FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    BIMET MJEKESORE QE LEHTESOJNE DJEGIEN NGA DIELLI

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default BIMET MJEKESORE QE LEHTESOJNE DJEGIEN NGA DIELLI

    Mesazh nga Sajmiri prej Mon Aug 11, 2008 5:21 pm

    Xheli, gjalpi, mjalti dhe Aloe vera, janė vetėm disa nga pėrgatitjet shtėpiake tė cilat shfrytėzohen pėr mjekimin e djegieve. Edhe pse eksperimentime tė tilla nuk rekomandohen pa udhėzimin e mjekut (sepse p.sh. gjalpi mund ta rritė rrezikun pėr infeksion), megjithatė ekzistojnė fakte, se mjalti mund tė jetė i dobishėm pėr shkak tė veprimit tė tij anti-bakteror dhe kundėr inflamacionit, gjė qė ndihmon nė pėrtėritjen e indit.Rezultatet e dhjetėra studimeve tė reja, kanė treguar se mjalti ndikon shumė mė mirė nė lėkurėn e djegur sesa kremrat e ndryshėm
    Ndodh jo rrallė tė digjemi nga rrezet e diellit, kur e kemi tepruar me ekspozimin ndaj tij. Megjithatė, kjo nuk duhet tė na shqetėsojė, pasi pėrveē medikamenteve tė fabrikuara, mund tė pėrdorim nė kėto raste edhe recetat me bimė mjekėsore. Kėshtu, mund tė pėrmendim melhemin nga lėvoret dhe gjethet e shtogut, tė cilat vendosen nė njė enė tė pastėr me vaj ulliri dhe dyllė natyror. Kėto zihen nė zjarr. Kullohen dhe pėrzihen mirė. Plagėt lyhen nė shtresa tė holla. Njė tjetėr mėnyrė ėshtė edhe pėrdorimi i luleve tė blirit, ku nga 3 deri nė 10 gramė lule vendosen nė 1 litėr ujė tė valuar, mbyllen mirė pėr 3 orė, kullohen dhe me lėngun e ftohur lyhet vendi i djegur. Pėr t i penguar tė ėnjturit pas djegies, lėkura e djegur mund tė lyhet me uthull molle. Po ashtu, mbi vendin e djegur mund tė vendoset edhe mjaltė. Mjalti e pengon rrudhosjen e dhimbshme tė lėkurės dhe ndihmon nė shėrimin dhe rigjenerimin e lėkurės. Kėshillohet tė pėrdoret mjaltė sa mė i errėt. Nėse edhe djegia nga dielli ėshtė e gradės sė lartė, mund tė pėrzihen 200 gr kos dhe njė e bardhė e vezės, si dhe 100 gr patate tė freskėta e tė shtypura. Me to lyhet lėkura e djegur. Mbėshtillet dhe mbahet gjersa tė pastrohet lėkura.

      Ora ėshtė Thu Dec 08, 2016 10:53 am