI
    ITA
    Fiat Yamaha Team
    5.789

    3
    D. PEDROSA
    SPA
    Repsol Honda Team
    8.347

    4
    C. EDWARDS
    USA
    Tech 3 Yamaha
    12.678

    5
    A. DOVIZIOSO
    ITA
    JiR Team Scot MotoGP
    14.801

    6
    J. LORENZO
    SPA
    Fiat Yamaha Team
    15.690

    7
    N. HAYDEN
    USA
    Repsol Honda Team
    18.196

    8
    C. VERMEULEN
    AUS
    Rizla Suzuki MotoGP
    21.666

    9
    S. NAKANO
    JPN
    San Carlo Honda Gresini
    29.354

    10
    A. WEST
    AUS
    Kawasaki Racing Team
    41.030




    Pas kėsaj fitore Stoner nė renditjen e pėrgjithshme e ka tejkaluar Lorenzo, ndėrsa Rossi dhe Pedrosa ende i mbajnė dy pozitat e para.

    Poz.
    Ngasėsi

    Ekipi
    Pikė

    1
    Valentino ROSSI
    ITA
    Fiat Yamaha Team
    162

    2
    Dani PEDROSA
    SPA
    Repsol Honda Team
    151

    3
    Casey STONER
    AUS
    Ducati Marlboro Team
    117

    4
    Jorge LORENZO
    SPA
    Fiat Yamaha Team
    104

    5
    Colin EDWARDS
    USA
    Tech 3 Yamaha
    82

    6
    Andrea DOVIZIOSO
    ITA
    JiR Team Scot MotoGP
    68

    7
    Nicky HAYDEN
    USA
    Repsol Honda Team
    57

    8
    James TOSELAND
    GBR
    Tech 3 Yamaha
    53

    9
    Loris CAPIROSSI
    ITA
    Rizla Suzuki MotoGP
    51

    10
    Shinya NAKANO
    JPN
    San Carlo Honda Gresini
    49

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default Valentino Rosi edhe 2 vjet me Yamaha

    Mesazh nga Sajmiri prej Mon Jul 21, 2008 1:00 am

    Valentino Rosi preferon Yamaha edhe per dy vjet te tjere. 7 here kampioni i botes ne Moto GP, edhe pse nuk ka kaluar nje sezon te mire nje vit me pare, duket se eshte bindur nga performanca e skuderise japoneze ne kete boteror, ku aktualisht Rosi udheheq klasifikimin. Akordi perfundimtar, detajet ekonomik te te cilit nuk jane bere te ditur zyrtarisht, flitet te jete mbi bazen e nje pagese prej 10 milione euro ne sezon. "Pas shume vitesh suksese dhe garash, kisha nevoje per motivime te vecanta per te firmosur nje kontrate dyvjecare. E vendi me i mire per t'i gjetur eshte Yamaha. Kisha mundesi te tjera, por fale sforcove te Yamaha per te me dhene motorin me te mire dhe ambientin me te mire ku te punoj, vendosa te qendroj ketu per dy vjet te tjere. Kjo kontrate do te thote se Yamaha eshte vendi ku kam kaluar me shume kohe ne karrieren time" komentoi Rosi.
    Pesarezi me Yamaha ka fituar dy boterore ne 2004 e 2005, e nga ky moment do te kete nje motiv me skadence afatgjate per te provuar te munde Kejsi Stoner e Ducati, qe per momentin duket nje binom i pathyeshem. Por, nga ana tjeter merr nje goditje te rende dhe endrra e italianeve per ta pare Vale Rosin siper nje Ducati.

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default Re: INFORMACONE NGA MOTO GP

    Mesazh nga Sajmiri prej Mon Jul 21, 2008 11:39 pm

    RENDITJA E PILOTAVE KOHA
    1Valentino Rossi 44:04.311
    2 Casey Stoner +13.001
    3 Chris Vermeulen +26.609
    4 Andrea Dovizioso +34.901
    5 Nicky Hayden +35.663
    6 Randy De Puniet +37.668
    7 Toni Elias +41.629
    8 Ben Spies +41.927
    9 James Toseland +43.019
    10 Shinya Nakano +44.391

    KLASIFIKIMI I PILOTAVE
    1 Valentino Rossi 212
    2 Casey Stoner 187
    3 Daniel Pedrosa 171
    4 Jorge Lorenzo 114
    5 Andrea Dovizioso 103
    6 Colin Edwards 100
    7 Chris Vermeulen 89
    8 Nicky Hayden 84
    9 James Toseland 72
    10 Shinya Nakano 70


    GARA E ARDHSHME DO TE ZHVILLOHET NE DATEN 17/08/08 NE BRNO Rep. Ceca NE OREN 14.00

    Sponsored content

    default Re: INFORMACONE NGA MOTO GP

    Mesazh nga Sponsored content Today at 8:50 pm


      Ora ėshtė Tue Dec 06, 2016 8:50 pm