FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    QEVERIA BERISHA RRITJA E TRETE E PAGAVE NE TRE VJET

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default QEVERIA BERISHA RRITJA E TRETE E PAGAVE NE TRE VJET

    Mesazh nga Sajmiri prej Thu Jul 03, 2008 9:17 pm

    Rritja e ndjeshme e pagave pėr punonjėsit e shėndetėsisė si dhe tė arsimit reflekton qartė pėrmbushjen e premtimeve tė qeverisė. Duke vlerėsuar se qeveria po mban pikė pėr pikė, madje edhe me ndonjė tejkalim tė qartė zotimet e saj, kryeministri Berisha vlerėsoi se programi i kėsaj qeverie ka rritjen mė tė madhe tė pagave se nė ēdo vend tjetėr. Nė kėtė kontekst Berisha vuri nė dukje se nė rast se pagat janė rritur nga 65 deri nė 89 pėr qind, inflacioni i tė tre viteve tė marra sė bashku nuk kap vlerėn 8 pėr qind. Nė kėtė mėnyrė, tha ai, ėshtė tejkaluar 6 apo 7 herė, sipas rastit, indeksimi pėr tė gjitha pagat, pėrveē pagave tė larta, tė cilat thjesht janė indeksuar. Ajo ē`ka rėndėsi ka vlerėsuar mė tej kryeministri ėshtė se nė kėto tre vjet qeveria ka realizuar rritje mė tė madhe tė pagave se ēdo vend tjetėr europian. Nė kėtė aspekt, Berisha theksoi se si rezultat i zvogėlimit tė administratės, shpenzimet pėr pagat zėnė vetėm 6.2 pėr qind tė shpenzimeve tė pėrgjithshme. "Nė pėrputhje me programin e saj, qeveria shpalli tre vjet mė parė qeveri tė vogėl dhe rritje progresive tė ndjeshme tė pagave. Efektet e saj kanė qenė tė veēanta, madje unike", bėri tė ditur kreu i qeverisė, duke shtuar se zvogėlimi i administratės nė rreth 104 mijė punonjės i dha vendit administratėn mė tė vogėl pėr frymė nė Europė. Nga ana tjetėr, Berisha ka bėrė tė qartė se, rritja e pagave nė kėto tre vjet ka qenė mė e lartė se nė ēdo vend tjetėr tė Europės e mė gjerė. Megjithatė, Berisha nėnvizoi faktin se, kjo ngarkesė mbi shpatullat e taksapaguesve ėshtė vetėm 6.2 pėr qind e Prodhimit tė Brendshėm. Nga 30 pėr qind tė shpenzimeve, tha kryeministri, shpenzimet pėr pagat zėnė 6.2 pėr qind, karakteristika mė tipike, se ēdo gjė tjetėr, pėr njė qeveri tė vogėl, qė peshon mė lehtė se ēdo qeveri tjetėr mbi shpatullat e taksapaguesve. "Pas rritjes sė pensioneve, politika e rritjes sė pagave ėshtė njė akt tjetėr madhor i qeverisė gjatė kėtyre tre viteve, me tė cilėn ne kemi hedhur bazat pėr njė administratė tė mirėpaguar e tė shpėrblyer, nė pėrputhje me punėn qė bėn", vijoi mė tej Berisha, ndėrsa theksoi se me gjithė rritjen e pagave, pesha e tyre ėshtė zvogėluar nė zėrin e pėrgjithshėm tė shpenzimeve buxhetore.


