FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    ME SHUME SE 16 MIJE EMIGRANTE VIJNE NGA DETI

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default ME SHUME SE 16 MIJE EMIGRANTE VIJNE NGA DETI

    Mesazh nga Sajmiri prej Mon Jul 28, 2008 11:26 pm

    DURRES - Me shume se 16 mije e 400 pasagjere kane mberritur kete fundjave me tragetet qe lidhin Portin e Durresit me Italine dhe anasjelltas. Burime nga Drejtoria e Policise Kufitare dhe Migracionit ne qytetin bregdetar kane pohuar gjate dites se djeshme se kane mberritur ne portin me te madh te vendit, nente tragete me rreth 7400 pasagjere dhe 1470 automjete. Nderkohe gjate dy diteve me pare eshte shenuar nje shifer edhe me e larte e emigranteve shqiptare qe vijne ne vend per te kaluar pushimet. Sipas burimeve ne Durres mberriten 11 tragete gjate gjithe dites, duke sjelle rreth 8 mije pasagjere dhe 1600 automjete. Te njejtat burime konfirmojne se shifrat e shenuara jane 10 per qind per pasagjeret dhe 4.8 per qind per automjetet me te larta, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Nderkohe tashme prej dy vitesh ne portin e Durresit pasagjeret dhe automjetet perpunohen ne kohe rekord nga Policia Kufitare, duke mos shenuar radhe pritjeje per emigrantet qe kthehen ne Shqiperi per pushime. Per kete vit sherbimi i kamioneve eshte ndare nga ai i autoveturave, duke bere qe te shkurtohet edhe koha e perpunimit te makinave te vogla, si nga policia kufitare, edhe nga dogana. Gjate diteve ne vazhdim pritet qe numri i emigranteve qe do te ardhurve vijne ne Shqiperi, te shtohet.

      Ora ėshtė Thu Dec 08, 2016 10:51 am