FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    Ibra: Mourinjo e ka pėrmirėsuar Interin

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default Ibra: Mourinjo e ka pėrmirėsuar Interin

    Mesazh nga Sajmiri prej Thu Aug 21, 2008 2:49 am

    Zllatan Ibrahimoviēi ėshtė shumė i kėnaqur nga Hoze Mourinjo. Pėr suedezin, Roberto Manēini pėrfaqėson vetėm njė parentezė tė sė kaluarės e cila tashmė ėshtė harruar. Dhe mbi tė gjitha ėshtė pėrmirėsuar. Pa ia pėrmendur asnjėherė emrin ish-trajnerit tė tij, Ibra la tė nėnkuptohet se mes dy Interėve, atij tė djeshėm dhe atij tė sotėm, pėlqen shumė mė tepėr 4-3-3-shin e portugezit.“Nuk kam si tė mos flas mirė pėr Mourinjon, - theksoi sulmuesi interist. - Ai ėshtė njė person i shkėlqyer dhe me shumė personalitet. Ai ka marrėdhėnie tė shkėlqyera me tė gjithė lojtarėt dhe ėshtė gjithnjė korrekt: thotė atė qė mendon dhe bėn atė qė mendon.” “E ka pėrmirėsuar qė tani Interi, - bėri tė ditur me vendosmėri ai. - Nė krahasim me tė kaluarėn, tani e kemi pėrmirėsuar zotėrimin e topit dhe e qarkullojmė mė shpejt atė dhe gjithnjė me pasime tė shkurtėra. Nga ana tjetėr, kemi pėrshtatur njė sistem tė ri loje, 4-3-3-shin, i cili na mundėson tė luajmė nė mėnyrė mė sulmuese nė krahasim me mė parė. Kombėtarja? Kemi diskutuar dhe jemi dakord se do tė luaj vetėm 45 minutat e para, - rrėfeu Ibra. - Tek Interi nuk mė kėrkuan asgjė nga kjo anė, por vetėm mė uruan fat mbarė.” Ai do tė jetė kapiteni i ri i Suedisė dhe do tė aktivizohet pjesėrisht pėr tė qenė sa mė nė formė nė Superkupė. Zllatan Ibrahimoviēi doli triumfues nga takimi teknik i sė hėnės nė Goteborg me stafin e kombėtares suedeze.Nė fillim mendohej se do ta luante tė gjithė ndeshjen, por mė pas lojtari mori garancinė se do tė ishte aktivizuar 45 minuta. Por nė fund ja tek mbėrrin lajmi qė do tė gėzojė Mourinjon dhe mjekėt zikaltėr: Suedia nuk do ta aktivizojė Zllatan Ibrahimoviēin nė miqėsoren qė do tė luhet sot nė Goteborg ndaj Francės. Mungesa e qendėrsulmuesit tė Interit ėshtė bėrė e ditur nga trajneri Lars Lagerbak. Ibrahimoviē, i cili ėshtė drejt shėrimit tė plotė pas problemeve nė gjurin e majtė, mendohej se do tė kishte luajtur vetėm njė pjesė tė takimit. Por trajneri vendosi dje se sulmuesi nuk do tė dalė nė fushė. Pas 90 minutave qė luajti tė premten ndaj Benfikės, suedezi e arriti kėtė kompromis me Lars Lagerbakun, teknikun e skandinavėve.Edhe vetė trajneri u pėrball me temėn e shiritit tė kapitenit, pas lamtumirės sė Fredi Ljungbergut nga kombėtarja. Kapiteni sot do tė jetė 36-vjeēari Henrik Larson, por vendimi i vėrtetė do tė merret mė 6 shtator, kur Suedia tė ndeshet me Shqipėrinė, me rastin e debutimit nė eliminatoret pėr Botėrorin 2010. “Larsoni ka qenė njė zgjedhje e natyrshme, tha Lagerbak, mė pas do tė vendosim unė dhe Andersoni (zėvendėsi). Njė gjė tė tillė nuk do ta diskutojmė me lojtarėt.” Nėse vendimin do ta merrnin tifozėt, Ibra do tė fitonte pa vėshtirėsi. Nė njė sondazh tė bėrė nga gazeta “Aftonbladet”, 44.3% e votuesve duan tė kenė kapiten interistin, 25.4% Tobias Linderotin dhe 19.1% vetė Larsonin. Lagerbak duhet tė vlerėsojė edhe anėn mediatike tė ēėshtjes: Ibra nuk ka marrėdhėnie tė mira me shtypin suedez dhe si kapiten do t’i duhej tė dilte shpesh nėpėr konferenca. Dhe kushedi nėse talenti nga Malmoe e do vėrtet shiritin.Roma nė shėnjestėr - Ajo qė ėshtė e sigurt ėshtė se Ibra do Superkupėn. Dhe pikėrisht nė kuadėr tė sė dielės, tė hėnėn skuadra rinisi stėrvitjet. Lajme tė mira pėr Mourinjon: veē 6 lojtarėve tė kombėtareve, i vetmi qė nuk doli nė fushė ishte Adriano, i cili gjithashtu u duk optimist pasi dhimbja nė kofshė thuajse i ka kaluar.

      Ora ėshtė Thu Dec 08, 2016 12:51 pm