FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    USHTRIA RUSE HYN NE GJEORGJI PERENDIMI: BENI ARMEPUSHIM

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default USHTRIA RUSE HYN NE GJEORGJI PERENDIMI: BENI ARMEPUSHIM

    Mesazh nga Sajmiri prej Sun Aug 10, 2008 2:35 am

    Ministria ruse e Mbrojtjes premtoi tė mbrojė qytetarėt rusė nė rajon. Pjesa mė madhe e qytetarėve tė Osetisė kanė marrė pasaporta ruse. Presidenti rus, Dimitri Medvedev mblodhi Kėshillin e Sigurimit nė Kremlin dhe tha se, Moska duhet tė mbrojė qytetarėt e saj. “Nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe ligjin federal, unė, si President i Rusisė, jam i detyruar tė mbroj jetėn dhe dinjitetin e qytetarėve rusė kudo qė ndodhen. Ne nuk do tė lejojmė, qė vdekja e bashkėpatriotėve tanė tė mbetet e pandėshkuar”, tha Medvedev. Zyrtarėt gjeorgjianė njė ditė mė parė rrethuan kryeqendrėn e Osetisė Jugore dhe morėn kontrollin e tetė fshatrave besnike tė separatistėve. Burimet ruse flasin pėr 15 paqeruajtės rusė tė vrarė nga bombardimet gjeorgjiane. Dy rajone nė Gjeorgji, Osetia Jugore dhe Abkazia kėrkojnė shkėputjen nga Tbilisi. Ato kanė mbėshtetjen e Moskės, por kundėrshtohen nga BE dhe SHBA. Avionėt luftarakė rusė kanė bombarduar njė bazė ajrore nė afėrsi tė Tbilisit. Njė autokolonė me 150 automjete, autoblinda dhe tanke ruse, hynė pasditen e djeshme nė territorin e Osetisė Jugore. Ministrja e Jashtme, Ekaterine Tkeshelashvili tha se, Gjeorgjia u bėn thirrje liderėve botėrorė qė t’i bėjnė presion Moskės tė ndalė “agresionin e drejtpėrdrejtė ushtarak” nė territorin gjeorgjian. Tanket ruse kanė hyrė nė Osetinė jugore pak orė pasi kryeministri rus Vladimir Putin paralajmėroi Gjeorgjinė se sulmet e saj nė Osetinė Jugore do tė kenė kundėrpėrgjigje. Ministri i Jashtėm rus, Sergei Lavrov, tha se nė fshatra tė Osetisė Jugore ishin raportuar “pastrime etnike” nga Gjeorgjia. Lavrov i bėri thirrje Perėndimit tė nxjerrė “konkluzionet e sakta” mbi kėtė konflikt, duke shtuar se ofensiva gjeorgjiane ishte mundėsuar nga ndihma ushtarake perėndimore nė Tbilis, kryeqyteti gjeorgjian. Lideri separatist nė Oseti, Eduard Kokoiti tha se, nga konflikti janė vrarė 1400 njerėz.
    Apeli i Sakashvil
    Presidenti gjeorgjian, Mikheil Sakashvili tha dje se, Rusia po provokon luftė me vendin e tij dhe se gjeorgjianėt “shikojnė me shpresė” nga SHBA. “Ky ėshtė njė agresion i qartė rus. Ne po vuajmė tashmė, sepse ne duam tė jemi tė lirė dhe duam njė demokraci shumetnike, nuk bėhet mė fjalė vetėm pėr Gjeorgjinė. Bėhet fjalė pėr Amerikėn, vlerat e saj. Unė mendoj se SHBA ngrihet nė kėmbė pėr vendet, qė e duan lirinė dhe i mbėshtesin ato. Kjo ėshtė Amerika. Prandaj ne shikojmė me shpresė nga ēdo amerikan”, tha Presidenti gjeorgjian nė njė intervistė me CNN. Ai theksoi se Rusia ka vite qė po pėrgatitet pėr kėtė luftė, duke dėrguar trupa nė kufi me Gjeorgjinė muaj pas muaji pėr shkak tė inatit tė afėrsisė sė vendit me SHBA dhe NATO. Pas deklaratės sė Sakashvil, Putin tha “Lufta ka filluar”.
    Diskutime Bush–Putin
    Zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Gordon Johndroe tha gjatė vizitės sė Presidentit amerikan Xhorxh Bush nė Pekin pėr Lojėrat Olimpike se: “Tė gjitha palėt duhet t’i japin menjėherė fund dhunės dhe tė angazhohen nė bisedime tė drejtpėrdrejta pėr ta zgjidhur kėtė ēėshtje nė mėnyrė tė paqme”. Zėdhėnėsi informoi se Bush dhe Kryeministri i Rusisė, Vladimir Putin kanė diskutuar tė premten mbi ēėshtjen e Gjeorgjisė, por nuk kanė dhėnė informacione mbi bisedimet apo qėndrimin e tyre. Sipas agjencisė “Reuters”, dy liderėt janė parė duke ēatuar sė bashku, pėrpara se tė shtrohej dreka zyrtare nga Kina pėr liderėt e huaj, qė do tė merrnin pjesė nė Lojėrat Olimpike.
    SHBA dėrgon pėrfaqėsues
    Zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit, Gonzalo Gallegos tha se, SHBA ka dėrguar njė pėrfaqėsues nė rajon pėr tė “diskutuar me palėt e pėrfshira nė konflikt”. “Ne mbėshtesim integritetin territorial tė Gjeorgjisė dhe bėjmė thirrje pėr nj armėpushim tė menjėhershėm. I kėrkojmė tė gjitha palėve, pėrfshirė gjeorgjianėve, osetianėve dhe rusėve pėr tė ulur konfliktin”, tha Gallegos duke shtuar se, Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs dhe zyrtarė tė tjerė janė nė kontakt tė vazhdueshėm me palėt pėr t’i dhėnė fund armiqėsisė. “SHBA po diskuton edhe me partnerėt evropianė pėr kėtė ēėshtje”, tha Gallegos. Pentagoni tha se po monitoronte situatėn, por nuk kishte marrė asnjė kėrkesė zyrtare pėr ndihmė nga Gjeorgjia qė kur forcat ruse hynė nė vend.
    Kriza e parė pėr Medvedev
    Kriza ėshtė e para qė pėrball Presidentin rus, Dimitri Medvedev me njė situatė tė tillė, qė kur ai morri postin zyrtarisht nė maj. Ajo duket si njė situatė qė do tė shkojė drejt shpėrthimit tė njė lufte tė vėrtetė nė kėtė rajon, i cili ėshtė njė pikė kyēe transiti pėr energjinė, dhe ku Rusia dhe Perėndimi po konkurrojnė pėr influencėn. Gjeorgjia, ish-pjesė e Bashkimit Sovjetik i ka acaruar marrėdhėniet me Rusinė, qė kur nisi aleancėn me Perėndimin dhe nxitjet pėr t’u bėrė pjesė e NATO-s. Ajo shtrihet nė zemėr tė Kaukazit, zonė qė bart naftėn nga Azia nė Evropė.


