FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    ITALI RIBASHKIMI FAMILJAR TANI DUHET PROVA E ADNse

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default ITALI RIBASHKIMI FAMILJAR TANI DUHET PROVA E ADNse

    Mesazh nga Sajmiri prej Sun Jul 06, 2008 7:28 pm

    Komisioni i Ēėshtjeve Kushtetuese tė Dhomės sė Deputetėve nė Itali, vend ku numėrohen rreth 500 mijė emigrantė shqiptarė, ka nisur tė diskutojė ēėshtjen e ribashkimit famijar.
    Ka nisur kėshtu ecuria e diskutimit tė dekretit legjislativ mbi ribashkimet familjare, i cili parashikon se mund tė pėrdoret marrja e ADN-sė nė rastet kur mungon, apo nuk njihet dokumentacioni qė provon lidhjet familjare, bėri tė ditur, Drejtoria e Migrimit nė Ministrinė e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta. Marrja e ADN-sė qė duhet tė kryhet me shpenzime tė tė interesuarve, do tė jetė kusht i pakapėrcyeshėm pėr tė marrė autorizimin pėr ribashkim familjar, nė mungesė tė dokumentacionit tė duhur.
    Dokumentacioni
    Sipas dekretit nr. 334/04, (I hyrė nė fuqi mė parė), duke paraqitur disa dokumente, tė gjithė emigrantėt me dokumente tė rregullta kanė mundėsinė qė tė marrin nė Itali tė afėrmit e tyre. Pėr tė kėrkuar bashkim familjar pranė Sportelit Unik pėr Emigracionin nė Itali dokumentat qė duhet tė paraqiten nė sportel duhet tė jenė tė legalizuara dhe tė konfirmuara si tė vlefshme, pėr qėllime tė bashkimit familjar. Tė interesuarit qė kėrkojnė bashkim familjar janė tė ftuar tė deklarojnė pranė Sportelit pėr Legalizim tė Ambasadės ditėn e takimit dhe tė pajisen me formularin e bashkangjitur, tė plotėsuar nė ēdo pjesė dhe i firmosur mundėsisht nga qytetari shqiptar qė banon nė Itali dhe qė kėrkon bashkimin familjar, e nė rast pamundėsie, i firmosur nga familjari qė banon nė Shqipėri dhe qė duhet tė kėrkojė vizė pėr bashkim familjar. Ky formular duhet tė jetė origjinal dhe duhet tė jetė i shoqėruar me njė kopje tė lejes sė qėndrimit nė Itali tė personit qė kėrkon bashkimin familjar si dhe me fotokopje tė dokumenteve qė do tė vlerėsohen.
    Bashkimi me prindėrit
    Pėrsa i takon shtetasve shqiptarė qė jetojnė e punojnė nė Itali, tė cilėt kėrkojnė tė bashkohen me prindėrit e tyre tė moshuar, procedura ėshtė disi mė ndryshe. Kjo kategori duhet tė ketė me vete njė certifikatė familjare, nga e cila tė rezultojnė tė gjithė fėmijėt e lindur nga martesa, edhe nėse ata janė nė emigrim, fėmijėt e martuar ose tė ndarė nga familja. Gjithashtu, ata duhet tė kenė me vete edhe njė kopje tė certifikatės familjare tė lėshuar nė bazė tė regjistrit tė viteve 1950–1974. Me anė tė kėsaj ēertifikate ata vėrtetojnė se janė anėtarė tė sė njėjtės familje dhe qė prindėrit e moshuar nuk kanė mėnyrė tjetėr jetese. Pėrveē kėtyre, duhet dorėzuar edhe njė kopje e lejes sė qendrimit tė fėmijės tė tyre qė jetojnė nė Itali.

      Ora ėshtė Sun Dec 11, 2016 4:47 pm