FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    Bleona Qerreti:Ju betohem qė Ganiu bėn ligjin ma bėn tetė me dy

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default Bleona Qerreti:Ju betohem qė Ganiu bėn ligjin ma bėn tetė me dy

    Mesazh nga Sajmiri prej Mon Jul 28, 2008 6:26 pm

    Ka vetėm pak ditė qė ndodhet nė Shqipėri pėr tė qenė e pranishme nė koncertet qė zhvillohen nė qytete tė ndryshme tė vendit duke ‘braktisur’ pėr fare pak kohė Amerikėn, aty ku tashmė ka krijuar dhe jetėn e saj. Ka njė aktivitet mjaft tė ngjeshur dhe do t’i organizojė punėt nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. ‘Bluetooth’ e kapi rastėsisht Bleonėn nė Tiranė teksa po nisej pėr njė koncert nė Durrės. Nė kėtė intervistė kėngėtarja na rrėfen detajet mė tė fundit rreth lidhjes sė saj katėr vjeēare me Ganiun, sqaron njėherė e mirė tė fshehtėn rreth ceremonisė sė dasmės si dhe projektet pėr tė zgjeruar familjen
    Bleona tė shohim kėto ditė nė Tiranė. Ke ardhur me pushime?
    Ē’pushime zeza! (Qesh). Jam me koncerte dhe jo pėr pushime. Gjithsesi e konsideroj pushim faktin qė po rri disa ditė me mamin dhe babin, por kjo ndodh vetėm paraditeve pasi pasditet I kam tė zėna me koncerte. Thuajse ēdo ditė kam nga njė koncert. Jam shumė e zėnė dhe nuk di sesi po e pėrballoj gjithė kėtė ngarkesė.
    Si ėshtė jeta midis Amerikės dhe Shqipėrisė?
    Jeta midis Amerikės dhe Tiranės ėshtė 13 orė diferencė me avion si edhe 40 orė pa gjumė duke pėrmendur kėtu edhe kohėn qė tė zė pėrgatitja e valixheve. Unė e bėj kėtė rrugė shumė shpesh dhe njerėzit mė shohin mė shumė nėpėr sallat e biznesit nė aeroporte sesa nė rrugė apo nė ambiente tė tjera nė Tiranė.
    Si po shkon marrėdhėnia me Ganiun?
    Marrėdhėnia jonė nė ēift mund tė them me plot gojė qė ėshtė e shkėlqyer. Nė fakt ju gazetarėt Ganiun e keni bėrė personazh VIP. Nė vend tė mė pyesni mua se si jam kur vij, menjėherė interesoheni pėr tė dhe vėmendja pėrqendrohet tek ai. Ganiu ėshtė yll. Momentalisht po bėn njė makinė si dhe sapo ka blerė motorin e Porshe 917. Ky ėshtė projekti me tė cilin po merret burri im i dashur. Shtėpia jonė nuk ka mobilie brenda por, ka vida, ēelėsa anglez e tė tjera materiale si kėto. Ky ėshtė pasioni i tim shoqi dhe nė momentin qė unė e dua duhet tė respektoj edhe pasionin e tij ashtu sikurse edhe ai respekton pasionin tim pėr kėngėn dhe koncertet. Kėshtu qė nė momentin qė unė toleroj sediljet e makinave qė kam nėpėr shtėpi atėherė duhet toleruar edhe dy mujorshi qė unė vij nė Shqipėri, nė shtėpinė time dhe marr pjesė nė koncerte. Nė kėto kushte keni njė mirėkuptim tė plotė pėr sa i pėrket punės time dhe tė Ganiut. Unė kėngėn, ai ndėrtimin e makinave.
    Si do ta cilėsonit lidhjen tuaj 4 vjeēare?
    Nė datėn 18 Qershor ne kemi mbushur plot katėr vite dashuri bashkė. Katėr vjet lidhje me Ganiun. Deri tani jam shumė e kėnaqur dhe njėkohėsisht shumė e lumtur. Por nuk e kam fare idenė sesi do i shtyjmė deri nė 40 vite martesė bashkė, kohėzgjatja e ēifteve kjo. (Qesh)
    Cili ėshtė mė tolerant nga ju? Pas zėnkave qė ndodhin nė ēift, kush kėrkon mė shpesh falje?
    Nė momentin qė gjėrat shkojnė deri te zėnkat nuk ia vlen mė tė kėrkosh falje, puna ėshtė qė nuk duhet tė zihesh. Nė momentin qė zihesh ėshtė pak problem tė kėrkosh falje. Unė jam shumė krenare kurse djali ėshtė tmerrėsisht kokėfortė. Kėshtu qė askush nuk kėrkon falje ndėrsa ditėn tjetėr jemi sikur nuk ka ndodhur asgjė. Gjithsesi unė jam ajo qė toleroj. Pėr surprizėn e tė gjithėve ėshtė tamam kėshtu siē po ju them dhe pėr kėtė nuk ka mė befasira. Tė gjithė njerėzit mendojnė qė ėshtė Bleona ajo qė e kontrollon kėtė marrėdhėnie. Jo, nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Ėshtė Ganiu ai qė ėshtė burri i shtėpisė dhe ėshtė Ganiu ai qė po thellon ēdo gjė dhe qė ma bėn tetė me dy.
    Pra nė kėtė marrėdhėnie dominon Ganiu?
