FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    PRANGA GRABITESVE TE BANKES GREKE NBG

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default PRANGA GRABITESVE TE BANKES GREKE NBG

    Mesazh nga Sajmiri prej Wed Aug 06, 2008 5:43 pm

    TIRANE - Policia e Tiranes ka vene ne pranga tre persona qe te premten e kaluar vodhen nje filial te NBG Bank, ne autostraden Tirane - Durres. Burimet zyrtare thane se ne prangat e policise jane vene Edmir Shehu 18 vjec, Fatjon Karanxha dhe Luan Kuci nga 22 vjec. Prangosja e tyre eshte bere gjate paradites se djeshme, kur specialistet e seksionit Kunder Vjedhjeve me Dhune, Arme te shkaterrimit te prones dhe sherbimet e Komisariatit te Policise Nr.6 Tirane, arriten te kapin autoret dhe te dokumentojne skemen e grabitjes se bankes NBG ne Tirane. Sipas policise, brenda tre diteve, jane identifikuar dhe kapur tre autore e dyshuar te vjedhjes. Dy prej tyre jane kapur te fshehur ne fshatin Domje, nderkohe qe i treti eshte kapur ne Diber, pasi ishte larguar.

    ARRESTIMI

    Pas zbardhjes te identikiteve te autoreve te dyshuar, dhe pas grumbullimit te shume informacioneve, policia ka arritur te kape Edmir Shehun, Fatjon Karanxha dhe Luan Kuci. Dy te fundit jane arrestuar ne nje banese ne fshatin Domje ne Tirane nderkohe qe Shehu eshte arrestuat ne rrethin e Dibres. Burimet zyrtare te policise se kryeqytetit thane, se zbulimi dhe vertetimi i kesaj grabitjeje eshte bere krahas hetimeve me metodat speciale te hetimit dhe koordinimit te tyre me burime te cilesuara policore si dhe atyre te hapura. Nderkohe qe eshte deklaruar dhe shuma e vjedhur ne banke, qe sipas policise eshte shuma prej 1 milione lekesh. Gjate arrestimit te tyre, policia ka sekuestruar si prova materiale, nje arme zjarri e llojit pushke, e cila dyshohet te jete perdorur nga autoret pergjate momenteve te grabitjes, si dhe veshjet qe kane pasur te rinjte gjate momentit te grabitjes.

    Grabitja

    Vjedhja me arme e bankes NBG, ishte parapergatitur qe me pare. Pas kesaj eshte ndermarre dhe aksioni per grabitjen e saj. Gjithcka ndodhi brenda pak minutash ne oren 12:04 ne kilometrin e tete te autostrades qe te con ne Durres ku ndodhet nje filial i NBG bank, (Banka Kombetare Greke), qe funksionon kryesisht per kompanite e shumta qe operojne ne kete aks rrugor kombetar. Tre te rinjte armatosur dhe me maska kane hyre brenda bankes dhe kane kerkuar nga personeli dhe klientet e ndodhur aty qe te mos bejne asnje perpjekje per t'i neutralizuar, pohojne burime hetimore. Me pas ata kane marre parate dhe jane larguar me shpejtesi me nje shpejtesi me nje makine "Benz". Artan Cena



    Arrestimet

    Berja e identikiteve te autoreve te dyshuar, dhe grumbullimi i shume informacioneve, ka bere qe policia te kape Edmir Shehun, Fatjon Karanxha dhe Luan Kuci. Dy te fundit jane arrestuar ne nje banese ne fshatin Domje ne Tirane nderkohe qe Shehu eshte arrestuat ne rrethin e Dibres.

      Ora ėshtė Sun Dec 11, 2016 12:56 pm