FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    Shqiptarėt nė Itali, mė shumė lehtėsira pėr lėvizjet

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default Shqiptarėt nė Itali, mė shumė lehtėsira pėr lėvizjet

    Mesazh nga Sajmiri prej Sun Aug 10, 2008 3:12 am

    Ambasada italiane nė Tiranė ka njoftuar se emigrantėt shqiptarė, tė cilėt janė ende nė procesin e rinovimit tė lejes sė qėndrimit tė tyre mund tė kthehen nė Shqipėri nė sajė tė disa lehtėsirave. Sipas burimeve thuhet se Ministria e Brendshme Italiane arriti tė fitojė sėrish nga Kėshilli dhe Komisioni i Bashkimit Evropian krijimin e lehtėsimeve pėr tė lejuar transitin nė shtetet anėtare tė BE-sė. “Ky lehtėsim ėshtė i vlefshėm nga 1 gushti 2008 deri mė 31 janar 2009 dhe do tė aplikohet vetėm pėr qytetarėt e huaj qė nė ardhje nga Italia apo tė drejtuar drejt Italisė zotėrojnė, nė momentin e transitit nė zonėn “Shengen”, dokumentet qė vijojnė: kuponin e lėshuar nga Posta italiane S.P.A. qė vėrteton paraqitjen e kėrkesės pėr rinovimin e lejes sė qėndrimit, pasaportė nė periudhė vlefshmėrie, lejen e qėndrimit tė skaduar”, - thuhet nė komunikatėn e ambasadės italiane nė Tiranė. Sipas kėtij njoftimi, shtetasit e huaj qė janė nė pritje tė lėshimit pėr herė tė parė tė lejes sė qėndrimit pėr punėsim, pėr punė tė pavarur ose pėr bashkim familjar, mjafton qė tė respektohen disa kushte qė Kėshilli Evropian ka vendosur dhe ata mund tė kthehen nė vendlindjen e tyre pa qenė e nevojshme pėr njė vizė rihyrjeje. Kushtet qė ata duhet tė plotėsojnė janė: dalja dhe rihyrja nė Itali tė bėhet nga e njėjta pikė kufitare, udhėtimi tė mos parashikojė transit nėpėr vendet e tjera “Shengen”, i huaji tė paraqesė pasaportėn bashkė me vizėn e hyrjes pėr tė bėrė tė qartė arsyen e qėndrimit tė tij dhe kuponin e postave italiane S.P.A, qė vėrteton kėrkesėn e bėrė pėr lėshimin pėr herė tė parė tė lejes sė qėndrimit. Dhe, sė fundi, personeli i kontrolleve kufitare duhet tė vulosė dokumentin e udhėtimit bashkė me kuponin nė momentin e daljes dhe tė rihyrjes nė Itali.

      Ora ėshtė Sun Dec 11, 2016 4:49 pm