FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    GRAMSH VRET KUSHERIREN PER DASHURINE

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default GRAMSH VRET KUSHERIREN PER DASHURINE

    Mesazh nga Sajmiri prej Wed Aug 13, 2008 7:46 pm

    GRAMSH - Nje dashuri ne kufijte e incestit, por qe ka perfunduar ne menyren me tragjike. Ekzekuton vajzen e dajes me te cilen kishte rene ne dashuri, pasi refuzoi te vazhdonin lidhjen sentimentale. Ky dyshohet te jete edhe motivi i ngjarjes se dhimbshme pasditen e djeshme ne qytetin e Gramshit. Ilirian Koci, 27 vjec, eshte arrestuar nga policia vendore nen akuzen e vrasjes me nje arme "Kallashnikov" te Greta Xhaferrit, 20 vjece, studente e vitit te dyte, dega e Infermierise, ne Universitetin "Aleksander Xhuvani" te Elbasanit. Policia heton edhe ne pista te tjera, si nje konflikt mes te rinjve. Mesohet se ne momentin e krimit ne shtepi nuk kane qene familjaret e vajzes.
    Ngjarja ka ndodhur rreth ores 15:50, ne apartamentin e vajzes 20-vjecare. Sipas te dhenave te para te policise, Ilirian Koci i ka kerkuar kusherires studente qe te vazhdojne lidhjen si me pare, por duket se vajza ka refuzuar ne menyre te prere. Vendimi i kusherires eshte perjetuar keq nga djali i halles se saj, i cili ka vendosur te perdore forcen, madje edhe armen per te arritur qellimin e tij. Me nje automatik "Kallashnikov" te fshehur ne nje cante, eshte futur ne shtepine e dajes dhe ka nisur t'i mbushe mendjen studentes se duhej te vazhdonin te benin dashuri. Por vajza ka refuzuar dhe i ka kerkuar qe t'i japin fund historise, pasi turpi do te binte mbi ata dhe familjet. Madje sipas te dhenave te mbledhura ne rruge operative dhe pyetjes se deshmitareve te rastit, Greta Xhaferri i ka thene kusheririt se nuk ndjente asgje per te, ndaj duhej qe te hiqte dore nga kjo marrezi. Pasi nuk ka mundur t'i mbushe mendjen me te mire, 27-vjecari ka nisur te perdore edhe dhunen. Por as rrahjet dhe kercenimet nuk ia kane kthyer mendjen 20 vjecares. Atehere djali i halles ka mbushur karikatorin dhe e ka qelluar me bresheri. Krismat jane degjuar ne pallat dhe lagjen aty prane.



    Arrestimi

    Pasi ka vrare vajzen, Ilirian Koci eshte larguar me shpejtesi ne drejtim te paditur. Ai ka hedhur automatikun ne dhomen e krimit dhe eshte munduar t'i fshihet njerezve dhe policise se Gramshit. Ka lene qytetin duke marre luginen e lumit Devoll, per t'u fshehur ne pyjet e zones. Fqinjet kane lajmeruar policine, e cila eshte vene menjehere ne ndjekje te vrasesit. Drejtori i Policise se Qarkut Arben Hyseni u shpreh se, "pas marrjes se njoftimit efektivat e policise vendore kane organizuar punen per identifikimin dhe kapjen e autorit. Gjithcka eshte kryer ne menyre te shpejte dhe me efikasitet". Pas nje ore ndjekjeje dhe rrethimi, i dyshuari per krimin eshte kapur ne luginen e lumit Devoll dhe sipas kryepolicit Hysenaj, nuk ka bere asnje rezistence gjate momentit te ndalimit dhe eshte pare i traumatizuar nga ngjarja e ndodhur. Aksioni ka zgjatur me se nje ore dhe per kapjen e 27-vjecarit mesohet se jane angazhuar te pakten 50 forca policie, perfshi edhe nga komisariati i Elbasanit. Pritet qe ai te transferohet ne qelite e komisariatit Elbasan.

    Lidhja dy vjecare e kusherinjve

    Nga te dhenat paraprake rezulton se Greta Xhaferri eshte ekzekutuar nga kusheriri i saj per xhelozi. Burime te policise lokale treguan se Greta Xhaferri ka qene e fejuar me pare. Por kjo fejese duket se eshte prishur pikerisht nga marredhenia intime qe ajo ka pasur me djalin e dajes. Lidhja ka vazhduar per dy vjet me radhe. Me ne fund vajza ka reaguar per t'i dhene fund cmendurise. Por Ilirian Koci e deshironte pa mase kusheriren dhe eshte perpjekur t'i mbush mendjen me cdo kusht qe te vazhdonin si me pare. Kohet e fundit Greta ka refuzuar te takohet me Ilirianin. Madje ajo e ka kercenuar se nuk duhej qe ai ta prekte me me dore. Koci eshte perpjekur me te gjitha menyrat, por nuk ia ka arritur. Deri sa me ne fund ka vendosur me mire ta vrase se sa te vuante prej saj. Dhe dje pas mesdite ka hyre fshehurazi ne apartament, pikerisht ne castin kur ne shtepi nuk ndodheshin familjaret e studentes dhe te afermit e tij. Burime te policise thane se dje i dyshuari ka hyre fshehurazi pa u pare nga askush dhe sherri me 20 vjecaren ka zgjatur te pakten per 30 minuta dhe eshte degjuar nga banoret e pallatit. Ne pyetje pritet te merren edhe familjaret per te shpjeguar nese ishin ne dijeni te kesaj lidhje dhe arsyeve perse nuk kishin arritur ta parandalonin te riun. I dyshuari do te dale diten e neserme ne gjykate per masen e sigurise.

    Mjeket e spitalit te Gramshit thane se vajza kishte mberritur e vdekur dhe cdo perpjekje ka qene e kote per shkak te plageve te renda te plumbave. Greta Xhaferri ka vdekur ne vend pas sharrimit nga plumbat e kallashit. Trupi i saj i eshte nenshtruar ekspertizes mjeko-ligjore, ku jane vene re tre plage ne organet jetesore.

    Ne cilesine e proves materiale policia ka sekuestruar armen e krimit, nje automatik "Kallashnikov", disa gezhoja dhe celularin e autorit. Ekspertet dhe hetuesit kane kryer procedurat e nevojshme ne vendngjarje dhe materialet i kaluan Prokurorise se Elbasanit per hetime te metejshme. Pritet edhe deshmia e te dyshuarit per kete krim, ndersa mbahet ne qeli nen masa te rrepta sigurie ne pritje te mases se sigurise.

      Ora ėshtė Sun Dec 11, 2016 12:55 pm