FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    JA CMIMET CE MUND TE SHPEZNOSH NE PLAZHET SHQIPTARE

    Share
    avatar
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 33
    Registration date : 17/04/2008

    default JA CMIMET CE MUND TE SHPEZNOSH NE PLAZHET SHQIPTARE

    Mesazh nga Sajmiri prej Sun Jul 06, 2008 7:39 pm

    Tė gjitha ēmimet e hoteleve dhe shtėpive tė banimit pėr pushime nė plazhet e vendit nga veriu nė jug
    Sa fiton shteti dhe sa pronarėt e njėsive akomoduese turistike
    Tragetet nė Durrės dhe Vlorė, avionėt nė Rinas si dhe autobusėt nė pikat kufitare tokėsore me Greqinė, kanė filluar tė sjellin nė vend pėr pushimet e verės, gjatė javės sė fundit mijėra emigrantė dhe studentė qė vazhdojnė universitetet jashtė. Por odiseja e tyre fillon qė me prenotimet e biletave nga shtetet ku nisen, ku ēmimet pėr tė ardhur nė vend janė mė tė larta se njė vit mė parė, por dhe shumė mė tė larta se ato qė prenotojnė italianėt apo grekėt qė shkojnė me pushime nė plazhet e Spanjės, Francės apo shtete tė tjera shumė mė larg se Shqipėria. Befasia mė e madhe e tyre, ėshtė pėrballimi me ēmimet e larta, menjėherė sa mbėrrijnė nė vend. Nga ana tjetėr, kursi i kėmbimit tė euros me lekun ėshtė mjaft i ulėt, duke pasur parasysh se shumica prej tyre jetojnė nė shtetet fqinje, ku paguhen me euro. Vetėm duke parė internetin, njė biletė nga Valencia e Spanjės nė Torino, Itali, kushton vajtje-ardhje 80 euro, ndėrsa po nga Torino vajtje-ardhje pėr nė Shqipėri, bileta kushton 280 euro, megjithėse distanca ėshtė pothuaj e njėjtė. Po tė hapėsh faqet e internetit tė agjencive ndėrkombėtare turistike, shikon se ky nuk ėshtė rast i vetėm, qė megjithėse sezoni turistik dihet qė ka ēmime mė tė larta, por linjat me Shqipėrinė ja kalojnė disa herė ēdo udhėtimi nga njėri shtet i Evropės nė tjetrin. Ideja se s ka konkurrencė dhe ēmimet janė tė larta, qė paraqesin agjencitė turistike shqiptare, bie poshtė me shifrat kokėforte tė emigracionit shqiptar, qė ėshtė ndėr mė tė lartėt pėr frymė tė popullsisė nė Evropė, si dhe dėshirės sė tyre pėr tė udhėtuar nė kėtė sezon drejt vendit tė tyre. Nga Bari nė Londėr me avion ēarter bileta kushton 100 euro, vajtje-ardhje, kurse nga Milano nė Nju-Jork 400 euro, pėr tė ardhur te linjat me avionė ēarter nga Italia nė plazhet e Turqisė apo Sharm El Sheik tė Egjiptit, ku pėr njė person bileta kushton vajtje-ardhje afro 100 euro.
    E vetmja ofertė e kėtij sezoni e leverdisshme u bė pak ditė mė parė nga kompania “Belle Air”, pėr kosovarėt qė duan tė vijnė nė plazhet shqiptare me avionė, ku ēmimi ėshtė 100 euro vajtje-ardhje, ndėrsa po kjo kompani, meqenėse ka ēmime mė tė ulėta edhe nga disa qytete italiane, biletat tashmė janė tė prenotuara tė gjitha pėr krejt sezonin veror.
    Nuk ėshtė hera e parė, qė emigrantėt kryesisht ballafaqohen kur vijnė nė Shqipėri me ēmime mė tė larta se nė vendet nga vijnė, por kėtė herė ata po pėrballen si asnjėherė tjetėr me njė rritje tė lartė tė artikujve bazė tė shėrbimit dhe tė konsumit tė pėrditshėm. Mbi 90 pėr qind e emigrantėve, vijnė nga shtetet fqinje tė BE, Greqi dhe Itali, kur pagat mesatare janė disa herė mė tė larta se nė Shqipėri. Por, kursimet e tyre pėr tė kaluar pushimet nė vendin e tyre, firojnė menjėherė, sepse ēmimet e artikujve bazė tė konsumit dhe tė shėrbimit, janė disa herė mė tė larta se nė kėto shtete. Ky ėshtė fluksi i parė i mbėrritjes sė bashkatdhetarėve tanė kėtė sezon veror, por qė pritet tė rritet nė vazhdim veēanėrisht nė muajin gusht dhe prognoza pėr t u ulur ēmimet ėshtė zhdukur nga horizonti. “Piratėt” e “thithjes” sė kursimeve modeste tė fituara me djersė dhe punė tė vėshtira tė emigrantėve, duken qė nė pikat kufitare tė vendit. Njerėz me disa ēanta bakalli, qė e quajnė veten kambistė, janė tė parėt qė i trembin emigrantėt me kurse kėmbimi absurde, mė pas vijnė taksistėt qė kėrkojnė si tė vije nė Nju-Jork apo Londėr dhe befasimet vazhdojnė nė tregjet e vendit, kur shikojnė se ēmimet ua kalojnė tregjeve tė Athinės dhe Italisė. U bėnė disa vite, qė para ardhjes sė emigrantėve, si pėr pushimet e dimrit, ashtu dhe ato tė verės, njerėz pa skrupull bėjnė plane duke fėrkuar duart, se si do tė fitojnė mė shumė para. Dhe, megjithėse ky fenomen, ėshtė bėrė refren sa herė emigrantėt kthehen nė vend, strukturat shtetėrore, dhe aq mė tepėr ato tė financave, nuk marrin asnjė masė pėr tė ndėshkuar spekulantėt nė rritjen e ēmimeve
    -Ja ēmimet e hoteleve apo shtėpive tė banimit pėr turizmin-