    Realizohet premtimi pėr rritjen e pagave tė arsimtarėve nė masėn 77%


    Premtimi i qeverisė pėr rritjen e pagave nė masėn 14 pėr qind pėr arsimtarėt nė tė gjithė sistemin arsimor parauniversitar ėshtė konkretizuar dje me miratimin e tij gjatė mbledhjes sė Kėshillit tė Ministrave. Kryeministri Berisha vlerėsoi se krahasuar me vitin 2005, pagat e arsimtarėve janė rritur nga 72 deri nė 77 pėr qind. Ai tha se, mjafton tė nėnvizohet fakti se paga mesatare pėr punonjėsit e arsimit parauniversitar, pėr 36 288 arsimtarė, ėshtė rritur nga 23100 lekė nė muaj nė vitin 2005, nė 45300 lekė nė vitin 2008, ose rreth 75 pėr qind mė e lartė nė vitin 2008, krahasuar me vitin 2005 si dhe paga mujore e arsimtarit me shkollė tė mesme ėshtė rritur nga 20068 lekė nė muaj nė vitin 2005, nė 35013 lekė nė muaj nė vitin 2008, me njė rritje prej 75 pėr qind. Ndėrkohė qė paga mujore e arsimtarit tė shkollės tetėvjeēare ėshtė rritur nga 23665 lekė nė vitin 2005, nė 41847 nė vitin 2008, ose njė rritje prej 77 pėr qind si dhe paga mujore e arsimtarit tė shkollės sė mesme ėshtė rritur nga 26240 lekė nė vitin 2005 nė 45055 lekė nė vitin 2008, ose njė rritje prej 72 pėr qind.


    Qeveria shqiptare, shpenzimet administrative mė tė ulėtat


    Qeveria shqiptare ka shpenzimet administrative mė tė ulėta nė pėrqindje tė GDP-sė se ēdo qeveri tjetėr nė Europė. Kryeministri Berisha ka theksuar dje, se tashmė ka kaluar koha kur paratė e taksapaguesve shqiptarė shpėrdoroheshin nė mėnyrė abuzive. "Nėse paraardhėsit tanė shpenzonin 3.9% pėr shpenzime administrative, ne sot shpenzojmė qartėsisht rreth 1.9 apo 2% si shpenzime operative. Iku koha kur paratė e taksapaguesve shpėrdoroheshin pėr lukse e salltanete", ka nėnvizuar kreu i ekzekutivit, duke vėnė nė dukje se premtimi pėr njė qeveri tė vogėl, por funksionale ėshtė mbajtur plotėsisht me seriozitetin dhe rigorozitetin mė tė madh. Ndėr tė tjera, kreu i qeverisė bėri tė ditur se edhe pse shpenzimet administrative janė zvogėluar ndjeshėm, qeveria funksionon me njė kod etik normal dhe pa vėshtirėsi. "Ne shpenzojmė pėr fondin e pagave 6,2% tė GDP-sė . Shqipėria ka ndryshuar, qeveria i ndryshoi gjėrat. Tė gjitha kėto janė fryt i reformave tė mėdha, tė cilat absolutisht nuk na pengojnė pėr tė parė dhe problemin qoftė edhe tė njė njeriu tė vetėm, e jo mė 1001 problemet qė mund tė ketė Shqipėria. Ne i shohim kėto probleme me besimin mė tė madh dhe me pėrkushtimin mė tė madh pėr t`i zgjidhur", vijoi mė tej kryeministri gjatė mbledhjes sė radhės tė qeverisė.


