FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    DIETE PLAZHI SI TE NXIHEMI SA ME SUKSES

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default DIETE PLAZHI SI TE NXIHEMI SA ME SUKSES

    Mesazh nga Sajmiri prej Mon Jul 28, 2008 6:53 pm

    Kur qėndrojmė nė diell nė fund tė fundit dėshirojmė vetėm dy gjėra: tė nxihemi dhe tė ruajmė lėkurėn tonė nga efektet dėmtuese tė rrezeve ultraviolet. Hapi i parė, pėr tė realizuar kėto dy kėrkesa, ėshtė njė dietė ushqyese e duhur. Pėr tė favorizuar nxirjen, rekomandohen frutat dhe perimet me ngjyrė tė verdhė, portokalli dhe jeshile tė errėt, kjo pėr arsye sepse pėrmbajnė betakarotinė, substancė qė stimulon formimin e melaninės dhe qė na jep ngjyrėn ēokollatė aq tė preferuar dhe nė tė njėjtėn kohė mbron lėkurėn tonė. Pėr tė mbrojtur rrėnjėsisht lėkurėn dhe pėr tė parandaluar plakjen e parakohshme duhet tė merren vitaminat A, C, E dhe seleni, metal qė rinovon qelizat e lėkurės dhe organizmin tonė. Por, para se tė filloni njė dietė tė pėrcaktuar, ja disa rregulla tė pėrgjithshme qė mund t’ju vijnė nė ndihmė: Mundohuni tė pini tė paktėn njė litėr ujė nė ditė; Evitoni pirjen e alkoolit gjatė ditės sidomos nė qoftė se jeni nė diell; Zvogėloni pėrdorimin e kripės; Edhe nė qoftė se doni tė dobėsoheni, mos hiqni dorė nga vaji i ullirit apo nga vajra tė tjerė, sepse janė tė nevojshėm pėr organizmin, pėr ta ndihmuar nė asimilimin e betakarotinės.
    Ekspozimi
    Ekspozimi qė duhet tė bėjmė ndaj rrezeve tė diellit duhet tė jetė gjithmonė i kujdesshėm pėr tė eliminuar rreziqet qė mund tė sjellė njė ekspozim jo i rregullt. Rreziqet mund tė vijnė nga fakti se koha ėshtė gjithnjė e mė e shkurtėr, ndėrsa dėshira pėr tė marrė rreze ėshtė gjithnjė e mė e madhe. Kėshtu, jemi ne ata qė vrapojmė drejt rreziqeve anėsore, qė mund tė na sjellin rrezet e diellit siē janė: shfaqja e njollave tė errėta, pėrshpejtim tė plakjes, dhe shtimin e substancės sė melanomės nė organizėm. Qė tė nxihemi nė njė siguri tė plotė duke evituar rreziqet, duhet tė dimė para sė gjithash se nxirja nuk ėshtė gjė tjetėr veēse rrjedhojė e njė mbrojtje natyrore qė bėn lėkura jonė. Pra bėhet fjalė pėr prodhimin e njė substance tė veēantė, melaninės me qėllimin pėr tė krijuar njė shtresė mbrojtėse natyrale kundėr agresivitetit tė rrezeve diellore. Mbi tė gjitha rrezet ultraviolet me valė tė gjata janė mė tė dobėta dhe nė njė farė mėnyre provokojnė dėmtime minimale nė lėkurė, por duke u futur nė thellėsi tė saj mund tė sjellin dėmtime serioze tė strukturave elastike dhe vit pas viti mund tė shkaktojnė njė plakje tė parakohshme tė lėkurės. Deri para disa kohėsh ishin cilėsuar tė rrezikshme pėr lėkurėn rrezet ultraviolet B, por sot duhet tė merren nė konsideratė dhe rrezet A, tė cilat kanė valė mė tė shkurtėr, por penetrojnė nė thellėsi tė lėkurės. Ndėrsa rrezet ultraviolet me valė tė shkurtėr UVB janė mė pak tė rrezikshme dhe shkaktojnė skuqje tė lėkurės, por mund tė shkaktojnė dhe tumore epiteliale.
    Nxirja
    Ėshtė njė sistem mbrojtės qė e krijon vetė lėkura jonė nėpėrmjet prodhimit tė njė substance, melaninės qė shėrben si njė filtėr mbrojtės kur ėshtė nė sasinė e duhur. Pėr kėtė, njė kujdes i veēantė, duhet t’i pėrkushtohet dhe pėrcaktimit tė fototipit tė lėkurės, gjė qė tregon se sa e ndjeshme ėshtė lėkura jonė ndaj rrezeve diellore. Ekspozimi ndaj diellit, nė radhė tė parė, duhet tė bėhet nė mėnyrė graduale, sidomos ata persona qė kanė njė lėkurė tė ndjeshme, duke evituar qėndrimin nė diell nė orėt e mesditės. Pėr fėmijėt nėn tre vjeē, do tė ishte e kėshillueshme, qė tė mos ekspozoheshin aspak nė diellin e verės, ndėrsa pėr ata mė tė mėdhenjtė pėrveēse njė kremi tė mirė mbrojtės nuk duhet tė harrohet asnjėherė dhe pėrdorimi i syzeve tė diellit, i kapelės dhe veshja e njė bluze. Sė fundi, duhet kujtuar se, kremrat mbrojtės nuk janė kurrė produkte qė bėjnė mrekulli, por shėrbejnė vetėm pėr tė zgjatur kohėn e qėndrimit nė diell pa pėsuar dėmtime.
    Zgjidhjet
    Pas aplikimit tė njė diete pėr tu nxirė, ka dhe shumė gjėra tė tjera qė na duken tė vogla, por qė ndonjėherė na sjellin shqetėsime tė mėdha sa mund tė na prishin dhe pushimet. Ja disa zgjidhje pėr tė lehtėsuar problemet e pushimeve:
    Flokė tė thatė
    Nėse keni flokė tė thatė nga dielli dhe deti, aplikoni mbi flokė vajin e ullirit dhe mė pas i krihni me njė krėhėr me dhėmbė tė gjėra. Lėreni vajin e ullirit tė veprojė tė paktėn 30 minuta nė flokėt tuaja dhe pastaj shpėlajeni me ujė tė vakėt (nė krahasim me ujin e nxehtė i lė flokėt mė tė derdhur dhe me dritė).
    Pickime mushkonjash
    Provoni tė vendosni menjėherė vaj ulliri tė pėrzier me pak kripė dhe do ta shikoni qė mbi lėkurėn tuaj nuk do tė ketė asnjė shenjė.
    Lėkurė e skuqur
    Pėr thonj tė verdhė dhe lėkurė e skuqur nga dielli, ka vetėm njė zgjidhje: limoni. Nė qoftė se, nė mbrėmje kujtoheni se e keni lėkurėn e skuqur nga dielli lyejini zonat e skuqura me lėng limoni. Lėkurėn do ta ndjeni paksa tė tėrhequr, por tė nesėrmen do ta shikoni se ajo do tė ketė njė ngjyrė ēokollatė tė ėmbėl pa gjurmė skuqjeje.
    Thonj tė verdhė
    Nė qoftė se thonjtė tuaj janė zverdhur, pėr t’i kthyer pėrsėri atyre ngjyrėn e bardhė vendosni majat e gishtėrinjve nė njė gjysmė limoni tė prerė pėr rreth dhjetė minuta.
    Lėkurė e ashpėr
    Rėra e plazhit ėshtė njė pastrues shumė i mirė natyral. Merrni njė grusht rėrė tė lagur dhe masazhoni pjesėt nė tė cilat lėkura ėshtė e ashpėr si tek thembrat apo bėrrylat.

