FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    Berisha: Me Ramėn bashkėpunoj pėr qytetarėt

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default Berisha: Me Ramėn bashkėpunoj pėr qytetarėt

    Mesazh nga Sajmiri prej Wed Aug 06, 2008 12:26 am

    Kryeministri Berisha deklaroi dje se mes tij dhe kryebashkiakut Edi Rama nuk ka asnjė bashkėpunim, pėrveē atij institucional. Por nėse mė parė Lėvizja Socialiste pėr Integrim aludonte pėr "marrėveshje biznesi" mes Ramės dhe Berishės, tani duket se ka gjetur dhe provat. Njė lejė ndėrtimi e dhėnė nga Bashkia e Tiranės pėr njė objekt banimi dhe privatizimi i ambienteve tė klubit sportiv "Partizani", ėshtė fakti qė tregon bashkėpunimin mes kryeministrit dhe PS-sė. Njė nga argumentet e LSI-sė ėshtė se njė prej pėrfituesve tė kėsaj leje ndėrtimi ėshtė direkt dhėndri i kryeministrit Berisha. Dje sekretari pėr Marrėdhėniet me Publikun nė LSI, Luan Rama u shpreh se do tė denoncojė nė prokurori "aferėn mes Ramės dhe Berishės". Nga ana e Bashkisė sė Tiranės deri mė tani nuk ka pasur asnjė reagim pėr kėtė ēėshtje. Ndėrsa dje palėve u ėshtė shtuar dhe njė tjetėr. Pronarėt e zonės ku do tė bėhet ndėrtimi kanė reaguar, duke thėnė se prona e tyre po pėrdoret pėr interesa politike.
    LSI: Dialogu i Ramės me Berishėn
    Pėr LSI-nė bashkėpunimi mes Partisė Socialiste dhe asaj Demokratike pėr ndryshimin e Kushtetutės, reformėn nė sistemin zgjedhor e ka bazėn nė marrėveshjet personale mes Ramės dhe Berishės. "Pėrmes provash shkresore, pėrmes njė morie dokumentesh zyrtare qė LSI i disponon, provohet se i gjithė i ashtuquajturi proces i dialogut politik midis kryetarit tė PS-sė, pėrkatėsisht edhe kryetar i bashkisė sė Tiranės, dhe kryetarit tė PD-sė, alias edhe kryeministėr i vendit, apo thėnė ndryshe, bashkėpunimi midis Edi Ramės dhe Sali Berishės ka nė bazėn e vet interesa korruptive qė pėrkthehen nė leje ndėrtimi, nė tjetėrsim tė sipėrfaqeve tė gjelbėrta dhe nė cenim tė cilėsisė sė jetės sė qytetarėve", tha Luan Rama, sekretari i LSI-sė pėr Marrėdhėniet me Publikun. Por akuzat e bashkėpunimit janė hedhur poshtė dje nga kryeministri Berisha. Duke ju pėrgjigjur interesit tė mediave pėr kėtė ēėshtje, nga Vlora ai deklaroi se "me zotin Edi Rama, kryetarin e Bashkisė sė Tiranės dhe me zotin Shpėtim Gjika, kryetarin e Bashkisė sė Vlorės dhe tė gjithė kryetarėt e bashkive dhe komunave tė Shqipėrisė, kam pasur, kam dhe do tė kem, pėr aq kohė sa tė jem nė pushtet, njė bashkėpunim nė interes tė qytetarėve dhe tėrėsisht transparent".
    Reagimi i pronarėve
    Por mes debatit politik tė ditės janė futur dhe pronarėt e ambienteve tė Klubit Sportiv "Partizani". Nė bazė tė vendimit tė Ministrisė sė Ekonomisė ata pėrfitojnė njohjen e pronės nė kėtė hapėsirė publike si pronarė tė ligjshėm. Argumentet qė pėrdor Lėvizja Socialiste pėr Integrim duket se nuk i bindin, pėrderisa dje kanė deklaruar se do tė bėjnė njė kallėzim penal nė prokurori pėr LSI-nė. Sipas pėrfaqėsuesve tė tyre, ēėshtja ėshtė politizuar pa tė drejtė dhe LSI po e pėrdor atė pėr interes tė ngushta politike. Nga ana tjetėr, nė deklaratėn e saj LSI thotė se procedurat pėr privativin e kėtij trualli kanė nisur para se Parlamenti tė miratonte ligjin pėr sportet.

      Ora ėshtė Mon Dec 05, 2016 11:30 am