FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    MAQEDONASIT BRAKTISIN GRQINE:PUSHIME NE SHQIPERI

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default MAQEDONASIT BRAKTISIN GRQINE:PUSHIME NE SHQIPERI

    Mesazh nga Sajmiri prej Mon Aug 11, 2008 5:32 pm

    Mediat bullgare bėjnė tė ditur se mbi 88% e maqedonasve preferuan tė kalojnė pushimet verore nė Shqipėri. maqedonasit abandonuan Greqinė pėr shkak tė konflikteve me emrin, Malin e Zi pėr shkak tė ēmimeve dhe Bullgarinė pasi nuk lehtėson ēėshtjen e vizave. Maqedonasit kanė preferuar kėtė vit bregdetin shqiptar pėr tė kaluar pushimet e verės. Agjencia bullgare e lajmeve Fokus fen duke iu referuar lajmeve nga burimet greke tė informacionit bėn tė ditur se janė mbi 100 mijė qytetarė nga Maqedonia qė kanė zgjedhur Shqipėrinė si vendin mė tė preferuar pėr pushimet verore. Sipas tė njejtit burim maqedonasit kanė braktisur si brigjet greke, malazeze ashtu edhe ato bullgare. Largimi nga Greqia ka ardhur pas rritjes sė tenisoneve mes dy vendeve lidhur me ēėshtjen e emrit si dhe disa konflikteve sporadike me tė cilat kjo ēėshtje ėshtė shoqėruar. Ndėrkohė maqedonasit nuk kanė preferuar as bregdetin malezez pėr shkak tė ēmimeve tepėr tė larta aplikuar pėr kėtė sezon veror. Ndėrkohė Bullgaria bėhet pak e frekuentuar pėr shkak tė vizave Agejncite turistie njfotojnė se gjatė korrikut numri i pushuesve maqedonas nė Shqipėri arriti nė rreth 100 mijė por kjo shifėr pritet tė jetė mė e madhe gjatė gushtit. Turistėt nga shteti fqinjė, qoftė maqedonas apo shqiptarė nga Maqedonia vazhojnė tė dynden kryesisht nė Durrės, por jo mė pak fluks ka patur edhe nė Vlorė dhe Sarandė.
    Mjafton njė udhėtim nė bregdetin shqiptar pėr tė vėnė re makinat e shumta me targa tė Shkupit, Gostivarit apo Kumanovės, qė udhėtojnė nė rrugėt shqiptare kėto ditė tė nxehta vere. Nėse do tė bėsh plazh nė bregdetin e Durrėsit, qė nga stacioni i parė e deri te Shkėmbi i Kavajės, kudo mund tė rastisėsh shtetas maqedonas, qė kėtė vit janė tė shumtė nė numėr. Pak prej tyre dinė shqip, pasi nuk janė shqiptarė tė Maqedonisė.

    Vėrshojnė maqedonasit, 182 mijė pėr 7 muaj
    Dyndja e shtetasve tė ish-Republikės sė Jugosllavisė vihet re nė fakt edhe nga tė dhėnat zyrtare tė Ministrisė sė Brendshme rreth numrit tė turistėve nė vend. Sipas shifrave zyrtare, numri i maqedonasve qė ka hyrė nė vend nga 1 janari deri nė 31 korrik ėshtė rreth 182 mijė, ku mė shumė se gjysma mendohet tė kenė hyrė gjatė korrikut. Marrėdhėniet e acaruara midis Shkupit dhe Athinės, pėr shkak tė emrit tė Maqedonisė, kanė detyruar shtetasit maqedonas qė kėtė vit ta braktisin Selanikun dhe plazhet e tjera tė Greqisė. Po kėshtu, edhe ēmimet e shtrenjta nė qytetet bregdetare tė Malit tė Zi, si dhe taksat pėr tė huajt dhe automjetet e tyre qė ka vendosur kėtė vit ky shtet, janė njė tjetėr arsye qė ka detyruar pushuesit maqedonas tė mendohen dy herė. Edhe ēmimet mė tė lira, mungesa e taksave shtesė, mungesa e vizės nė kufi dhe infrastruktura drejt pėrmirėsimit nė Shqipėri, janė disa prej arsyeve qė sė bashku me bukuritė e bregdetit tonė tėrhoqėn mė tepėr kėtė vit pushuesit maqedonas. Sipas pėrfaqėsuesve tė disa prej agjencive turistike nė kryeqytet, numri i turistėve nga Maqedonia pritet qė tė shtohet sidomos gjatė kėtij muaji.

