FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    E vėrteta gėnjeshtrat dhe Berluskoni: Kryeministri italian mbulon lakuriqėsinė

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default E vėrteta gėnjeshtrat dhe Berluskoni: Kryeministri italian mbulon lakuriqėsinė

    Mesazh nga Sajmiri prej Wed Aug 06, 2008 5:47 pm

    Nėse do tė kishte njė lider mbi tokė qė do tė ndihej i patrazuar nga njė femėr e bukur, gjysmė e zhveshur, ai ėshtė me siguri Silvio Berluskoni. Manjati i medias dhe Kryeministri italian ka ngritur pasurinė e tij kryesisht duke shfaqur emisione televizive tė mbushura me femra tė bukura e plot hire. Njė nga anėtaret e kabinetit tė tij, ministrja pėr Shanset e Barabarta, Mara Karfanja, ishte deri pak vite mė parė njė topmodele dhe drejtuese emisionesh nė njė nga kanalet e tij televizive. E pra, me njė lloj mosbesimi u dėgjua pak ditė mė parė lajmi se stafi i Berluskonit kishte kryer njė akt "censure", tė denjė pėr venecianėt, qė fshihnin edhe kėmbėt e tavolinės me mbulesa pėr tė shuar edhe mė tė voglin epsh. Mbi tryezėn nė tė cilėn Berluskoni mban konferencat pėr shtyp, nė Pallatin Kixhi, ekuivalenti italian i Nr. 10 nė Downing Street, varet njė kopje e madhe e njė pikture tė shekullit XVIII tė mjeshtrit venecian, Xhovani Batista Tiepolo. Ajo ėshtė zgjedhur nga vetė Berluskoni. Nė mesin e pikturės, ajo qė bie nė sy ėshtė njė gjoks i zhveshur dhe i "bollshėm" femre. Gjatė konferencave pėr shtyp, siē nėnvizon edhe njė komentator pėr tė pėrditshmen "La Stampa", gjoksi i zhveshur qėndron pikėrisht mbi kokėn e Kryeministrit, tamam si njė aureolė. Dhe kjo, me sa ėshtė thėnė, ishte e tepėrt pėr tolerancėn e njė vendi, qė shumė mė pėrpara se tė shfaqej Berluskoni, kishte pushuar sytė mbi Magdalena apo Minerva gjysmė tė zhveshura, pėr tė mos pėrmendur statujėn erotike tė Antonio Vanoka-s. Gjoksi i Tiepolos, pra, duhej larguar qė andej. Fotot e marra nė konferencat mė tė fundit pėr shtyp nė Pallatin Kixhi, tregojnė se imazhi qendror ėshtė ndryshuar. Njė pėlhurė mbulon tani gjoksin "bezdisės". Ndihmėsi i Berluskonit, Paolo Buonajuti, thotė se ishte njė iniciativė e stafit tė Kryeministrit qė kujdeset pėr imazhin e Berluskonit. Ai vazhdon: "Ai gjoks shfaqej nė tė gjitha fotot qė buletinet e lajmeve pėrdornin". Ai shton se kėshilltarėt e Kryeministrit pėr imazhin, druanin se njė gjė e tillė mund tė prekte ndjeshmėrinė e disa shikuesve tė televizioneve. Por, pėr momentin, e vetmja gjė e qartė ėshtė se gjoksi nuk ėshtė mė, ndėrkohė qė me kėtė veprim ėshtė cenuar po aq ndjeshmėria e disa prej admiruesve tė vetė Berluskonit. Kritiku i artit, Vitorio Sgarbi, qė ka qenė edhe ministėr Kulture nė njė qeveri tė mėparshme tė Berluskonit, thotė: "Unė sinqerisht shpresoj qė vendimi pėr tė kryer kėtė ripunim absurd, tė ēmendur, patetik, komik dhe tė padobishėm, tė jetė kryer pa dijeninė e Berluskonit. Pra, nėse ideja ishte qė t‘i bėhej atij njė favor, duke mos bashkangjitur nė mendjet e publikut njė ‘gjoks‘ mbi atė qė konsiderohet nga tė gjithė si njė person i ndjeshėm ndaj sharmit femėror". Fotot e publikuara sė fundmi tregonin pikturėn para se tė ripunohej nė maj. Duket ndėrkohė se gjoksi ėshtė mbuluar nė njė kohė kur Kryeministri ishte shumė i pėrfolur pėr njė sėrė rastesh ku pėrfshiheshin femra dhe bashkėpunėtorė tė tij. Muajin e kaluar ai anuloi njė intervistė televizive nė tė cilėn duhej t‘u pėrgjigjej pyetjeve nė lidhje me marrėdhėnien e tij me 32-vjeēaren Mara Karfanja dhe ekzistencėn e supozuar tė kasetave qė komprometonin shkėmbimet e ndereve mes tyre. Karfanja ka refuzuar tė komentojė akuzat, duke thėnė vetėm: "Unė nuk i marr nė konsideratė pėrgjimet, thashethemet dhe fjalėt e pakuptimta". Nė tė njėjtėn kohė, nė njė gjykatė nė Romė ėshtė paditur njė rast nga ish-bashkėshorti i njė prezantueseje televizive, qė pretendon se ka humbur punėn e tij pėr shkak tė marrėdhėnies sė 71-vjeēarit Berluskoni me bashkėshorten e tij. Avokatėt e Kryeministrit kanė hedhur poshtė kėto aludime. Rasti "Tiepolo" ėshtė veēanėrisht interesant, sepse zonja qė tani ėshtė e mbuluar, nė kėtė punė alegorike, ėshtė "e vėrteta". Gjysmė-zhveshja e saj ėshtė thelbėsore pėr pikturėn qė titullohet "Koha zbulon tė vėrtetėn", dhe qė ėshtė realizuar rreth vitit 1743. Nė njė sens letrar, bėhet fjalė pėr "tė vėrtetėn lakuriqe". Duke u thelluar nė botėkuptimin e kėsaj pune tė famshme tė Tiepolos, shihet qielli blu, "e vėrteta" qė pėrfaqėsohet nga njė grua e moshuar me emrin Kohė, qė ėshtė zhveshur mė kot. Nė njėrėn anė "e vėrteta" mban njė pasqyrė qė reflekton gjysmėzhveshjen e saj nė njė figurė qė pėrfaqėson gėnjeshtrėn. Politikanėt e opozitės tani mund tė vėnė re se "e vėrteta" tani ka njė veshje tė re, tė "krijuar" nga kėshilltari pėr imazhin e Berluskonit. Ndėrsa "gėnjeshtra" duhet tė ndihet shumė mė rehat nė zyrėn e Kryeministrit tė Italisė.