    Ruajtja e ngjyrės sė plazhit
    Pasi mbarojnė pushimet i vetmi kujtim qė na mbetet ėshtė ngjyra qė kemi marrė dhe si ēdo vit ideja se dhe ngjyra do tė largohet na trishton paksa. Ja disa kėshilla pėr tė qenė “tė zeza” nė njė kohė sa mė tė gjatė.
    Fjala kyē ėshtė: hidratim. Pėr kėtė vazhdoni tė hani shumė fruta dhe perime dhe tė pini tė paktėn njė litėr e gjysmė ujė ēdo ditė pėr tė hidratuar nga brenda lėkurėn tuaj
    Kur bėni banjė lėreni mėnjanė sapunin e zakonshėm dhe pėrdorni produkte tė veēanta qė e hidratojnė nė maksimum lėkurėn si pėr shembull, vajrat
    Nė qoftė se ju ripet lėkura mos hezitoni qė ta fėrkoni gjatė larjes pėr tė larguar qelizat e vdekura. Ndryshe nga ajo qė mendohet nuk do tė heqė ngjyrėn e lėkurės suaj por do ta bėjė atė tė ndritshme. Pėr kėtė mund tė pėrdorni dhe njė peshqir tė njomur, paksa tė ashpėr
    Kujtohuni qė ta hidratoni gjithmonė lėkurėn nė mbrėmje dhe nė mėngjes dhe pas ēdo dushi qė bėni. Janė tė kėshillueshme kremrat hidratues dhe kremrat pas diellit qė nė tė njėjtėn kohė dhe e freskojnė lėkurėn
    Fytyra meriton njė trajtim special. Trajtojeni fytyrėn me produkte deklikate dhe aplikoni rregullisht (dhe ēdo dy ditė nė qoftė se ėshtė e mundur) maska ushqyese
    Nė qoftė se nė lėkurė fillojnė t’ju shfaqen disa njolla mė tė errta se sa pjesa tjetėr (janė shenja qė ngjyra qė keni marrė gjatė pushimeve po largohet) aplikoni nė kėto zona njė krem zbardhues

