FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    LORIK CANA NUK DO TE RRI PERJETESISHT

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default LORIK CANA NUK DO TE RRI PERJETESISHT

    Mesazh nga Sajmiri prej Wed Aug 06, 2008 5:36 pm

    Lorik Cana, futbollisti shqiptar me i shtrenjte shqiptar (14 milione euro vlera e kartonit, ose sa 18 here me shume sa shpenzon Tirana ne nje sezon, klubi i me pasur ne Shqiperi) nuk e hedh poshte mundesine e largimit nga Olimpiku i Marjeses. Kapiteni 24-vjecar i te vetmit klub francez, qe ka mundur te fitoje Ligen e Kampioneve, vleresohet nga ekspertet franceze te futbollit, si nje nder lojtaret me te mire aktualisht ne Ligen 1 transalpline. Cana ka nje kontrate deri ne vitin 2012 me Olimpikun e Marsejes, teksa ka sherbyer kater vjet per skuadren me popullore ne France. Cana eshte rrefyer gjate per gazeten rajonale "La Provence", ku thekson edhe momentet e karrieres se tij ne "Velodrome". Ish-lojtari i Paris Sen Zhermenit, eshte shnderruar ne nje gur qosheje, me polivilancen dhe performancen e roleve te tij, nga mesfusha shkaterruese ne qender te mbrojtjes. Ne mediat franceze te specializuara per merkato ende kujtojne interesimin e Evertonit ne Angli, Romes ne Itali apo Realit te Madridit ne Spanje. "Une jam ne vitin e katert, jam kapiten, kam shume arsye per te qene mirenjohes. Une identifikohem me kete klub, te cilin e kam ka dashur qysh kur kam qene nje femije i vogel, pelqej rajonin, qytetin. Por, kjo nuk do te thote se do te jem i detyruar te qendroj ketu gjate gjithe karrieres sime", shpjegoi Cana. Shqiptari nuk sakteson se kur kjo deshire e tij do te realizohet. Por, deklarimi i tij publik, duke se parakupton se fundi nuk do te jete i larget. Futbollisti shqiptar me i paguar, Lorik Cana, (2 gola sezonin e kaluar ne Ligen 1 franceze) pohon se ka pare gjithcka te Marseja. "Omlimpiku i Marsejes eshte nder klubet me te medha ne France. Qysh kur kam qene ketu, i kam njohur te gjitha: vendin e fundit, rikthimit, piken e larte e te ulet. Por, me gjithe rezultatet e mira ende nuk kemi fituar asgje. Eshte koha per te fituar nje trofe, per te pretenduar se kam permbushur detyren time te Olimpiku i Marsejes", deklaroi ai. Ne prag te largimit nga Marseja eshte edhe sulmuesi i njohur Xhibril Sise (16 gola sezonin e kaluar), i cili kerkohet nga Mancester Siti ne Angli. Ne turin e trete eliminator te Liges se Kampioneve, Olimpiku i Marsejes i kapitenit shqiptar Lorik Cana do te perballet me fituesen e ciftit Bran Bergen (Norvegji)-Ventspils (Letoni). Sipas tij, te gjitha ekipet qe jane aty, kane kualitete, edhe pse duhet pranuar se disa kane dicka me shume se te tjerat, duke shtuar se, eshte nje short i mire, por akoma nuk eshte fituar asgje.

    Nese Marseja do te kaloje turin, Lorik Cana do te jete i vetmi futbollist dhe kapiten shqiptar ne fazen e grupeve ne Ligen e Kampioneve. Sezonin e kaluar me Lacion ishte dhe Igli Tare (sot drejtor teknik), nderkohe qe dy vjet me pare, ne kompeticionin me te rendesishem luajti me fanellen e Hamburgut, Besart Berisha (1 gol), sot luan me Bernlin.

      Ora ėshtė Sun Dec 11, 2016 4:44 pm