FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    MIJERA EMIGRATE GDHIJNE NATEN NE QIELL TE HAPUR

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default MIJERA EMIGRATE GDHIJNE NATEN NE QIELL TE HAPUR

    Mesazh nga Sajmiri prej Mon Jul 28, 2008 11:23 pm

    Mijėra emigrantė e kanė gdhirė natėn nė qiell tė hapur nė Doganėn e Kapshticės. Pėr mė shumė se pesė orė emigrantėt qė kanė zgjedhur tė udhėtojnė natėn nė drejtim tė vendit kanė qėndruar tė bllokuar nė kufi nė territorin grek, ku janė detyruar tė kalojnė natėn deri nė orėn 6 tė mėngjesit, atėherė kur ėshtė bėrė boshatisja e zonės doganore nga mjetet dhe emigrantėt e shumtė. Pėr shtetasit shqiptarė ėshtė ēelur sezoni i pritjeve tė gjata nė radhė pėr shkak tė njė bllokimi tė punės nga ana e palės greke. Punonjėsit kanė vendosur tė mos punojė gjatė natės pėr disa orė pa dhėnė shpjegime. Kanė qenė mijėra shtetas qė kanė pritur nė radhė tė gjata, tė cilat pėrtej kufirit kanė arritur nė 3 kilometra deri nė fshatin e parė grek, pa pasur mundėsinė t‘u afrohen sporteleve nė kufirin me Kapshticėn nė zonėn greke. Radhėt kilometrike qė janė krijuar gjatė natės nė territorin grek dhe ndėrprerja e pėrkohshme e punės dhe procedurave nė sportele ka bėrė qė deri nė orėt e mėngjesit mijėra shtetas shqiptarė tė qėndrojnė nė qiell tė hapur, ndėrsa nuk janė lejuar tė dalin nga mjetet dhe autobusėt pėr t‘iu afruar sporteleve pėr procedura deri nė thirrjen e policisė pėr tė nisur nga puna nė sportelet greke. Situata e rėnduar ka bėrė qė tė gjithė shtetasit qė kanė shkelur nė afėrsi tė kufirit pas mesnatės tė qėndrojnė nė pritje tė nisjes sė punės qė mė pas ėshtė ndėrmarrė nga ana e palės greke nė orėn 04:00 tė mėngjesit. Sipas tė dhėnave, nė radhė kanė qenė tė paktėn 400 mjete tė vogla dhe 15 autobusė tė linjave me Shqipėrinė, qė kanė mbetur tė izoluar pėr orė tė tėra. Problemet kanė nisur me ndėrrimin e turneve, ndėrsa sipas tė dhėnave zyrtare mėsohet se kėtė herė shkak ėshtė bėrė njė ndryshim nė sistemin kompjuterik nga ngarkesa e tė dhėnave pėr shtetasit shqiptarė, pasi gjatė fundjavės vetėm nė dy ditė kishin kaluar mbi 10 mijė persona. Regjistrimi deri nė 10 mijė vetė ka kėrkuar edhe njė ndėrhyrje pėr tė shkarkuar nga rrjeti bazėn e tė dhėnave pėr shtetasit shqiptarė, qė kanė hyrė nga kjo pikė kalimi. Autoritetet shqiptare kanė bėrė tė ditur se puna ka filluar nė orėn 04:00 tė mėngjesit nga ana e palės greke dhe pėr shkak tė njė fluksi tė madh deri nė mėngjes kanė kaluar tė paktėn 5400 persona, tė cilėt janė regjistruar vetėm gjatė natės.

      Ora ėshtė Mon Dec 05, 2016 11:28 am