FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    4 PERSONA I KANE DHENE FUND JETES SE TURE MBRENDA NJE DITE

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default 4 PERSONA I KANE DHENE FUND JETES SE TURE MBRENDA NJE DITE

    Mesazh nga Sajmiri prej Fri Jul 25, 2008 5:51 pm

    Rikthehen frikshėm aktet e vetėflijimit. Vetėm ditėn e djeshme janė raportuar katėr raste nė qytete tė ndryshme tė vendit. Pėrmes formash dhe mjetesh tė ndryshme, tre meshkuj dhe njė grua i kanė dhėnė fund jetės sė tyre. Burimet zyrtare tė Policisė sė Shtetit bėjnė tė ditur se nė rrethet e Laēit, Librazhdit dhe Tiranės janė regjistruar vetėvrasje. Genta Ēela nga Belshi ka gjetur vdekjen mbrėmjen e sė mėrkurės nė shtėpinė e saj. Tė njėjtin fat tragjik ka pasur edhe 49-vjeēari Jakov Kushta, me banim nė fshatin Gjergjan tė rrethit tė Elbasanit. Nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm ėshtė vetėvarur edhe 53-vjeēari Luan Xhaxha nga Tirana. Ndėrsa 62-vjeēari Afrim Rama nga Laēi ka gjetur si zgjidhje pėr tė thėnė “lamtumirė” duke u hedhur nga kati i tretė i banesės sė tij.
    Dy vetėvarje nė Elbasan
    Njė femėr e sapo-martuar dhe njė 49-vjeēar, qė tė dy nga rrethi i Elbasanit i kanė dhėnė fund jetės nė dy ngjarje qė kanė ndodhur nė dy fshatra tė ndryshėm. Dy vetėvarje kanė ndodhur nė njė hark kohor prej rreth njė ore nga njėra-tjetra mbrėmjen e sė mėrkurės. Burime tė policisė bėnė tė ditur se dy ditė mė parė, “rreth orės 19.00 ėshtė dėrguar e vdekur nga familjarėt e saj nė spitalin e Belshit 23-vjeēarja Genta Ēela, e martuar nė Belsh dhe lindur nė fshatin Qukės tė Librazhdit. 23-vjeēarja u gjet e varur nė tualetin e banesės sė saj. Burimet policore nuk kanė bėrė tė ditur shkaqet e vetėvarjes sė saj. Vetėm njė orė pas kėsaj ngjarjeje, i njėjti fenomen ka ndodhur nė fshatin Joronisht tė komunės sė Zavalinės. 49-vjeēari Jakov Kushta, me banim nė fshatin Gjergjan tė rrethit tė Elbasanit, ėshtė gjetur i vetėvarur nė korridorin e banesės sė prindėrve tė tij nė fshatin Joronisht, ku kishte shkuar pėr vizitė. Burimet policore bėjnė tė ditur se po hetohen tė dy rastet. Nga verifikimet e para, rezulton qė viktimat nuk kanė pasur shenja dhune nė trup.
    Vetėvaret shoferi i Ministrisė
    Njė punonjės i Ministrisė sė Mbrojtjes i ka dhėnė fund jetės nė orėt e para tė ditės sė djeshme. Burimet zyrtare tė Policisė sė Qarkut tė Tiranės bėjnė tė ditur se “rreth orės 01.55 tė ditės sė enjte, shėrbimet e Kontroll tė territorit tė Komisariatit tė Policisė Nr. 3 nė Tiranė morėn njoftim pėrmes njė telefonate, se nė mjediset e njė banese ėshtė gjendur i vetėvarur njė shtetas. Sipas tyre, “viktima ėshtė shtetasi Luan Faik Xhaxha, me arsim tė mesėm, punonjės (shofer) pranė Ministrisė sė Mbrojtjes”. 53-vjeēari Xhaxha ėshtė gjetur nga familjarėt, i vetėvarur nė mjediset e banesės sė tij, e cila ndodhet nė rrugėn “Sulejman Pasha” nė kryeqytet. Burimet policore bėjnė tė ditur se po kryhen hetimet pėr tė saktėsuar tėrėsisht motivet e kėsaj ngjarje. Sipas tyre, ende nuk ka tė dhėna tė flitet pėr njė vrasje nė kushtet e depresionit tė rėndė.
    Hidhet nga kati i 3-tė
    Vetėvritet duke u hedhur nga kati i tretė i njė pallati nė ndėrtim njė 62-vjeēar. Burime nga policia e Laēit thanė se paraditen e djeshme, shtetasi Afrim Rama, 62 vjeē, banor i qytetit tė Laēit, i ka dhėnė fund jetės duke u hedhur nga lartėsia. Policia, e cila ka shkuar menjėherė nė vendngjarje, konfirmon zyrtarisht se 62-vjeēari ka kryer vetėvrasje. Babai i tre fėmijėve e ka ndėrmarrė aktin fatal nė kushtet e depresionit tė thellė. Ndėrkohė, po punohet nga organet hetimore pėr zbardhjen e ngjarjes sė rėndė.
    Fenomeni i vetėvrasjes ėshtė i shtrirė pothuajse nė tė gjithė territorin e vendit dhe thuajse ēdo ditė regjistrohen akte tė tilla vetėflijuese. Sipas studimeve pėrqindja mė e madhe e rasteve tė vetėvrasjeve rezulton tė jetė nė rrethet me popullsi mė tė madhe. Nga statistikat e nxjerra, rezulton se numrin mė tė madh tė vetėvrasjeve e kanė rrethet e Tiranės, Korēės, Shkodrės, Durrėsit, Beratit e Vlorės. Nė Has, Devoll, Mat, Kolonjė dhe Bulqizė nuk ėshtė shėnuar asnjė rast vetėvrasje. “Vetėm nė dy prefekturat, atė tė Fierit dhe Tiranės, kanė ndodhur 42.6 pėr qind tė vrasjeve nė shkallė vendi. Nė Peshkopi dhe Kukės rezulton se janė vetėvrarė vetėm meshkuj, ndėrsa nė Tropojė vetėm femra”, - thonė studimet. Gjithsesi strukturat e Ministrisė sė Brendshme nuk japin tė dhėna rreth kėtij fenomeni, ndonėse ēdo ditė regjistrohen vetėvrasje nė tė gjithė Shqipėrinė.

