FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    FEMRAT QE KOMANDOJNE ME TE KEQIJA SE MESHKUJT

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default FEMRAT QE KOMANDOJNE ME TE KEQIJA SE MESHKUJT

    Mesazh nga Sajmiri prej Thu Sep 18, 2008 8:13 pm

    Femrat qė mbajnė poste drejtuese nė punė janė mė tė kėqija se meshkujt. Nė kėmbim tė humbjes se reputacionit tė femrave apo tė falimentimit tė punės sė tyre, psikologėt thonė se pėr femrat ekziston gjithmonė njė lloj pakti me tė keqen. E thėnė ndryshe, femrave i’u duhet tė bėjnė edhe gjėra, tė cilat nuk i’u kishin shkuar kurrė mė parė ndėr mend gjatė jetės sė tyre. Njė femėr, nė dukje e keqe, e pėrfshirė nga lodhja dhe mundimi pėr tė bėrė karrierė me ēdo kusht, si edhe ankthi pėr detyrėn e re qė do t’i caktojnė. Femra tė tilla, tė cilat kthehen nė “shtriga” para bartėsve, nė botėn perėndimore i gjen gjithmonė e mė tepėr. Madje, thuhet se ato janė mė tė kėqija edhe se vetė meshkujt, kur vjen fjala pėr tė drejtuar njė vend pune me shumė vartės nėn veten e tyre. Si protagoniste, njė femėr tė tillė e ka marrė Majkell Klejton nė njė film tė tij tė fundit. Brenda tij, personazhi kryesor, e cila ėshtė njė femėr, shfaqet si mjaft e zonja nė mėnyrėn e shfaqjes sė ambicieve tė saj pėr tė bėrė karrierė, por ndėrkaq, ajo paraqitet edhe si shumė e hutuar dhe aspak e sigurt tek vetja e saj. Por ama, e kupton nė fund se cili ėshtė sekreti i gjithė femrave pėr t’ia dalė mbanė nė njė vend pune: tė pėrpiqet tė tregohet sa mė e rreptė pėr tė pasur nė dorė situatėn. Madje, duke u’a kaluar edhe vetė meshkujve.
    Psikologėt
    Sipas psikologėve, njė femėr kur vihet nė krye tė njė ndėrmarrjeje apo ēfarėdo pozicioni tjetėr drejtues, nis tė adoptojė njė stil tė ashpėr pune dhe zbulon se i duhet tė bėjė me tė keqen e mundshme, jo vetėm pėr ta mbajtur atė, por edhe pėr tė qenė e respektueshme. Sikundėr zbulon edhe faktin tjetėr se, tė tregohet e butė apo tolerante i kthehet gjithmonė nė njė armė tė kundėrt ndaj vetes. I mbetet asaj dhe jo presidentit qė tė merret me vartėsit, me agjentėt ndėrkombėtarė, qė mund tė ketė ndėrmarrja, pasiguritė e ndėrmarrjes sė veprimeve tė ndryshme etj. Vetėm nė kėtė mėnyrė, ajo arrin tė sigurojė pak pushtet. Ky ėshtė modeli i sotėm i femrės joshtėpiake, sė cilės i duhet tė mbajė mbi supe shumė punė dhe pėrgjegjėsi nė familje apo ndėrmarrje. Njė femėr drejtuese gjendet gjithmonė para ankthit, nėse do t’ia dalė si duhet tė mbajė brenda vetes tė gjithė peshėn, qė i shkakton stresi i vazhdueshėm i punės. Dhe pėr ta mposhtur atė, duhet tė japė gjithmonė pėrshtypjen se ėshtė njė grua e fortė, s’ka problem nėse i shtohet kėsaj pamjeje edhe fakti se ajo ėshtė e keqe. Ndėrkaq, shumė psikologė i kanė shtruar vetes pyetjen: “Pėrse bėhen tė rėndėsishme vetėm gratė e kėqija?”. Ose e anasjellta, pėr t’u bėrė tė rėndėsishme, pėrse grave i’u duhet tė pranojnė edhe role tė kėqija? Sipas psikologėve, pėr femrat ekziston gjithmonė njė lloj pakti me tė keqen nė kėmbim tė humbjes sė reputacionit tė tyre apo tė falimentimit tė punės sė tyre.
    Studimi
    Kėshtu, sipas njė studimi, tė realizuar nga njė grup kėrkuesish tė Universitetit tė Exeterit, nė Britaninė e Madhe, tė koordinuar nga psikologėt Mishel Rajan dhe Aleks Haslam, duke krahasuar rezultatet e firmave apo ndėrmarrjeve, ku drejtuesit e tyre janė femra, ėshtė arritur nė pėrfundimin se femrave i’u jepen mė shpesh sesa meshkujve punė qė kanė tė bėjnė me menaxhimin, si edhe pėrgjegjėsi nė kohė kritike pėr ndėrmarrjet. “Nė kėtė mėnyrė,- thuhet nė kėtė studim,- femrave drejtuese i’u ndodh shumė shpesh tė gjenden nė situata mė tė vėshtira dhe delikate sesa drejtuesit meshkuj. E pėr kėtė arsye, pozicionet e tyre tė lidershipit janė mė tė rrezikshme dhe delikate nė tė njėjtėn kohė. Por ama, femrat i pranojnė, gjithsesi, tė tilla poste. Dhe sipas spikologėve, kjo ndodh, pasi femrat kanė ende shumė vėshtirėsi tė arrijnė nė majė. Dhe kur u ofrohet njė vend pėr tė drejtuar apo menaxhuar, ato nuk kanė sesi tė thonė “Jo”, pasi rastet e tilla nuk ėshtė se i’u vijnė shumė shpesh nė jetė. Ndėrsa me meshkujt, sipas psikologėve, nuk ndodh e njėjta gjė. Ata kanė gjithmonė mė shumė zgjedhje gjatė rrugės sė tyre tė punės.
    Shefet “e kėqija”
    Shefet “e kėqija”, nėse mund tė quhen kėshtu, kthehen nė tė tilla pėr disa arsye. Njėra prej tyre ėshtė se kur pranojnė drejtimin e posteve tė rrezikshme, i pari mendim qė u kalon nė kokė, ėshtė ai se: “Kur mė jepet njė mundėsi e tillė, mund tė jem e para dhe e fundit qė tė tregoj sesa e zonja jam”. Dhe e kalojnė njė moment tė tillė shumė lehtė duke pohuar: “Mbetet njė sfidė e bukur”. Nga ana tjetėr, kur njė femėr pranon njė post tė rrezikshėm pėr karrierėn e saj, ajo nuk ėshtė se beson shumė nė mbėshtetjen qė do i japin meshkujt. Sa pėr kolegėt, ata do i japin gjithmonė mė pak ndihmė, sesa do ta bėnin kėtė me njė shef mashkull nė vend tė saj. Por kjo vlen edhe pėr nė shtėpinė e kėsaj shefeje “tė keqe”, sė cilės i duhet tė pėrballojė edhe dekurajimin qė i jep bashkėshorti apo pjestarėt e familjes, se ajo nuk ka pėr t’ia dalė dot nė atė punė, qė ėshtė duke bėrė.

      Ora ėshtė Sun Dec 11, 2016 12:54 pm