FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    BANORET E QYTETIT STUDENTI DO TE KENE NJE RRITJE 10% NE PAGESE

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default BANORET E QYTETIT STUDENTI DO TE KENE NJE RRITJE 10% NE PAGESE

    Mesazh nga Sajmiri prej Mon Aug 18, 2008 6:41 pm

    Ēmimet e dhomave pėr secilin konviktor nė Qytetin Studenti kėtė vit pritet qė tė rriten me 10 pėr qind krahasuar me njė vit mė parė. Kjo shtesė nė pagesėn vjetore bėhet nėn arsyetimin e kėrkesės sė lartė pėr investime nė qytezėn studentore, ku ēdo vit strehohen mbi 6700 tė rinj nga thuajse tė gjitha rrethet e vendit.

    Drejtori i pėrgjithshėm i administratės sė Qytetit Studenti, Bujar Brovina, pohon pėr gazetėn "Shqip" se "po mendohet tė realizohet njė rritje e ēmimit pėr qėndrimin nė konvikt, qė do tė jetė nė masėn 10 pėr qind". Kjo shpjegohet nga ana e tij me faktin se, "shpenzimet pėr pėrmirėsimin e kushteve nė qytezė janė tė larta dhe kėrkojnė njė investim mė tė madh". Shuma e paguar pėr regjistrim nga studentėt vitin e kaluar ka qenė 26500 lekė tė reja. Kjo tarifė ėshtė vjetore dhe pagesa kryhet nga studentėt nė ditėn qė marrin nė dorėzim dhomėn nė konvikt. Drejtori Brovina shprehet mė tej se "ende nuk ėshtė caktuar pėrfundimisht nėse do tė rritet ‘qiraja‘ nė Qytetin Studenti, por kjo do tė mundėsonte pėrmirėsimin e cilėsisė sė shėrbimit ndaj tė rinjve qė do tė jetojnė aty pėrgjatė kėtij viti akademik".

    Qyteti Studenti zotėron nė total 25 mijė dhoma, nga tė cilat 4 bujtina janė nė rindėrtim dhe pjesa tjetėr janė nė pėrgatitjet e fundit pėr tė pritur 6700 studentė qė strehohen pranė kėsaj qyteze.

    Shqetėsimi

    Problematike nė Qytetin Studenti, sqaron Brovina, mbetet pastrimi i territoreve tė tij, detyrim qė duhet tė mbulohet nga Bashkia e Tiranės. Kjo pasi, sikundėr thotė drejtori Brovina, taksa e pastrim-gjelbėrimit qė bėhet nga ana e subjekteve private, nuk kalon nė buxhetin e Qytetit Studenti, por i shkon pushtetit vendor. "Megjithėse, vazhdon ai, ėshtė bėrė kėrkesė pranė Njėsisė Bashkiake numėr 2, por nuk kemi marrė asnjė pėrgjigje deri tani". Momentalisht, tregon drejtori i pėrgjithshėm i Qytetit Studenti, pastrimi bėhet nga vetė struktura pėrkatėse qė ne kemi. Sipas Brovinės, shqetėsuese nė kėtė territor universitar pėr tė rinjtė mbetet sistemi i ngrohjes, si dhe kompletimi i dhomave me internet. Kėshtu, sistemi i ngrohjes me kaldaja funksionon vetėm pėr 40 pėr qind tė dhomave nė Qytetin Studenti. Pjesa tjetėr e tė rinjve pėrdorin si mjete ngrohėse kaloriferėt e vendosur nė pėrdorim. Por, thekson Brovina, po punohet pėr tė sjellė nė jetė njė projekt pėr funksionimin e kaldajave, qė pritet tė fillojė sė shpejti.