    Bėmat e Berluskonit


    Nė prill tė kėtij viti, Berluskoni shkaktoi zemėrim pasi tha: "Zapatero (Kryeministri spanjoll), ka krijuar njė qeveri qė ėshtė shumė rozė, diēka qė ne nuk mund ta bėjmė nė Itali, sepse te ne ka njė dominim tė burrave nė politikė dhe nuk ėshtė e lehtė tė gjesh gra tė kualifikuara... Ne do tė kishim probleme tė udhėhiqnim me to".


    Mė herėt, kėtė vit, ai kishte thėnė pėr kandidatin e tij pėr tė djathtėn italiane: "Njerėzit do tė votojnė pėr Santanke, sepse ajo ėshtė njė vogėlushe e bukur".


    Nė prag tė zgjedhjeve tė kėtij viti ai kishte vėzhguar: "E majta nuk ka shije as kur vjen fjala pėr gratė... Kandidatet tona femra janė shumė mė tė bukura. Unė e them kėtė, pasi ato nė Parlament nuk kanė konkurrente".


    Nė mars ai i dha njė kėshillė njė studenteje femėr, shumė tė zgjuar dhe studioze: "Gjėja mė e mirė qė mund tė bėsh, ėshtė tė gjesh njė milioner". Mė pas shtoi: "Me njė buzėqeshje si e jotja, mund ta bėsh lehtėsisht kėtė"


    Duke i uruar mirėseardhjen deputetes sė sapozgjedhur, Mara Karfanja, ai tha: Jam i detyruar tė tė kujtoj njė rregull nė grupin Forca Italia, "The jus primae noctis" (njė referencė latine ndaj mesjetarit "ligj tė natės sė parė", qė i jep njė lordi tė drejtėn tė kalojė natėn e parė me njė nuse tė sapomartuar dhe ta zhvirgjėrojė atė)


    Nė 2005-ėn ai pretendonte se kishte "shpalosur" tė gjitha aftėsitė e tij si "Playboy" pėr tė joshur dhe bindur Presidenten e Finlandės, Tarja Halonen, tė pranonte vendosjen e autoritetit evropian pėr sigurinė e ushqimeve nė Itali

      Ora ėshtė Fri Dec 02, 2016 10:54 pm