FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    TBILISI FIRMOS PAQEN PRITET LĖVIZJA E MOSKĖS

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default TBILISI FIRMOS PAQEN PRITET LĖVIZJA E MOSKĖS

    Mesazh nga Sajmiri prej Mon Aug 11, 2008 5:44 pm

    Presidenti gjeorgjian Mikail Sakashvili ka firmosur armepushimin me Rusine. Propozimi per te hequr dore nga armet iu propozua nga ministri i Jashtem francez Bernard Kushner, ne emer te Bashkimit Europian dhe homologu i tij finlandez Stubb, president i OSBE-se. Ne mbremje dy diplomatet europiane do te udhetojne drejt Moskes per te bindur autoritetet ruse te pranojne armepushimin. Shefi i diplomacise franceze tha nga Tbilisi se "Shtetet e Bashkuara ishin te perfshira ne konfliktin mes Rusise dhe Gjeorgjise, per kete arsye BE mbetet nje faktor kyē ne negociatat e paqes. Neser ne Moske pritet te mberrije presidenti francez Sarkozi, njekohesisht president i radhes i BE. Kreu i Kremlinit, Medvevdev ka konfirmuar se "operacioni i paqes per ta detyruar Gjeorgjine te dorezohet thuajse ka perfunduar. Shtatmadhoria ruse thote se ushtaret e Moskes do te ndalen ne kufirin administrativ te Osetise se Jugut, duke pergenjeshtruar deklaraten e presidentit gjeorgjian Sakashvili se tanket ruse po i drejtoheshin qytetit te Gorit. Nderkaq ne terren edhe sot ka pasur shkembime zjarri ne Gjeorgji. Sipas Tbilisit, qyteti-port i Potit dhe ai i Gorit jane goditur nga te pakten 590 bomba. Kryeministri rus Putin ka akuzuar SHBA-te per nderhyrje ne konfliktin me Gjeorgjine. Sipas Putin, Washingtoni ka huazuar avionet e tij ushtarake per te transportuar ushtaret gjeorgjiane nga zona e konfliktit. Ne frontin tjeter te luftes, ne Abkazi, forcat ruse u kane dhene nje ultimatum atyre gjeorgjiane te largohen nga vendi. Ultimatumi eshte hedhur poshte nga Tbilisi. Kryeqyteti sot eshte bombarduar serish nga forcat ruse. Nje objektiv ushtarak ne periferine e Tbilisit eshte goditur nga avionet ruse. Nga Pekini, presidenti Bush e ka cilesuar te papranueshme dhunen ruse ndaj Gjeorgjise. Bush thote se ia dergon kete mesazh si presidentit rus ashtu edhe kryeministrit Putin. Nderkaq mesohet se Gjeorgjia ka vendosur te padise Rusine per genocide, ne Gjykaten Penale Nderkombetare te Hages.

      Ora ėshtė Fri Dec 02, 2016 10:56 pm