FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    SI TE SHMANGIM ALERGJINE ME TETE MENYRA TE THJESHTA

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default SI TE SHMANGIM ALERGJINE ME TETE MENYRA TE THJESHTA

    Mesazh nga Sajmiri prej Fri Oct 03, 2008 11:56 pm

    Nuk janė tė paktė njerėzit qė vuajnė nga tipa tė ndryshėm tė shfaqjes sė alergjive. Vetėm nė Amerikė, sipas Qendrės sė Kontrollit tė Sėmundjeve, janė rreth 50 milionė persona qė i vuajnė kėtė shqetėsime. Por ēfarė ndikon nė shfaqjen e alergjisė, simptomat mė tė cilat shoqėrohet dhe si t'i shmangni alergjenėt? Janė plot tetė mėnyra efikase qė kėshillojnė ekspertėt tė publikuara nė "Newsweek". Ja cilat janė ato:
    1- Ndryshoni ajrin e shtėpisė tuaj
    Mjekėt kėshillojnė qė tė pastroni ēdo mėngjes ajrin e shtėpisė suaj, duke shmangur kėshtu alergjenėt qė mund tė ndodhen aty. Sigurisht qė polenet janė faktori numėr 1 nė shfaqjen e alergjisė. Nė jo pak rasti ėshtė ajri i kondicionuar i pėrshtatshėm pėr tė pastruar ajrin e dhomės ku ju qėndroni. Mbyllni dritaret pėr tė shmangur ajrin e jashtėm e tė ndotur qė mund tė ndikojė keq nė shėndetin tuaj. Vetėm nėse keni perde tė pėrshtatshme pėr tė filtruar pluhurat e jashtme, mbani dritaret hapur.
    2- Pastroni shpesh hundėt tuaja
    Ėshtė e nevojshme pėr tė larguar mukusin e tepėrt tė hundėve sepse nė tė mund tė jenė grumbulluar alergjenė tė ndryshėm, qė organizmi juaj i nxjerr jashtė. Pėr tė pastruar hundėt mund tė pėrdorni ujė tė kripur tė cilin duhet ta spruconi lehtė nė hundė. Kjo tė ndihmojė qė papastėrtitė tė shmangen. Nėse ju bezdis uji i kripur pėrdorni ujė tė pastėr.
    3- Konsumoni ushqime tė pasura me Omega-3
    Sigurisht qė edhe ushqimi qė konsumoni ka ndikim tė ndjeshėm nė shėndetin tuaj. Kėshtu pėr tė shmangur alergjinė konsumoni ushqime tė pasura mė omega-3. Kėto acide gjenden tek peshqit tė ngjashėm me salmonin, arrat, lajthitė, farat e lirit e ushqime tė tjera. Omega-3 edhe pse nuk ėshtė specifike lufton alergjitė nazale.
    4- Konsumoni rrepat
    Pėr tė trajtuar hundėt e bllokuara nga alergjia, konsumoni pak mė shpesh se zakonisht rrepat. Po ashtu pjesė e dietės suaj duhet tė bėni edhe specat djegės dhe mustardėn. Pėrbėrėsit e gjendur tek kėto ushqime veprojnė ndėrmjet tyre natyrshėm, dhe ndihmojnė edhe pse pėrkohėsisht pėr hundėt e bllokuara.
    5- Shmangni ushqimet qė ju shkaktojnė alergji
    Duhet tė jeni veēanėrisht tė kujdesshėm pėr tė shmangur nė mėnyrė absolute ato ushqime qė ju shkaktojnė alergji. "Kur trupi juaj "lufton" sporet e gjendura nė ajrin rreth tij, sistemi imun ėshtė aktiv dhe ndjen uri, por duhet treguar kujdes sepse organizmi ėshtė mė i prirur tė shfaqė alergji ndaj ushqimeve", thotė Dr.Neil Kao, i Qendrės sė Sėmundjeve Alergjike dhe Astmės nė Greenville.
    6- Ushtroni aktivitet fizik
    Sporti dhe aktiviteti fizik janė gjithmonė tė shėndetshėm pėr organizmin. Ju bėn mirė tė shėtisni edhe pse mendoni se nėse dilni nė ambiente tė hapura do tė ekspozoheni mė tepėr ndaj alergjenėve. Pikėrisht kjo t'iu ndihmojė qė t'i luftoni ato. Tė shėtisni nė bregdet apo edhe buzė liqenit, apo pranė njė lumi do ju bėjė tė ndiheni mė mirė.
    7- Mos pėrjashtoni barėrat mjekėsore
    Studimet e raportuara nga British Medical Journal dhe gazeta tė tjera kanė treguar se disa bimė barishtore mund tė veprojnė si antihistamina. Njė lloj bime e quajtur Petadolex mund tė shmangė reaksionet alergjike nė organizmin tuaj.
    8- Pėrdorni medikamentet mjekėsore
    Nėse rastet alergjike janė shumė tė shpeshta dhe ju ndjeheni tė kėrcėnuar nga kėto shqetėsime, duhet t'i drejtoheni mjekut specialist dhe tė merrni mjekimet e duhura. Edhe pse pėr momentin trajtimet nazale janė mė efikase dhe mė tė pėrdorura, mė pėrpara duhet tė konsultoheni me mjekun pėr tė parė se ēfarė ėshtė mė e mira pėr ju.

