FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE

    AROMA E PAKENDSHME E GOJES SINJAL ALARMI PER SEMUNDJET E VESHKAVE DHE MELCISE

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve: 1031
    Age: 30
    Registration date: 17/04/2008

    default AROMA E PAKENDSHME E GOJES SINJAL ALARMI PER SEMUNDJET E VESHKAVE DHE MELCISE

    Mesazh nga Sajmiri prej Mon Jul 28, 2008 5:46 pm

    Era e keqe e gojės ose Halitos, nė disa raste ėshtė sinjal alarmi pėr praninė e sėmundjeve tė ndryshme tė organizmit. Megjithatė halitosis nuk ėshtė njė sėmundje e mirėfilltė, por shpesh ėshtė njė simptomė e pranisė sė njė sėmundjeje orale, i njė gjendjeje fiziologjike ose njė sėmundjeje sistemike e organizmit. Pėr kėtė, mjekėt shpjegojnė se kur duhet tė shqetėsohemi dhe ēfarė mund tė bėhet nė kėto raste. Sipas mjekėve, halitosis ose siē njihet ndryshe “fetor ex oris”, ėshtė pėrshkruar qė nė kohėn e grekėve tė lashtė, dhe pėrshkruan erėn e keqe tė gojės. Vetė era e keqe, shkaktohet nga pėrmbajtja e sulfurit dhe pėrbėrjeve tė tij, nė ajrin qė nxjerrim nga goja. Sulfuri dhe pėrbėrėsit e tjerė sulfurorė, shkaktohen nga purifikimi ose shpėrbashkimi, gjatė tė cilave ēlirohen bakteret anaerobe nė hapėsirėn e gojės ose atė nazale (e hundės). Pėrbėrjet sulfurore mund tė transmetohen nėpėrmjet gjakut nga njė organ i sėmurė si pėr shembull: mėlēia cirrotike dhe shkojnė nė mushkėri ku i japin dhe ajrit, erėn karakteristike.
    Ndarja
    Nė fakt halitosis ndahet nė grupet e mėposhtme: nė halitosis e vėrtetė, pseudo halitosis dhe nė halitofobia. Era e keqe e gojės mund tė shkaktohet nga disa probleme mjekėsore nė hapėsirėn e gojės dhe nė organizėm. Ndėrsa pseudohalitosis dhe halitofobia janė ato gjendje tė personit, ku vetėm ai e ndjen ose ėshtė i persekutuar nga ideja e erės sė keqe tė gojės, megjithėse ajo nuk ekziston klinikisht. Kėto dy raste tė fundit nuk mund tė zgjidhen nga dentisti. Halitosis i vėrtetė mund tė ndahet nė dy nėngrupe: nė atė fiziologjike dhe nė atė patologjike.
    Era e keqe e gojės e pėrkohshme ose momentare, mund tė shkaktohet nga konsumimi i disa produkteve ushqimore si: ushqimet pikante ose pėrdorimi i duhanit dhe kjo ndjehet nė orėt e para tė mėngjesit nga mungesa e salivės ose pėshtymės gjatė orėve tė natės. Ushqimet tė cilat shkaktojnė erėn e keqe tė gojės momentare janė: qepa, hudhra, ushqimet pikante dhe shumė tė kripura. Kjo lloj halitosis konsiderohet fiziologjike dhe mund tė trajtohet shumė lehtė, fal njė higjiene tė mirė dentare.
    Shkaktarėt
    Era e vazhdueshme e gojės shkaktohet nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve nga flora mikrobale qė gjendet nė hapėsirėn e gojės. Goja shėrben si njė rezervuar i mirė dhe si njė depo e kėtyre baktereve. Nė hapėsirėn e gojės janė gjetur mbi 500 specie bakteresh, ku gati 150 prej tyre janė tė pėrhershme nė hapėsirėn e gojės. Megjithatė jo tė gjitha janė shkaktare pėr shfaqjen e erės sė keqe. Halitosis patologjike nuk ikėn pa u larguar shkaktari, sepse nė hapėsirėn e gojės pėrveē pėshtymės, kemi dhe derdhje tė sekrecioneve ose substrateve tė tjera qė shfrytėzohen nga bakteret pėr tė ēliruar erėn e keqe. Kėshtu pėr shembull, qelizat e nekrotizuara, qelizat e gjakut, eksudatet ose qelbi, sekrecionet nė xhepat gingivar, tė cilat e bėjnė halitosėn patologjike. Falė disa studimeve ėshtė vėnė re se 90 pėr qind e halitosave patologjike, e kanė origjinėn nė kavitetin oral dhe 60 pėr qind e atyre qė vuajnė nga halitosa me origjinė orale era e keqe e ka origjinėn nga gjuha.
    Simptomat
    Halitosa patologjikė ėshtė shoqėruar gjithmonė me higjienė tė ulėt orale, gingivitet ulcerative sėmundje tė mishrave), periodontite, pericoronarite (infeksionet e dhėmballėve tė pjekurisė), xhepat e thatė tė dhėmbėve, cariesi, infeksione kancerogjene tė gojės dhe nga veshja e gjuhės me cipa. Pra nė tė gjitha rastet qė pėrmendėm mė lart, halitosa ėshtė simptomė e kėtyre problemeve, tė cilat mund tė zgjidhen vetėm me ndihmėn e dentistit. Kėshilla e parė qė jepet ėshtė njė higjiene orale e rregullt: larje e rregullt e dhėmbėve, pastrim me fije dentare, pastrim i gjuhės me pjesėn e pasme tė furēės dhe shpėlarja e gojės me kloreksidinė. Por mbi tė gjitha, rekomandohen vizita periodike te mjeku stomatolog pėr tė parė shėndetin e dhėmbėve nė pėrgjithėsi, dhe qė do tė bėnte tė mundur trajtimin nė kohė tė tė tilla problemeve.

      Ora ėshtė Fri Sep 19, 2014 2:49 pm