    Tabela e vetėvrasjeve sipas rretheve

    Rrethi Total M F
    Tiranė 47 31 16
    Fier 30 19 11
    Korēė 16 11 5
    Berat 12 6 6
    Shkodėr 11 6 5
    Kurbin 9 6 3
    Durrės 9 4 5
    Vlorė 9 7 2
    Lezhė 8 2 6
    Gjirokastėr 8 8 0
    Lushnjė 8 2 6
    Elbasan 7 3 4
    Pukė 4 1 3
    Kavajė 3 2 1
    Mallakastėr 3 2 1
    Skrapar 3 0 3
    Gramsh 3 2 1
    Pogradec 3 1 2
    Kukės 2 2 0
    Tropojė 2 2 0
    Dibėr 2 2 0
    Krujė 2 0 2
    Sarandė 2 0 2
    Delvinė 2 2 0
    Kuēovė 2 0 2
    Pėrmet 2 2 0
    Tepelenė 2 1 1
    Mirditė 1 0 1
    M.e Madhe 1 0 1
    Librazhd 1 0 1


    Box 2
    Tabela e moshės sė vetėvrarė nė vitin 2005

    GRUPMOSHAT Total
    10-15 9
    16-25 50
    26-35 50
    36-45 39
    46-55 26
    56-65 25
    Mbi 60 15



    Metodat e realizimit tė vetėvrasjeve

    METODAT TOTALI
    Helmim 80
    Varje 62
    Vrasje 43
    Mbytje 10
    Hedhje 13
    Mėnyra e tij 6


    MJETET PĖRQINDJA
    Fostoksinė 20
    Kordon 18.6
    Automatik 8.4
    Pistoletė 5.6
    Litar 4.6
    Pushkė 0.92

      Ora ėshtė Mon Dec 05, 2016 11:27 am