    Tė dhėna ushtarake

    Gjeorgjia Rusia

    Popullsia 4.6 milionė 140 milionė
    Ushtria 18 000 400 000
    Tanke 128 23 000
    Avionė lufte 9 1 736



    “Jepini fund dhunės”
    BE i ka kėrkuar vendeve tė pėrfshira nė konfliktin e Ossetisė qė t’i japin fund menjėherė agresionit. Njė zėdhėnės i shefit tė Politikės sė Jashtme nė BE, Havier Solana, tha se BE ishte shumė e shqetėsuar. “Pėrsėrisim mesazhin pėr t’i dhėnė fund menjėherė dhunės”, tha ai. Solana ka diskutuar nė telefon me dy ministrat e Jashtėm, atė tė Rusisė, Sergei Lavrov dhe tė Gjeorgjisė, Eka Tkeshelashvili. Ministri i Jashtėm francez, qė ka Presidencėn e BE, Bernard Kushner, po pėrpiqet pėr armėpushimin.

    “Mjaft me pėrplasje tė armatosura”
    Aleanca Veri-atlantike, nė tė cilėn Gjeorgjia ka kėrkuar me insistim tė marrė ftesėn nė samitin e viti 2008 (pa ia arritur qėllimit), i ka bėrė thirrje autoriteteve gjeorgjiane dhe ruse qė tė frenojnė konfliktin. “Ne po e ndjekim nga afėr situatėn dhe Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Jap de Hop Scheffer iu bėn thirrje tė gjitha palėve t’i japin menjėherė fund pėrplasjeve tė armatosura dhe tė zhvillojnė bisedime tė drejtpėrdrejta”, thuhet nė njė deklaratė tė NATO-s.

      Ora ėshtė Sun Dec 11, 2016 4:46 pm