FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    <<<FC LACI>>

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default <<<FC LACI>>

    Mesazh nga Sajmiri prej Thu Aug 21, 2008 2:54 am

    INFORMACIONE PER KLUBIN LACIAN


    Edituar pėr herė tė fundit nga Sajmiri nė Sun Aug 24, 2008 1:53 am, edituar 7 herė gjithsej

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default LACI MERR MBROJTESIT KORESHIN DHE ZDRAVEN

    Mesazh nga Sajmiri prej Thu Aug 21, 2008 2:55 am

    Kurbinasit duket se po ia plotėsojnė tė gjitha kėrkesat trajnerit Ilir Gjyla. Drejtuesit e Laēit i kanė plotėsuar atij edhe dėshirėn e fundit, qė kishte tė bėnte me afrimin e dy mbrojtėsve. Stafi teknik nuk e ka dhėnė ende “OK”-in zyrtar, pasi po teston dy futbollistėt nė fjalė, por kjo do tė ndodhė shpejt, sepse trajneri Gjyla, tė paktėn njėrin prej tyre, Koreshin, e njeh mirė. Mbrojtėsi Koreshi ka ardhur nga Lushnja, ndėrsa Zdrava nga Elbasani. Sipas zyrtarėve tė klubit laēian, Koreshi luan nė krahun e majtė, kurse Zdrava nė qendėr. Ishin kėto dy pikat mė tė diskutuara ditėt e fundit nga ana e trajnerit Ilir Gjyla, i cili tani po i jep “lustrėn” e fundit ekipit. Ardhja e dy mbrojtėsve pėr kurbinasit nuk do tė thotė mbyllje e merkatos, pasi mund tė bėhen pėrsėri pėrforcime. Lojtarėt e ardhur sė fundi do tė testohen, por duket se ata i plotėsojnė kėrkesat e trajnerit Gjyla. Trajneri lushnjar i ėshtė pėrveshur punės pėr ta ngjitur Laēin nė superligė, ndaj dhe kėrkon tė ketė njė grup tė plotė pėr pėrballimin e kampionatit tė gjatė tė kategorisė sė parė. Presidenti i Laēit, Pashk Laska, i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht ēdo kėrkese tė bėrė nga ana e trajnerit Ilir Gjyla.

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default LACI ME MIRE SE SEZONIN E KALUAR ESHTE SHPREHUR TANUSHI NE GAZETEN SPORTI SHQIPTAR

    Mesazh nga Sajmiri prej Wed Aug 27, 2008 12:47 pm

    Sulmuesi i ekipit kurbinas, Eduard Tanushi, pasi u stėrvit pėr pak kohė me Teutėn, ėshtė rikthyer nė “strofkėn” e tij. Ai ka vazhduar stėrvitjen me Laēin, pjesė e tė cilit do tė jetė tė paktėn edhe pėr njė vit, pas marrėveshjes me presidentin Pashk Laska. Kapiteni i laēianėve, pasi e ka parė nga afėr gjendjen e ekipit, shprehet me nota optimiste: “Ēdo vit kemi deklaruar se jemi mirė dhe se pretendojmė superligėn, por kėtė herė duket se do t’ia arrijmė qėllimit. Ekipi ėshtė mė i kompletuar se sezonin e kaluar dhe jam i bindur se do tė arrijmė rezultatet e dėshiruara. Lojtarėt tashmė po kapin formėn mė tė mirė dhe Laēi ėshtė gati ta nisė me sukses kampionatin. E kam tė qartė se kategoria e parė ka mjaft skuadra pretendente, duke u nisur nga ata qė ranė nga superliga e deri tek ata qė rivalizuam sezonin e fundit. Gjithsesi, mendoj se kėtė sezon nuk do tė gabojmė nė llogaritė tona. Gjithēka do tė funksionojė mirė, pasi futbollistėt e afruar janė cilėsorė. Grupi qė kemi tė bind pėr tė marrė aq pikė sa do tė na duhen pėr tė kaluar direkt nė superligė. Ēdo ndeshje do tė jetė njė finale mė vete pėr Laēin, ndėrkohė qė diferencėn mund ta bėjnė fitoret jashtė fushe. Njė pjesė tė ekipeve i njohim mirė, pasi kemi 3 sezone qė luajmė pėrballė njėri tjetrit. I dimė kualitetet qė ata kanė, megjithatė ēdo ekip bėn llogaritė e tij. U premtoj sportdashėsve laēianė se kėtė sezon nuk do t’i zhgėnjejmė,” - ka thėnė mes tė tjerash kapiteni Tanushi.
    Aktualisht, ekipi laēian po zhvillon dy herė nė ditė stėrvitje nė Patok. Burime pranė klubit kurbinas shprehen se merkatoja ėshtė ende e hapur.