    Unė ju betohem qė ėshtė Ganiu ai qė bėn ligjin nė shtėpi dhe ritheksoj: ėshtė ai qė ma bėn 8 me 2. Po tė doni besojeni po tė doni jo. Por nga ana tjetėr ai ėshtė njė djalė shumė i mirė, i pjekur dhe i kupton gjėrat. Ėshtė zemra e bukur e mamit tė vet. Mė ka marrė malli se kam dhjetė ditė pa e parė.
    Ju tashmė keni prej disa kohėsh certifikatėn e martesės. Po e shumėpėrfolura dasmė, kur do tė ndodhė?
    Certifikata e martesės nėnkupton qė je martuar me dikė. Gjithmonė them me vete, pse nuk merren njerėzit me ata qė i kanė gratė nė shtėpi pa certifikatė martese dhe thonė: kjo ėshtė gruaja ime, por merren me mua qė jam me certifikatė martese por pa bėrė dasmė. Pse nuk merren me kėtė kategori? Nė momentin qė do tė sqarohet problemi i kėtyre tė parėve atėherė do sqarohet edhe problemi im. Ėshtė shumė normale.
    Pra po na lini tė kuptojmė se nuk do tė bėni dasmė?
    Shikoni, Ganiu nuk njeh njeri nė Shqipėri. Dasmėn do ta bėjmė por duhet tė prisni se kur kjo do tė ndodhė. Po u bė, u bė, po s’u bė, s’u bė. Nė fakt mė nervozon pak kur mė pyesin dhe vazhdojnė tė mė pyesin pėr dasmėn.
    Sa qejf i ka Bleona fėmijėt?
    Bleona i pėlqen fėmijėt t’i pėrkėdhelė pesė minuta dhe tė luajė dhjetė minuta. Pas kėtyre dhjetė minutave, i pėlqen qė dikush tjetėr tė merret me ta pėr sa i takon ndėrrimit tė pampersave, tė ushqyerit apo mėnyrės sesi fėmijėt qajnė.
    Sa do tė dėshironit tė kishit nga martesa juaj?
    Fėmijėt janė gjėja mė e bukur nė botė. Sigurisht qė edhe unė dua tė kem njė fėmijė, ndoshta kjo do tė ndodhė vitin tjetėr, ndoshta pas dhjetė vjetėsh. Kėtė nuk e dimė akoma se sikur na ka dalė Hollivudi pėrpara dhe na prish planet. Varet nga filmat qė do tė bėj. Sa mė shumė filma do tė realizoj, aq mė shumė fėmijė do tė kem (kėshtu ndodh me aktorėt pė rsa u takon fėmijėve). Por diēka dua t’u bėj tė qartė tė gjithėve. Fėmijėt e mi do jenė shumė tė famshėm.
    Marrėdhėniet me gatimin?
    Nuk di tė gatuaj, dhe duke qenė se njė gjė tė tillė nuk di ta bėj i bie qė tė dy tė jemi me dietė. Pra kėshtu le tė mbetet pasi nuk shėndoshemi. Ne tashmė flasim me nivele karbohidratesh dhe proteinash, nuk themi se ēfarė hėngrėm pėr drekė apo pėr darkė. Shyqyr qė Ganiu mė akuzon qė sa herė marr mundimin tė gatuaj dhe hamė diēka ai shėndoshet, kėshtu qė unė as tentoj mė tė gatuaj. Jemi rehat tė dy. Kėshtu edhe unė kam mė shumė kohė tė merrem me veten time.
    Cilat janė materialet mė tė fundit muzikore qė po pėrgatit?
    Kėngėt e mia tė reja titullohen ‘Hotness’ dhe ‘Magnetic’. Ėshtė pėrfunduar varianti nė anglisht por ende ai nė shqip pasi kam qenė shumė e zėnė me koncertet. Nė momentin qė do pėrfundohet varianti nė shqip atėherė do tė bėhen edhe dy klipe qė do tė dalin nė Shtator apo Tetor.
    Si i ke pėrjetuar koncertet e fundit? Sa emocion tė kanė falur ato?
    Nė koncerte po ndihem mrekullisht mirė. Pa marrė parasysh se ku do tė jetoj apo ēfarė peshe do kem nė tregun amerikan unė gjithmonė do jem Bleona e lindur dhe e rritur nė Tiranė. Ndihem shumė e mirėpritur. Mė presin me padurim kur vij. Kėtė e vlerėsoj dhe e respektoj pa masė. Mendoj qė kam bėrė shumė dhe jam kthyer nė njė personazh tė dashur pėr publikun. Pa u mburrur mund t’iu them qė jam njė person qė nuk i pushon telefoni nga fansat. Duan tė bėjnė foto me mua, mė zbresin pafund nga makina. Asnjėherė nuk do tė jem arrogante apo mendjemadhe me publikun, ndėrsa pėr tė tjerėt, kush e meriton...patjetėr qė po.
    Ku do t’i kaloni pushimet kėtė vit?
    Nė fakt nuk e di se ku do i kalojmė, dhe nuk di nė do kem kohė pėr pushime apo jo. Por mendoj se disa ditė do i bėj, por shumė pak. Jam shumė e zėnė me koncertet, do tė filloj edhe nga xhirimet e klipeve. Janė ditė shumė tė ngjeshura. Nuk mendoj se do ketė pushime tė gjata kėtė vit edhe pse dua ta marr pak veten. Nuk kam zgjidhur ende punėn e filmit pėr tė cilin do tė desha tė flisja nė njė tjetėr intervistė pa dashur tė zbuloj asgjė. Nuk kam zgjidhur ende as punėn e albumit nė Anglisht.

      Ora ėshtė Fri Dec 02, 2016 10:54 pm