FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    MITROVICE PERLESHEN SHQIPTARET DHE SERBET KATER TE PLAGOSUR

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default MITROVICE PERLESHEN SHQIPTARET DHE SERBET KATER TE PLAGOSUR

    Mesazh nga Sajmiri prej Wed Aug 06, 2008 5:29 pm

    Shqiptarėt dhe serbėt janė pėrleshur me njėri tjetrin nė Mitrovicė nga ku mbetėn tė plagosur: njė pjesėtar i Policisė sė Kombeve tė Bashkuara, njė qytetar shqiptar dhe dy serbė. Menjėherė pas ngjarjes, autoritetet e rendit bėnė tė ditur se incidenti ndodhi nė Lagjen e Boshnjakėve qė gjendet nė pjesėn veriore tė qytetit. Zėdhėnėsi i policisė pėr rajonin e Mitrovicės, Besim Hoti, sqaroi se fillimisht njė grup serbėsh sulmuan njė tė ri shqiptar, ndėrsa mė vonė shqiptarėt me gurė plagosėn lėnduar dy serbė. “Ngjarja filloi rreth orės 21:30 nė Lagjen e Boshnjakėve, kur njė viktimė e nacionalitetit shqiptar, i cili ka kaluar nga Lagjja e Boshnjakėve nė drejtim tė urės kryesore ėshtė ndalur fillimisht nga gjashtė persona tė dyshuar tė nacionalitetit serb. Tė njėjtėt persona, pasi i kėrkuan shqiptarit tė identifikohej, e sulmuan atė me shkopinj druri”,-sqaroi Hoti. Mė vonė sipas tij, te ndėrtesat e quajtura “Tre rrokaqiejt”, shqiptarėt tė revoltuar kanė gjuajtur me gurė dy automjete tė banorėve serbė nga ku kanė mbetur tė plagosur dy prej personave qė gjendeshin aty. “Disa banorė shqiptarė besohet se kanė sulmuar me gurė nė drejtim tė dy veturave tė banorėve serbė, tė cilat kalonin nėpėr atė lagje, duke nxitur kėshtu edhe reagimin e banorėve serbė tė cilėt janė kundėrpėrgjigjur. Nė kėtė kundėrpėrgjigje, ata kanė dėmtuar dhe gjuajtur mbi gjashtė automjete me targatė Kosovės dhe 3 lokale aty pranė qė besohet tė jenė pronė e shqiptarėve”,- u shpreh Zėdhėnėsi i policisė pėr rajonin e Mitrovicės, Besim Hoti. Ai ka vlerėsuar se kėto incidente kanė karakter ndėretnik qė ndikon kryesisht nė ngritjen e tensioneve. Hoti ka sqaruar se sapo ėshtė bėrė i ditur lajmi pėr pėrleshje mes shqiptarėve dhe serbėve, ka ndėrhyrė policia e UNMIK-ut ku si pasojė njė polic i kėtyre forcave tė sigurisė ėshtė lėnduar. “Kanė qenė policėt ndėrkombėtarė ata tė cilėt kanė ndėrhyrė nė kėtė rast dhe njė pjesėtar i policisė sė UNMIK- ut ka pėsuar lėndime”,- tha Hoti.

      Ora ėshtė Mon Dec 05, 2016 11:30 am