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default Re: <<<FC LACI>>

    Mesazh nga Sajmiri prej Fri Aug 29, 2008 1:37 pm

    LAĒI
    Shtohet hapėsira e pėrzgjedhjes
    “Skuadra e Laēit ėshtė gati pėr sfidėn e parė sezonale”. Kėshtu e ka nisur rrėfimin
    trajneri Ilir Gjyla vetėm dy ditė nga sfida me Sopotin. Pėr trajnerin bardhezi, rol
    vendimtar nė kėtė pėrgatitje kanė qenė jo vetėm praktikat serioze tė ndjekura
    nga klubi, por dhe elementi nė dispozicion. Madje me skuadrėn kurbinase ditėt e
    fundit janė bashkuar dhe Ardi Sekseri dhe Saimir Xhetani, duke i krijuar hapėsira
    tė mjaftueshme stafit teknik nė pėrzgjedhjet optimale. Gjithsesi, edhe pse Gjyla
    ndihet optimist, sėrish ai mbetet kėmbėngulės nė stėrvitjet e kėtyre ditėve duke
    mos i ulur pėr asnjė ēast “armėt”. Lidhur me takimin e radhės, Gjyla shprehet:
    “E keqja ėshtė se pak e njohim kundėrshtarin. Tė gjithė janė nė start dhe ai
    mbetet i njėjtė pėr kėdo. Laēi, mendoj se ka misionin e vėshtirė pėr t’u kthyer nė
    shtėpi me pikė maksimale edhe nė kushte kur luhet jashtė. Pėr kėtė po stėrvitemi
    qė herėt”. Ndėrkohė Laēi do tė grumbullohet sot pasdite pėr t’u shpėrngulur nė
    njėrin nga hotelet e Elbasanit. Sipas drejtuesit tė klubit, Pashk Laska, janė marrė
    tė gjitha masat qė skuadra dhe bordi i saj tė kalojnė njė natė tė qetė nė qytetin
    mė tė afėrt me Librazhdin. Pritet qė ditėn e shtunė Laēi tė ketė mbėshtetjen edhe
    tė tifozerisė. Ardi Hasani

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default Re: <<<FC LACI>>

    Mesazh nga Sajmiri prej Sun Aug 31, 2008 5:08 pm

    SOPOTI 0-1 LAĒI

    SOPOTI: Guma, Aghma(Lezi
    63’), Ahmetaj, Bahiti,A.
    Hoxha, D.Hoxha(K.Karaj
    73’), Malluta(Shkupi 71’),
    Hajdari, Plepi, Moqi, Beqiri.
    Trajner: Besnik Kola
    LAĒI: Nasufi, Sekseri,
    Sefgjini, Kastrati, Lini,
    Mustafaraj(Kola 72’),
    Nimani(Xhetani 58’), Tanushi,
    Ivanaj, Balla,Xhagalliu.
    Trajner: Ilir Gjyla
    GOLAT: Ivanaj 7’
    GJYQTARĖ:T.Latifi, R.Zhuli,
    I.Tartari(Gjirokastėr)
    KARTONĖ TĖ VERDHĖ:
    Bahiti, Hoxha/ Sekseri,
    Xhetani, Lini
    KARTONĖ TĖ KUQ: Xhetani


    Sopoti e nisi me humbje kampionatin dhe kjo ėshtė mė e rėndė, pasi librazhdasit lanė tri pikė shumė tė vlefshme para sportdashėsve tė tyre. Gjithsesi, drejtuesit e ekipit vendės dolėn tė pakėnaqur jo vetėm nga rezultati i takimit, por mbi tė gjitha nga niveli i gjykimit pėr tė cilėn ata pretendojnė se, nuk u ngjit nė nivelin e duhur. Po kėta drejtues e kishin vlerėsuar si duhet kampionatin dhe kishin marrė masa pėr njė fillim sa mė tė mirė tė tij. Futbollistėt vendės e filluan mirė lojėn dhe nėpėrmjet veprimeve sulmuese kėrkonin tė shėnonin.Qė nė minutėn e 3-tė ka qenė futbollisti i mirėnjohur vendės, Hajdari, i cili me njė goditje nga larg kėrkoi tė befasonte portierin mik. Ky rast u ka diktuar miqve nga Laēi tė jenė mė vigjilentė dhe menjėherė tė kundėrpėrgjigjen me anėn tė Linit. Do tė vinte minuta e 7-tė, kur pas njė krosi tė miqve, portieri Guma nuk e zotėron topin dhe Ivanaj i vėmendshėm,nga fare pranė e pėrcjell atė nė rrjetė. Goli i shpejtė u ka shėrbyer miqve pėr tė zotėruar situatėn, madje dhe nė raste tė veēanta pėrpiqeshin me forma tė ndryshme pėr ta vonuar lojėn. Ky fakt nuk u pėrcoll mirė nga futbollistėt dhe tifozėt vendės. Nė minutėn e 30-tė, Hajdari pati rastin mė tė pastėr pėr ta barazuar rezultatin, por pa ia arritur qėllimit.Nė 45 minutat e dyta, loja u kontrollua mė mirė nga Sopoti, por kurbinasit e kujdesshėm arritėn qė t’i bėnin tė pavlefshme tė gjitha sulmet. Librazhdasit nuk mundėn tė pėrfitonin, edhe kur ekipi mik mbeti me 10 lojtarė, pasi Xhetani u ndėshkua edhe me kartonin e dytė tė verdhė. Nė fund tė takimit pėrsėri Hajdari pati rastin mė tė mirė pėr tė barazuar, por portieri kurbinas nuk e lejoi.
    A.Stefani