    Dieta e nxirjes qė duhet tė ndiqni ditė pas dite
    Mėngjesi (pėr ēdo ditė)
    Njė gotė qumėsht tė skremuar ose njė gotė kos me fruta, pa yndyrė.
    Katėr biskota me pak marmelatė ose katėr lugė me cornflakes.
    Dita e parė
    Dreka: Makarona tė pėrgatitura me vaj ulliri, hudhra, majdanoz, piper, speca, kripė.
    Spinaq tė zier tė pėrgatitur me vaj ulliri dhe limon.
    Pasditja: 3 kajsi
    Darka: Lakėr e gatuar me vaj ulliri, njė panine, sallatė me fruta, qershi, kajsi, pjeshkė dhe njė banane.
    Dita e dytė
    Dreka: Makarona me domate tė gatuara me vaj ulliri, domate borzilok, hudhra, kripė dhe pak djathė tė shkrirė, karrota tė grira tė pėrziera me lėng limoni.
    Pasditja: dy feta ananas.
    Darka: Mish tė bardhė pule gatuar me vaj ulliri, sallatė me lakėr dhe karota tė pėrziera me lėng limoni, njė panine, njė frut.
    Dita e tretė
    Dreka: Makarona tė pėrgatitura me vaj ulliri, domate, hudhra, kripė, speca tė grirė, sallatė me lakėr, karota dhe fasule.
    Pasditja: Tre kajsi.
    Darka: Djathė tė bardhė, sallatė me domate, njė panine, njė akullore me fruta.
    Dita e katėrt
    Dreka: Spageti me ton tė pėrgatitura me: ton, vaj ulliri, majdanoz, hudhra, kripė, piper. Speca tė verdhė dhe tė gjelbėr tė pjekur. Pasditja: Njė dardhė tė madhe
    Darka: Troftė e mbledhur e pėrgatitur me: domate, vaj ulliri, limon, kripė, piper. Sallatė me karota tė grira, njė grepfrut.
    Dita e pestė
    Sallatė me oriz tė pėrgatitur me: karota, bizele, domate tė freskėta, speca, vaj ulliri, kripė. Barėra tė ziera tė pėrziera me lėng limoni.
    Pasditja: Njė sallatė frutash me qershi, pjeshkė, kajsi, e pėrzier me lėng limoni.
    Darka: Pica Margarita, lakėr e pėrzier me domate dhe vaj ulliri, dy kivi.
    Dita e gjashtė
    Dreka: Makarona me perime tė pėrgatitura me: vaj ulliri, hudhra, karota, kunguj, kripė, domate, majdanoz, piper.
    Perime sipas dėshirės tė pjegura nė grilė.
    Pasditja: Njė banane.
    Darka: Njė spec tė mbushur me oriz dhe perime, sallatė me domate tė pėrzier me vaj ulliri, njė panine.
    Dita e shtatė
    Dreka: Supė me perime, sallatė me karota, domate dhe lakėr tė pėrzier me vaj ulliri.
    Pasditja: 4 kajsi.
    Darka: Peshk i pjekur nė grilė me limon dhe vaj ulliri, spinaq i zier me lėng limoni, njė panine, njė banane.

      Ora ėshtė Mon Dec 05, 2016 11:30 am