FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    MBYT VELLAIN E SE DASHURES ME LITAR

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default MBYT VELLAIN E SE DASHURES ME LITAR

    Mesazh nga Sajmiri prej Thu Aug 21, 2008 11:11 pm

    Njė vrasje ka ndodhur gjatė natės, duke aguar dita e djeshme nė fshatin Pishėporo tė Rrethit tė Fierit. Njė 31-vjeēar ka vrarė njėrin nga vėllezėrit e sė dashurės dhe ka plagosur rėndė vėllain tjetėr. Ngjarja e rėndė ndodhi nė kufijtė e dy lagjeve Pishė dhe Poro qė formojnė fshatin bregdetar Pishėporo, qė ndodhet 25 kilometra larg qytetit tė Fierit. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, nė orėn 21:30, dy vėllezėrit Flogert dhe Xhulio Toska kanė dalė nga shtėpia qė ndodhet nė dalje tė lagjes Poro pėr tė shkuar nė njė dasmė qė zhvillohej pak metra larg, nė lagjen Pishė. Ata kanė hyrė nė lokalin ku ishte hapur "kėnga e dasmės" dhe janė argėtuar me tė afėrmit dhe shokėt deri afėr mesnatės, kur njė person i lajmėroi se dikush i kėrkonte jashtė lokalit. I pari ka dalė Flogerti, vėllai mė i madh, mė pas Xhulio, vėllai i vogėl, vetėm 17 vjeē. Burimet nga fshati Pishėporo tregojnė se midis dy vėllezėrve dhe tre djemve tė tjerė ėshtė zhvilluar njė debat i ashpėr. Ndėrkohė qė policia tregon se Arben Dhamo, 31 vjeē, banor i fshatit Pishėporo, ka marrė zvarrė pėr disa metra vėllain e madh Flogertin. Pasi e ka afruar pranė njė pjese me shkurre, ai e ka mbytur atė me litar. Ndėrsa Xhulio Toska ndėrhyn pėr tė shpėtuar tė vėllain, ai ėshtė plagosur njė kaēavidė qė autori mbante nė dorė. Autori, duke menduar se vetėm i plagosi dy bashkėfshatarėt, ėshtė larguar nga vendi i ngjarjes. Banorėt e fshatit dhe dasmorėt e shumtė kanė transportuar dy vėllezėrit drejt spitalit rajonal tė Fierit. Pak minuta pas mbėrritjes nė spital, 22-vjeēari Flogert Toska ka ndėrruar jetė. Mjeku ligjor tha se vdekja e tij ka ardhur si pasojė e shtrėngimit tė fortė nė qafė. Ndėrsa Xhulio Toska, sipas burimeve nga spitali, gjendet nė kushte kritike pėr jetėn. Mjekėt thonė se ai ka marrė plagė me kaēavidė nė pjesėn e qafės. Policisė sė Fierit nuk i ėshtė dashur shumė punė pėr tė identifikuar autorin e ngjarjes, i cili mėsohet tė jetė Arben Dhamo. Forca tė shumta policore i janė drejtuar menjėherė fshatit. Policia ushtroi kontroll nė banesėn e 31-vjeēarit Dhamo dhe nė banesat e tė afėrmve tė tij, ndėrkohė qė ka rrethuar tė gjithė zonėn. Burimet zyrtare tė Policisė sė Fierit pohojnė pėr gazetėn "Shqip" se autori ėshtė kapur dje rreth orės 11:30, nė thellėsi tė pyllit tė Pishė-Poros. Mėsohet se Dhamo nuk ka bėrė qėndresė nė momentin e rrethimit nga policia. Burime policore thanė se ai kishte disa plagė nė trup, tė cilat mendohet se i ka bėrė vetė nė tentativė pėr t‘u vetėvrarė. Sipas burimeve zyrtare tė policisė mėsohet se Arben Dhamo ka precedentė tė mėparshėm penalė. Ai ėshtė dėnuar mė parė pėr veprėn penale tė vrasjes sė mbetur nė tentativė si dhe prodhim e shitje tė bimėve narkotike. Burimet policore tregojnė se gjashtė vjet mė parė, ai ka plagosur dajėn e 22-vjeēarit, tė cilėn e vrau mbrėmjen e kaluar. Pėr kėtė vepėr penale, Dhamo u dėnua me pesė vjet heqje lirie.