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default Re: <<<FC LACI>>

    Mesazh nga Sajmiri prej Mon Dec 22, 2008 11:58 pm



    _________________
    Kush ka vdekur per atdhe ,nuk ka vdekur por ka lindur

    KURBINI FORUM

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default LACI NGJITET NE VENDIN E DYTE

    Mesazh nga Sajmiri prej Mon Dec 22, 2008 11:59 pm

    Kurbinasit fitojnė nė fushėn tyre ndaj kuēovarėve, duke i dhėnė njė tjetėr paraqitje renditjes nė fund tė fazės sė parė tė Kategorisė sė Parė. Skuadra e drejtuar nga Edi Martini arriti fitoren e tretė radhazi,duke iu afruar ndjeshėm korēarėve kryesues, qė tashmė doemos duhet tė ndjejnė dihatjen kurbinase. Edhe pse golat kanė mbėrritur gjatė pjesės sė dytė, epėrsia e vendėsve ka qenė e madhe. Nė minutat e para tė takimit ėshtė sulmuesi Kreshnik Ivanaj dhe pas tij mbrojtėsi Elvis Balla qė kanė nė “duar” golin e avantazhit. Me kalimin e minutave, ndėrsa Laēi luan gjithnjė nė zonėn mike, shihen edhe tė tjerėt. Nimani, Tanushi, Xhetani, Zharkalliu janė fare pranė golit. Por ai do tė vijė vetėm nė minutat e para tė fraksionit tė dytė,me anė tė Ballės, i cili shėnon me kokė. Pas tij, nga pika e bardhė kapiteni Tanushi, kur mė parė aksioni i Nimanit ėshtė penguar nė mėnyrė tė parregullt nga portieri Gjoka. Laēianėt mė pas kanė administruar rezultatin, duke u kujdesur nė tė njėjtėn kohė edhe pėr “spektaklin”. Luhet lirshėm dhe goli i tretė i Sefgjinit. Edhe pse i anuluar me tė drejtė nga kryesori, ai ka marrė duartrokitje nga ata tifozė qė ishin dje nė shkallėt e stadiumit “Laēi”. Kurbinasi ka gjuajtur fort nga njė pozicion i prirėt, por mė parė ishte sinjalizuar pėr takim tė dytė (goditje me dy takime). Minutat e fundit nuk kanė sjellė ndryshime nė shifra. Nga ana e tij, Naftėtari rrezikoi vetėm njė herė nė pjesėn e parė me futbollistin mė tė rrezikshėm tė tyre, Zylyftarin.Laēi ka marrė tri pikėt dhe tani ėshtė i vetėm nė vendin e dytė me 29 pikė. Pas ndeshjes, trajneri Martini theksoi se ky takim i fituar nuk ishte ndėr mė brilantėt e Laēit, por ai shtoi se nė janar do tė ketė merkato tė kujdesshme.

    LAĒI – NAFTETARI 2-0
    LAĒI: Nasufi, Sekseri, Balla,
    Kastrati (Hima 70’) Sefgjini,
    Xhetani, Zharkalliu (Lima 65’),
    Mustafaraj, Ivanaj (Koliqi 75’),
    Tanushi, Nimani.
    Trajner: E.Martini.
    NAFTETARI: Gjoka, Kaja, S.Ēela,
    Kokoshi, M.Gucaj, (Lila 64’),
    Bullgari, Kopaēe, Goxhaj, Gjana
    (Dashi 60’), Zylyftari, Mitre.
    Trajner: I.Haxhiaj
    GOLAT: Balla 48’, Tanushi 54’ (11-m).
    GJYQTARĖ: R.Sadiku, E.Ganēi,
    R.Preēa (Elbasan)
    KARTONĖ TĖ VERDHĖ: Sekseri/
    S. Ēela, Kaja
    KARTONĖ TĖ KUQ: Bullgari
    _________________
    Kush ka vdekur per atdhe ,nuk ka vdekur por ka lindur


    _________________
    Kush ka vdekur per atdhe ,nuk ka vdekur por ka lindur

    KURBINI FORUM

    Sponsored content

    default Re: <<<FC LACI>>

    Mesazh nga Sponsored content Today at 12:51 pm


      Ora ėshtė Thu Dec 08, 2016 12:51 pm