FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    PUNONJESIT E POLICISE ME UNIFORME TE RE

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default PUNONJESIT E POLICISE ME UNIFORME TE RE

    Mesazh nga Sajmiri prej Thu Oct 02, 2008 10:24 pm

    Tirane - Punonjesit e Policise se Shtetit do te kene tani e tutje uniforma te reja ku do te dominoje kryesisht bluja e thelle, si ne vendin fqinje Itali apo dhe fqinjin tjeter Greqi. Dizenjimi i ketyre uniformave eshte bere nga ekspertet italiane ne bashkepunim edhe me historiane te vendit tone, perfaqesues te Ministrise se Kultures dhe Turizmit.

    Uniforma e re synon qe te ruhen vlerat, simbolet kombetare, historike e tradicionale te popullit dhe te Policise se Shteti, por dhe perqasjen me uniformen e rojes dhe me uniformen e policeve evropiane.

    Dje ka perfunduar edhe faza permbyllese e konkursit te modelimit dhe kostimit te uniformes se re, ku ekspertet italiane kane bere prezantimin e veshjeve dhe aksesoreve te tjere te uniformes, perpara te gjithe drejtuesve te Policise se Shtetit. Ky proces kishte nisur qe ne janar te ketij viti duke kaluar dhe ne disa faza te saj. "Iniciativa per realizimin e ketij procesi buron nga kerkesat e Ligjit Nr.9749 date 4. qershor 2007 "Per Policine e Shtetit" dhe domosdoshmeria per nje prezantim sa me dinjitoz, per permiresimin e performances se Policise se Shtetit dhe te rritjes se anes funksionale te objekteve te uniformes", bente me dije dje, zedhenesi i Policise se Shtetit Klodian Branko. Ndryshimi i uniformes se punonjesve te policise u ndermor, pasi ne ate aktuale jane evidentuar probleme e mangesi, duke nisur nga cilesia e materialeve te perdorura per prodhim, deri te modelimi dhe kompozimi i gradave dhe stemave, gje e cila ndikonte ne paraqitjen e punonjesit te policise.

    Sipas policise me uniformen e re permbushen disa kerkesa si plotesimi i kerkesave te nevojshme per sa i perket anes funksionale, per te siguruar ruajtjen e shendetit te punonjesit te policise gjate kryerjes se detyres, nderhyrjeve apo stervitjeve te ndryshme. Uniforma e re pritet qe te plotesoje prezantimin dhe perfaqesimit me dinjitet te vlerave e simboleve kombetare, historike e tradicionale te popullit dhe te Policise se Shteti, te vlerave artistike, kulturore, e folklorike te kultures sone popullore. Nga ana tjeter ajo do te siguroje cilesine e kerkuar e te nevojshme ne drejtim te materialeve prej tekstili qe do te perdoren per prodhimin e uniformes dhe te pjeseve te tjera perberese.

    Pas vitit 1991, uniformat e policise kane ndryshuar tre here. Nderkaq, ne vitin 2004, kishte nje perplasje mes tre institucioneve, Policise se Shtetit, Policise se Burgjeve dhe Zjarrfikesve, pasi shenjat dhe modeli ishte i njejte dhe me ligj ishte i ndaluar perseritja e tyre.



    Ja mangesite e veshjes

    Ne uniformen aktuale te policise jane evidentuar probleme dhe mangesi te medha, mangesi keto te cilat verehen kryesisht ne drejtim te paraqitjes se pergjithshme te saj. Sipas Policise se Shtetit, cilesia materiale e prodhimit te uniformes aktuale ka qene e ulet. Ndersa sipas tyre modelimi dhe kompozimi i disa elementeve perberes te uniformes e ne vecanti shenjave, gradave, stemave, qofte ne drejtim te dizenjimit, por dhe materialit te prodhimit, nuk kane qene ne parametrat e kerkuar. Kjo ka sjelle qe uniforma aktuale nuk realizonte nje paraqitje dinjitoze te punonjesit te policise, prandaj duhej edhe te ndryshohej. Modeli i ri eshte ai qe do te perafrohet sa me teper me modelin amerikan. Brez mesi qe mban radio, pranga, arme e pajime te tjera te rendesishme, ne dukje i rende por multifunksional. Jeleke anti-plumb per agjentet e terrenit e deri tek distinktivet per t'u prezantuar ne cdo aksion policor. Ministria e Brendshme prej kohesh ka hapur tenderin per uniformen e re te policise, e cila nuk ndryshonte prej kater vjetesh.



    Ndryshim i uniformes per here te katert

    Ndryshimi i uniformes se policise nuk eshte veshja e policeve, qe jane tjetersuar ne ngjyre dhe model. Pas vitit 1991, uniformat e policise kane ndryshuar tre here. Nderkaq, ne vitin 2004, kishte nje perplasje mes tre institucioneve, Policise se Shtetit, Policise se Burgjeve dhe Zjarrfikesve, pasi shenjat dhe modeli ishte i njejte dhe me ligj ishte i ndaluar perseritja e tyre.


    _________________
    Kush ka vdekur per atdhe ,nuk ka vdekur por ka lindur

    KURBINI FORUM

      Ora ėshtė Tue Dec 06, 2016 8:55 pm