    Simptomat alarmuese tė alergjisė qė nuk duhen nėnvlerėsuar:

    - Teshtimat e shpeshta
    - Sy tė skuqur
    - Hundė tė rrjedhshme
    - Shpesh ndodh edhe qė hundėt tė bllokohen
    - Njolla nė lėkurė
    - Vėshtirėsi nė frymėmarrje
    - Nė disa raste shoqėrohet me kollė tė lehtė
    - Mund tė sjellė ftohje tė menjėhershme
    - Diarre
    - Probleme me tensionin e gjakut

    "Mbrojtėsa" pėr alergjinė nga ushqimet

    Molekula e zbuluar nga njė shkencėtar italian emėrtohet interleuchina-12, dhe ėshtė njė molekulė qė prodhohet normalisht nga trupi ynė, e cila mund tė bėhet njė aleat i fortė pėr tė realizuar shmangien e alergjisė pa u detyruar tė heqėsh dorė nga ushqimet qė mund ta shkaktojnė atė. Zbulimi se interleuchina-12 mbron nga reaksionet alergjike u realizua nga eksperimentet laboratorike tė disa minj, dhe tregon se kjo molekulė privon shfaqjen e alergjisė nga disa lloj ushqimesh. Nga eksperimenti u vu re se disa qeliza tė goditura nga alergjia prej disa lloj ushqimesh pushojnė sė prodhuari kėtė molekulė, ndaj dhe alergjia kthehet nė gjendje tė pėrgjithshme trupore.

    Si ta shmangėsh alergjinė duke ngrėnė

    Zbulimi i ri mė tėrheqės i shkencės mbi alergjinė ka tė bėjė me mėnyrėn se si mund tė fitosh mbi alergjinė duke shtuar morinė e ushqimeve tė konsumuara. Tė vegjlit me alergji mund tė shėrohen duke u stėrvitur pėr tė ngrėnė sasi tė vogla ushqimi. Ky trajnim do tė reduktonte rrezikun e reaksioneve alergjike nga ushqime tė ndryshme. Kėtė zbulim tė ri e tregojnė edhe rezultatet e para tė njė eksperimenti tė bėrė nga Wesley Burks nė Durham. Rezultatet thonė se bėhet fjalė pėr njė trajtim tė ri imunoterapie tė ngjashėm mė trajtimin e ndjekur nė rastin kur alergjent ėshtė poleni. Por nė rastin e ushqimeve ėshtė akoma e vėshtirė tė gjendet njė vaksinė antialergjike, kėshtu kjo terapi bazohet nė vetė shtimin e kėtyre ushqimeve duke thyer reaksionet alergjike.

    Zbulohet njė bakter qė lufton alergjinė

    Njė grup kėrkuesish italianė kėna pėrpiluar njė strategji parandaluese dhe terapeutike pėr tė luftuar alergjinė. Ajo bazohet nė veprimin e njė proteine "Helicobacter pyilori" njė bakter i ulcerės. Proteina bakteriologjike HP-NAP ka aftėsinė tė reduktojė prodhimin e qelizave imunitare pėrgjegjėse pėr reaksionet alergjike, limfocitet T. Kėto qeliza nė fakt, ndalojnė prodhimin e antitrupave specifikė kundėr alergjenėve dhe janė tė shumta nė numėr nė organizmin e personave qė vuajnė nga alergjia. Sipas studimeve tė bėra janė tė qarta rezultatet qė ka dhėnė pėrdorimi i proteinės bakteriologjike HP-NAP, si bazė pėr njė terapi orale kundėr alergjisė. Kjo proteinė stimulon prodhimin e limfociteve T1 tė cilat luajnė rol tė rėndėsishėm nė luftimin e infeksioneve tė ndryshme.

    Cilat janė ushqimet qė shkaktojnė alergji

    Janė tė shumta ushqimet qė mund tė shkaktojnė alergji si: kikirikėt, qumėshti, vezėt, gruri, soja, apo ato me pėrbėrje vajore si arrat dhe bajamet. Mėnyra mė e mirė pėr tė evituar njė alergji tė shkaktuar nga ushqimet ėshtė qė ato tė njihen dhe tė mos pėrdoren. Edhe nė rastet kur bėhet fjalė pėr puthje, kėshillohet qė partnerėt tė lajnė dhėmbėt dhe fytyrėn nėse ata kanė ngrėnė njė ushqim qė shkakton alergji tek partnerėt. Kėshillė e vlefshme ėshtė qė gjithnjė tė lexohen pėrbėrėsit e ushqimeve. Kujdesi qė u duhet kushtuar ushqimeve dhe alergjenėve tė ndryshėm duhet tė jetė i madh sepse mund tė shkaktojė dhe vdekje. Kjo ėshtė njė ndėr rastet e njė reagimi tė fortė tė shkaktuar nga alergjia, por mund tė ndodhė. Mėnyra mė e mirė mbrojtėse ėshtė kėshillimi me mjekun alergolog.


    < I mėparshmi Tjetri >


    _________________
    Kush ka vdekur per atdhe ,nuk ka vdekur por ka lindur

    KURBINI FORUM

      Ora ėshtė Sun Dec 11, 2016 4:48 pm