FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    EKSPERTIZA AMERIKANE:AKSIDENTI VRAU KOSTA TREBICKEN

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default EKSPERTIZA AMERIKANE:AKSIDENTI VRAU KOSTA TREBICKEN

    Mesazh nga Sajmiri prej Thu Oct 02, 2008 10:54 pm

    TIRANE-Kosta Trebicka vdiq nga njė aksident apo e vranė? Dilema ėshtė zgjidhur nga njė ekspert amerikan i aksidenteve me mjete automobilistike: Kosta Trebicka vdiq nė njė aksident tė pastėr. Rrjedhimisht, hipotezat pėr vrasjen e mundshme tė tij tashmė bien poshtė. Eksperti amerikan Kevin Teter pėrfundoi raportin pėr shkakun e vdekjes sė biznesmenit Kosta Trebicka. Nėpėrmjet njė letrė dėrguar Prokurorisė sė Pėrgjithshme, eksperti amerikan ka dhėnė versionin e tij tė vdekjes tė biznesmenit Trebicka, njėkohėsisht dhe dėshmitarit kyc tė njė prej ngjarjeve mė tė bujshme nė Shqipėri, trafikut tė armėve tė vjetra mes Shqipėrisė dhe Afganistanit. Nė raportin tashmė nė tryezėn e Prokurorisė, Teter e ka konsideruar vdekjen e Trebickės, aksident tė pastėr automobilistik. “Trebicka ka marrė njė kthesė tė fortė nė anėn e majtė. Kėtė e dėshmon edhe makina e cila ėshtė batuar nė anėn e djathtė. Makina ka rėnė mbi trupin e Trebickės duke i shkaktuar atij vdekjen e menjėhershme. Nderkohe qė pėr shkak tė pjerrėsise sė rrugės makina ka lėvizur mbrapsht pėr afro 40 metra. Kjo shpjegon dhe faktin pse trupi i pajetė gjendej larg nga automjeti i dėmtuar”, bėri tė ditur Prokuroria disa nga detajet nė raportin e ekspertit amerikan. Kevin Teter erdhi nė Shqipėri pas kėrkesės sė Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr tė hetuar rreth vdekjes sė Trebickės. Trebicka u gjet i vdekur nė njė fshat tė thellė tė Korcės mė 12 Shtator tė kėtij viti. Vdekja e tij ngjalli dyshime pasi ai konsiderohej si njė nga dėshmitarėt kryesorė tė aferave tė tregtisė sė armėve mes shtetit shqiptar dhe njė firme amerikane pėr t’i dėrguar nė Afganistan. Policia e konsideroi vdekjen e tij aksident, kurse Prokuroria kėrkoi mendimin e njė eksperti amerikan pėr tė dalė mė pas nė njė pėrfundim zyrtar. Ishte Kevin Teter, specialist auto-teknik pėr aksidentet qė mbėrriti nė Shqipėri dhe hetoi makinėn e Trebickės dhe atė vendin ku biznesmeni u aksidentuar. Hetimi pėr vdekjen e Trebickės konsiderohej prej ditėsh i bllokuar pėr shkak tė raportit tė ekspertit amerikan mbėrriti vetėm dje. Pėrmbajtja e tij u bė sot publike nga Prokuroria. Opozita e konsideroi vdekjen e Kosta Trebickės si njė eleminim qė atij iu bė nga njerėz tė cilėt kiihsin organizuar trafikun e armėve nga Shqipėria nė Afganistan. E vėrteta ėshtė qė pėr Kosta Trebickėn, duke u nisuar ng ajo qė ai vetė kishte dėshmuar, ekzistonin gjithė motivet pėr ta eeleminuar fizikusht. Eksperti amerikan provoi qė nė fakt kanė ekzistuar gjithė shkaqet qė vdekja e tij tė ketė qenė pasojė e njė aksidenti fatal automobilistik.


    _________________
    Kush ka vdekur per atdhe ,nuk ka vdekur por ka lindur

    KURBINI FORUM

      Ora ėshtė Tue Dec 06, 2016 8:55 pm