    Pėr sa i pėrket vendosjes sė internetit nė tė gjitha dhomat e bujtinave, Brovina tregon se "po punohet me kompani private pėr tė zgjedhur opsionin mė tė mirė dhe mė ekonomik pėr t‘iu ofruar lehtėsime studentėve". Kėrkesa jonė, sqaron ai, ėshtė qė Ministria e Ekonomisė dhe ajo e Arsimit tė na mbėshtesė nė idenė tonė: "lundrim" falas nė internet, ose nė tė kundėrt studentėt do tė duhet tė paguajnė ēmimin qė kompania private do tė vendosė. "Deri tani 900 lekė ka qenė shuma mė e vlefshme e ofruar, por ende projekti nuk ka arritur nė "finish", thekson drejtori i bujtinave studentore tė Universitetit tė Tiranės.

    Sipas tij, mbeten pėr t‘u pėrmirėsuar edhe kėndet sportive, sepse qendra mė e madhe e konvikteve nė kryeqytet nuk zotėron njė ambient sportiv nė shėrbim tė studentėve. Terrenet sportive janė nėn varėsi tė rektoratit. Pėrkujdesja pėr to iu kalon atyre, sepse nė universitet sporti ėshtė akoma lėndė mėsimdhėnieje.

    Popullimi

    Raporti midis femrave dhe meshkujve qė jetojnė nė Qytetin Studenti ėshtė nė favor tė tė rejave. Rreth 65 pėr qind tė popullsisė nė qytetin me moshėn mė tė re nė vend e zėnė femrat dhe vetėm 35 pėr qind e tij popullohet nga meshkujt, tė cilėt kanė "zgjedhur" tė jetojnė nė bujtinat e konviktit tė UT-sė. Drejtori i konvikteve e shpjegon kėtė raport tė zhdrejtė duke thėnė se "tė drejtėn pėr tė studiuar e fitojnė mė shumė femrat se sa meshkujt", por edhe nga fakti qė "njė pjesė e djemve zgjedhin nė shumicėn e rasteve shtėpi me qira, se sa jetesėn nė konvikt".

    Nė kėtė situatė drejtori Brovina, sė bashku me stafin e tij, e kanė konsideruar si mė tė udhės qė tė merren me shtimin e godinave pėr femrat, duke vėrejtur edhe fluksin qė ka. Ndaj po mendohet edhe ngritja e godinave tė reja, qė do tė mirėpresin sėrish gjininė femėrore qė mbush auditorėt universitarė.

    Strehim nė bujtinat e Tiranės, nuk gjejnė vetėm studentėt shqiptarė, por edhe ata tė huaj, tregon drejtori i Qytetit Studenti. Sipas tij, shumica e studentėve tė huaj janė nga Ballkani. "Janė gjithsej 32 tė huaj qė presin tė akomodohen nė godinat e Qytetit Studenti, me tė njėjtin status si dhe studentėt shqiptarė", saktėson ai.

    Ēdo godinė ka nė pėrbėrjen e saj mbi 200 punonjės, tė cilėt merren me mbarėvajtjen e punės. Brovina tregon se ka pasur raste tė shpėrdorimit tė detyrės dhe mitėmarrje nga ana e administratorėve, por ekziston njė adresė postare qė studentėt e kanė "tė instaluar" nė ēdo godinė dhe mund tė postojnė ankesat. Ai shprehet se ka pasur edhe masa administrative, deri nė largim nga puna. Por thekson se edhe nga ana e studentėve duhet tė ketė pėrgjegjėsi pėr ēdo veprim. Problem mbeten edhe dushet nė konvikte.

    "Jemi tė detyruar qė dushet t‘i hapim vetėm tri orė nė ditė, prej orės 12:00 deri nė 15:00, pasi shumica e tyre shkatėrrohen nga vetė pėrdoruesit", thotė drejtori. Ēdo kat mban gjithsej pesė dushe, 18 dhoma dhe nga tre persona pėr ēdo dhomė. Janė marrė masa edhe ndaj studentėve tė "kėqij", ankesat pėr tė cilėt kanė shkuar deri nė dekanat. Madje ka pasur edhe pėrjashtime nga konvikti, thotė drejtuesi i Qytetit Studenti.

      Ora ėshtė Mon Dec 05, 2016 11:23 am