    Kėtė verė edhe ēmimet akomoduese pėr pushim nė hotele, vila, resorse apo shtėpi banimi nė plazhet e vendit janė mė tė larta se njė vit mė parė. Mozaiku i ēmimeve nga plazhet e veriut nė jug ndryshon. Mė tė lira janė hotelet nė plazhin e Velipojės, ku vetėm pėr fjetje pėr njė natė njė person duhet tė paguajė afro 10 euro, ndėrsa nė Shėngjin 15 euro. Por ka edhe dhoma pėr katėr persona me 20 euro nata.
    Nė plazhet e Durrėsit dhe tė Golemit ka variacione tė shumta ēmimesh, qė nga ato mė tė ulėtat tė shtėpive tė banorėve vendas me 20 euro nata, deri te hotelet ku, sipas kushteve, variojnė nga mė tė lirėt 15-20 euro pėr njė person nė natė deri te 50 euro nė hotelet mė luksozė.
    Rekorde ēmimesh tė larta tė hoteleve shėnohen kėtė prag vere nė plazhet e Radhimės nė Vlorė. Kėtu ēmimet pėr njė natė nė hotele variojnė nga 20-40 euro pėr person, ndėrsa nė Dhėrmi dhe Himarė hotelet ofrojnė ēmime nga 40-50 euro nata. Por nė kėto dy pika turistike pushuesit mund tė gjejnė shtėpi banimi me kushe normale, ku dhoma pėr njė natė pėr katėr persona varion nga 30 deri nė 40 euro.
    Nė Sarandė kėtė vit ēmimet nuk kanė ndryshuar nga viti i kaluar, ku hotelet ofrojnė ēmime nga 25-70 euro, sipas komoditeteve pėr person, ndėrsa banesat e sarandiotėve ofrojnė dhoma me qira, qė tashmė janė pothuaj tė prenotuara pėr sezonin 15 korrik-15 gusht me ēmim 30 euro pėr katėr persona.
    Sipas njė analize, njė familje me 4 persona, pėr tė kaluar kėtė verė pushimet nė plazhet e veriut, pėrfshi fjetjen dhe ushqimin si dhe argėtimet e tjera, duhet tė shpenzojė mesatarisht pėr njė ditė 30 euro, ndėrsa pėr 15 ditė, siē pushojnė tradicionaisht shqiptarėt duhen rreth 450 euro.
    Ndėrsa nė plazhet e Durrėsit dhe tė Golemit, pėr tė njėjtat ditė pushimi njė familjeje i duhen rreth 600-700 euro.
    Por nė plazhet e Radhimės, Dhėrmiut apo Himarės, ēmimi rritet deri nė 1000 euro, ndėrsa nė Sarandė ēmimi arrin deri nė 1500 euro.

      Ora ėshtė Wed Jul 26, 2017 1:47 pm