    Maqedonasit, 82% mė shumė turistė
    Sipas tė dhėnave nga pikat kufitare, nė Shqipėri kanė hyrė rreth 82% mė shumė maqedonas gjatė muajve qershor-korrik 2008 se e njėjta periudhė e njė viti mė parė. Nėse nė qershor-korrik tė vitit tė kaluar numri i maqedonasve qė kaluan kufirin ishte rreth 53 mijė, gjatė kėtyre dy muajve tė kėtij viti kanė hyrė rreth 96 mijė. Nė total, nga janari-korrik numri i tė huajve, emigrantėve dhe pushuesve ka qenė rreth 2.2 milionė vetė. Deri nė qershor tė kėtij viti rezulton se tė ardhurat nga turizmi i kanė kaluar 1 miliard euro, duke u kthyer nė burimin e parė tė furnizimit tė vendit me valutė. Ky shėrbim mbetet kryesori me tė cilin mund tė konkurrojmė nė rajon, duke futur si element tė kėsaj gare edhe shqiptarėt etnikė qė jetojnė nė Kosovė, Maqedoni dhe Malin e Zi. Potencialet mbeten tė mėdha, duke pasur parasysh edhe shifrat e reja qė vijnė nga doganat, ku gjatė 2 muajve tė fundit ėshtė konstatuar njė dyfishim i turistėve nga Maqedonia. Gjatė periudhės janar-qershor, vendin e vizituan rreth 900 mijė persona. Nga tė dhėnat e sektorit tė statistikave pranė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, rezultojnė se nga kėta vizitorė, 81% janė turistė pushues, 10% vizitorė tė bizneseve profesionale, 4% vizitorė ditorė dhe 4% tė ndryshėm. Edhe turizmi kulturor ka pasur zhvillim, pasi nė kėtė periudhė ka pasur vizitueshmėri tė lartė Butrinti, Gjirokastra, Apolonia, Berati etj., duke bėrė qė Shqipėria tė njihet dhe tė vlerėsohet nė botė.

    Imobiliarėt: Interes edhe pėr blerje
    Pėrveē pushimeve nė Shqipėri, maqedonasit janė duke kėrkuar edhe njė banesė tė qėndrueshme nė bregdetin tonė. Sipas tė dhėnave nga agjentėt imobiliarė, janė tė shumtė nė numėr ata maqedonas qė po kėrkojnė tė blejnė njė shtėpi pranė plazheve shqiptare.
    "Ēdo ditė kemi fluks turistėsh nga Maqedonia qė interesohen pėr ēmimet kėtu nė zonėn e plazhit", thotė njė punonjėse e njė prej agjencive pranė plazhit tė Durrėsit. Ndonėse sipas saj, ende nuk ka blerje tė shumta, interesi ėshtė nė rritje. Tė parėt qė po guxojnė tė blejnė janė shqiptaro-maqedonasit, disa prej tė cilėve janė bėrė tashmė pronarė shtėpish. Agjentėt imobiliarė e ndajnė Durrėsin nė 3 zona, bazuar nė cilėsinė dhe vendndodhjen e apartamenteve. Zona A, ku pėrfshihen apartamentet popullore, pa ndonjė urbanistikė apo mjedis tė veēantė, tė cilėt kryesisht blihen nga njerėz me tė ardhura mė tė pakta, pasi ēmimet luhaten 450-550 euro/m2.

      Ora ėshtė Sun Dec 11, 2016 4:45 pm