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default Re: MBYT VELLAIN E SE DASHURES ME LITAR

    Mesazh nga Sajmiri prej Thu Aug 21, 2008 11:14 pm

    Motivi


    Nuk i jepnin

    motrėn pėr grua


    Sipas burimeve zyrtare tė Policisė sė Fierit mėsohet se autori Arben Dhamo dashuronte motrėn e viktimave, Esmeraldėn 23 vjeēe. Vite mė parė, dashuria e tyre nuk ėshtė aprovuar pėr shkak tė kundėrshtimit tė dajės sė vajzės. Arben Dhamo, i vendosur pėr t‘u hakmarrė ndaj tė gjithė atyre qė kundėrshtonin kėtė dashuri, plagosi dajėn. Pasi doli nga burgu pėr kėtė plagosje, ai iu drejtua familjes Toska pėr tė kėrkuar dorėn e vajzės qė donte, por kėsaj radhe ishin dy vėllezėrit qė nuk pranuan. Kjo ka shtyrė 31-vjeēarin qė tė marrė hak menjėherė, duke vrarė kundėrshtarėt e radhės.


    Tė afėrmit e vėllezėrve Toska tregojnė historinė e konflikteve me vrasėsin


    Babai i viktimave: Nėse nuk

    ka drejtėsi, do ta bėj vetė


    Zija pėr vdekjen e djalit tė madh Flogerit ishte hapur qė nė mesnatė. Gratė e familjes qanin nė pritje tė trupit tė viktimės, ndėrkohė qė kuja rritej kur pėrmendej emri i djalit tė vogėl Xhulianit, pėr tė cilin mjekėt nuk kishin dhėnė shpresė. Ndėrkohė, nė odėn e burrave, flitej vetėm pėr autorin, qė deri nė mesditė ende nuk ishte prangosur. Babai i dy djemve, Harilla Toska, 57 vjeē, teksa ndez cigaren thotė: "Mė vrau djalin nė lule tė rinisė. Kush e duron njė gjė tė tillė". Babai i dy vėllezėrve Toska tregon pėr gazetėn se "djemtė dolėn nė mbrėmje pėr tė marrė pjesė nė ahengun e njė dasme kėtu nė fshat dhe nuk u kthyen mė". "Dėgjova zhurma dhe makina qė iknin me tė shpejtė, por nuk mendova qė ishin pėr djemtė e mi. Mė lajmėruan nja dy nga fshati qė djemtė ishin nė spital. Shkova atje, por Flogerti kishte vdekur. Njė shenjė tė zezė kishte nė fyt. Thanė se e kishin mbytur. Nuk munda tė komunikoja as me djalin e vogėl, Xhulion, i cili ishte nė koma", tregon Harillau. Ai tregon edhe pėr pėrplasjet e mėparshme qė kishin pasur me Arben Dhamon. Harillau thotė se gjashtė muaj mė parė, nė gjendje tė dehur, Dhamo ka kėrcėnuar se do t‘i vriste tė dy djemtė. "Kjo ka ndodhur nė lokalin kėtu nė fshat qė ne kishim marrė me qira", thotė ai. Dėshmitė e tė afėrmve janė shumtė tė vakėta, pasi herė pas here qarja e grave ėshtė me zė mė tė lartė. Harilla Toska e mbyll deklaratėn e tij pėr gazetėn "Shqip" me fjalėt: "Nėse mungon drejtėsia nga shteti, unė do tė hakmerrem vetė. Nuk mund tė duroj plagosjen e kuantit, vrasjen e djalit, si dhe rrezikun ku ndodhet tani djali im i vogėl".

    Flogert Toska, i cili vdiq dje nė moshėn 22-vjeēare, kishte tre vjet qė ishte kthyer nga Italia, ku kishte shkuar qė nė moshė tė mitur. Sė bashku me vėllain, ai kishte marrė njė lokal me qira nė fshat dhe me tė ardhurat e tij mbante familjen.

      Ora ėshtė Thu Dec 08, 2016 12:52 pm