FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    SHTATE FAKTE PER RITMIN QE NDJEK ORGANIZMI I NJERIUT

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default SHTATE FAKTE PER RITMIN QE NDJEK ORGANIZMI I NJERIUT

    Mesazh nga Sajmiri prej Mon Oct 20, 2008 1:34 am

    Edhe pse gjatė gjithė ditės jemi nė lėvizje, apo bėjmė njė jetė aktive dhe ndjejmė simptoma e ndjesi tė ndryshme, nuk e dimė se edhe organizmi ynė zbaton njė orė tė caktuar. Shumė prej nesh nuk e venė re se trupi ynė ndjek njė ritėm tė caktuar, sidomos ndryshimet midis gjendjes trupore para gjumit dhe asaj pasi jemi zgjuar. Ashtu si njė orė, edhe ritmi i trupit tė njeriut ndjek pak a shumė tė njėjtat gjendje apo zhvillime, gjatė intervalit ditė-natė. Tė gjitha kėto vihen nė funksion tė mirėfunksionimit tė organeve nė trupin e njeriut. Zakonisht ēdo funksion nė trupin tonė, operon gjatė ditės nė mėnyrė tė tillė duke ndjekur njė cikėl tė caktuar, i cili bashkėrendon me funksionimin e njė organi tjetėr. Pėr shembull, mbasi ju keni ngrėnė drekėn stomaku do tė nisė “punėn” e tij pėr t’ia pasuar nė vazhdim organeve tė tjera tė aparatit tretės. Nėse ju nuk do tė ishit ushqyer cikli i kėtyre funksionit tė kėtyre organeve nuk do tė realizohej. Pra ky cikėl kohor i realizimit tė funksioneve nė organizmin e njeriut vepron sipas rimtit tė trupit, qė nga lindja dhe deri nė vdekje. Prishja dhe ērregullimi i kėtij ritmi natyror trupor do tė ishte shumė i dėmshėm pėr organizmin, aq sa mund tė shkaktojė edhe vdekje. Sipas njė studimi u tregua se infermieret tė cilat punonin gjatė natės ishin mė tė predispozuara pėr tė shfaqur kancerin e gjirit nė krahasim me infermieret qė punonin gjatė ditės. Po ashtu mund tė ishin mė tė predispozuara ndaj shfaqjes sė diabetit dhe obezitetit. Po jo vetėm ushtruesit e kėtij profesioni, por gjithkush qė do tė krijonte ērregullim tė ritmit trupor bėhet mė i prekshėm nga sėmundje tė ndryshme, e po ashtu mund tė shfaqin aritmi kardiake. Nė njė studim tė psikologjistit Roberto Rafinetti, shef i lajmeve nė gazetėn “Circadian Rhythms” dhe Steven Brown, studiues ne Universitetin e Zyrihut, tė raportuar nė “Newsweek” tregohen shtatė fakte rreth ritmit nė trupit e njeriut. Ja cilat janė shtatė faktet e njohura pėr funksionimin e ritmikės sė trupit.
    1. Temperatura e trupit tė njeriut ėshtė mė e ulėt nė momentin kur nė ēohemi nė mėngjes, krahasuar me temperaturėn qė organizmi tregon nė mbrėmje. Temperatura 37 gradė celsius nė orėn 7 tė mėngjesit mund tė tregojė ethe, ndėrsa nė orėn 5 tė mbasdites mund tė jetė normale.
    2. Pėr arsye po tė ritmit tė trupit ėshtė zbuluar se organizmi i njeriut ėshtė mė i predispozuar pėr tė pėsuar atak kardiak nė orėt e para tė mėngjesit. Dhe kjo gjendje ėshtė gati 2 herė mė e rrezikshme se sa nė kohė tė tjera tė ditės.
    3. Po ashtu lindjet e fėmijėve janė mė tė shpeshta nė orėt e mėngjesit dhe tė mbrėmjes, edhe kjo pėr arsye tė ecurisė tė ritmit qė ndjek organizmi.
    4. Por ritmi i organizmit shfaq edhe ndryshimet qė ndodhin nė sferėn psikike, ēka mund tė pasohet edhe me dėmtime nėse ndodhin ērregullime. Pėr shkak tė kėtyre ērregullimeve njė pjesė e vetėvrasjeve kryhen nė orėt e para tė mėngjesit.
    5. Po pėr kėtė arsye edhe recetat mjekėsore tė dhėna nga mjekėt zbatojnė njė orar tė caktuar. Sipas rasteve mė tė shpeshta mjekimet merren zakonisht nė mėngjes dhe nė darkė. Pėr shembull aspirina dhe antihistamina do tė jepnin njė efekt mė tė plotė nėse do tė merreshin nė mėngjes. Por disa tipa mjekimesh, pėr shembull kimioterapia ndaj kancerit, mund tė jetė mė e efektshme nėse do tė administrohej gjatė natės.
    6. Njerėzit, zakonisht, pėlqejnė seksin gjatė natės, pikėrisht para kohės sė gjumit, krahasuar me ēaste tė tjera gjatė ditės.
    7. Nėse ne do tė jetonim nė errėsirė tė plotė, nė do tė ndiqnim njė cikėl tė tillė nė ditė-natė qė do t’i kalonte 25-orėt. “Ora gjenetike” kontrollon temperaturėn e trupit, sekretimin e hormoneve dhe shumė aktivitete tė tjera tė nivelit qelizor.


    _________________
    Kush ka vdekur per atdhe ,nuk ka vdekur por ka lindur

    KURBINI FORUM

      Ora ėshtė Mon Dec 05, 2016 11:26 am