FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    FIER MBYTEN MBRENDA DITES DY FEMIJE E NJE GRUA

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default FIER MBYTEN MBRENDA DITES DY FEMIJE E NJE GRUA

    Mesazh nga Sajmiri prej Mon Aug 04, 2008 7:23 pm

    Sipas policisė, mbytjet e dy tė miturve janė ngjarje tė ndryshme nga njėra-tjetra.Njėri prej viktimave ka qenė duke u larė me bashkėmoshatarėt e tyre nė njė kanal vaditės nė Komunėn e Libofshės, ndėrsa tjetri ėshtė mbytur nė njė rezervuar nė zonėn e Mallakastrės.Ndėrsa mėsohet se gruaja nga Arianitasi i Ballshit ėshtė gjetur e mbytur nė njė pėrrua, ku kishte shkuar tė lante rroba. Ngjarja ku humbi jetėn Marin L., 7-vjeē, ndodhi nė orėt e mėngjesit tė djeshėm nė fshatin Agim tė komunės sė Libofshės. I mituri kishte shkuar pėr tė luajtur me shokėt e tij pak mė tė mėdhenj se vetja. Sipas tyre,vogėlushi qė nuk dinte tė notonte ishte futur nė njė kanal vaditės ku laheshin edhe fėmijėt e tjerė. “I thamė qė tė mos hynte nė ujė, por ai nuk na dėgjoi duke u zotuar se kishte mėsuar tė notonte dhe madje donte qė tė na e tregonte si notonte. Por sa hyri nė ujė filloi tė bėrtiste. Ne u hodhėm ta nxirrnim, por ishte e pamundur”, kanė pohuar fėmijėt e pranishėm nė vendngjarje. Ata kanė kėrkuar ndihmė tek disa fermerė qė po punonin nė njė parcelė jo shumė afėr kanalit, por kur ata kanė mbėrritur 7-vjeēari kishte ndėrruar jetė. Ngjarja tjetėr e rėndė ku humbi jetėn njė 10-vjeēar u regjistrua nė rezervuarin e Kutės nė zonėn e Mallakastrės. Sipas dėshmitarėve, Dritan Sh.,ėshtė futur nė ujė pėr tė shpėtuar njė bashkėmoshatarin e tij qė po rrezikonte mbytjen, por ka pėsuar vetė fatin e keq. Ndėrhyrja e njė bariu tė gjendur aty pranė,ka shpėtuar fėmijėn tjetėr,por pa mundur tė bėjė tė njėjtėn gjė mė 10-vjeēarin.Ndėrsa viktima e tretė nga mbytjet ėshtė shėnuar nė Arianitas tė Ballshit. Afėrdita Lena, 40-vjeēe kishte shkuar qė nė orėt e mėngjesit tė djeshėm nė njė pėrrua, pėr tė larė jorganė dhe batanije,por njė fermer i zonės e ka gjetur atė tė mbytur nė njė gropė tė improvizuar pėr shpėlarjen e rrobave.

      Ora ėshtė Thu Dec 08, 2016 10:51 am