    Pagat e punonjėsve tė shėndetėsisė, rritje tė ndjeshme


    Pagat e punonjėsve tė shėndetėsisė janė rritur ndjeshėm, duke u shkėputur njėherė e pėrgjithmonė nga koha kur ata paguheshin nė mėnyrė qesharake. Kryeministri Berisha tha se infermierėt e spitaleve qė janė punėtorėt e punės mė tė vėshtirė shpėrbleheshin me njė rrogė qesharake, tė turpshme e tė papranueshme. "Imagjinoni njė nėnė, njė grua apo njė burrė qė punon me tre turne, tė cilat i kalon mes dhimbjes mė tė madhe njerėzore, dhimbjeve shumė tė mėdha dhe ajo paguhej nė mėnyrėn mė qesharake, mė tė papranueshme vetėm me 140 mijė lekė dhe po tė ishte nė qendrėn spitalore paguhej me 160 mijė. Nė njė kohė kur ne sot nuk kemi pension nė qytet nėn 110 mijė lekė", ka bėrė tė ditur kryeministri nė fjalėn e tij. Ndėr tė tjera, Berisha bėri tė ditur edhe vendimin pėr rritjen e pagave pėr tė gjithė kategoritė e punonjėsve tė administratės shtetėrore. Nė kėtė kontekst ai ka vlerėsuar kėtė si njė masė tė re tė qeverisė nė pėrmbushje tė programit tė saj pėr rritjen progresive tė pagave. Kreu i ekzekutivit theksoi se, ky vendim sjell njė tjetėr efekt tė ndjeshėm nė nivelin e pagave, qė nė tre vjet tejkalon deri nė 7 herė vlerėn e indeksimit tė tyre.


    Paga minimale nė shkallė vendi caktohet 170 mijė lekė


    Kėshilli i ministrave miratoi dje vendimin pėr pėrcaktimin e pagės minimale tė shkallė vendi. Paga bazė minimale, mujore, pėr punonjėsit, nė shkallė vendi, qė ėshtė e detyrueshme tė zbatohet nga ēdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, tė jetė 17 000 (shtatėmbėdhjetė mijė) lekė. Nė kėtė kontekst paga bazė minimale mujore jepet pėr 174 orė pune nė muaj, tė kryera gjatė kohės normale tė punės. Paga bazė minimale orare tė jetė 98 (nėntėdhjetė e tetė) lekė. Shtesat me karakter tė pėrhershėm jepen mbi pagėn bazė.


    Rritja e pagave sipas kategorive:


    - Paga mesatare pėr tė gjithė punonjėsit buxhetorė nė vend ėshtė rritur nga 27336 lekė nė vitin 2005 nė 42439 lekė nė muaj nė vitin 2008, njė rritje prej 55 pėr qind. Kjo ėshtė rritja e pagės mesatare tė administratės publike nė tėrėsi.

    - Paga mesatare pėr punonjėsit e institucioneve tė varėsi tė ministrive apo institucioneve tė tjera, pėr 46 939 punonjės, ėshtė rritur nga 31 275 lekė nė muaj nė vitin 2005, nė 45000 lekė nė vitin 2008, apo 50 pėr qind mė e lartė nė vitin 2008, krahasuar me vitin 2005;

    - Paga mesatare pėr punonjėsit e arsimit parauniversitar, pėr 36 288 arsimtarė, ėshtė rritur nga 23100 lekė nė muaj nė vitin 2005, nė 45300 lekė nė vitin 2008, ose rreth 75 pėr qind mė e lartė nė vitin 2008, krahasuar me vitin 2005;

    - Paga mujore e arsimtarit me shkollė tė mesme ėshtė rritur nga 20068 lekė nė muaj nė vitin 2005, nė 35013 lekė nė muaj nė vitin 2008, me njė rritje prej 75 pėr qind;

    - Paga mujore e arsimtarit tė shkollės tetėvjeēare ėshtė rritur nga 23665 lekė nė vitin 2005, nė 41847 nė vitin 2008, ose njė rritje prej 77 pėr qind;

    - Paga mujore e arsimtarit tė shkollės sė mesme ėshtė rritur nga 26240 lekė nė vitin 2005 nė 45055 lekė nė vitin 2008, ose njė rritje prej 72 pėr qind;

    - Paga mujore pėr infermierėt ėshtė rritur nga 15044 lekė nė muaj nė vitin 2005, nė 28564 lekė nė vitin 2008, ose 89 pėr qind mė e lartė se nė vitin 2008;

    - Paga mujore e infermierit nė Qendrat Spitalore Universitare ėshtė rritur nga 16150 lekė nė vitin 2005, nė 29061 lekė nė vitin 2008, njė rritje prej 80 pėr qind, krahasuar me vitin 2005;

    - Paga mujore pėr infermierėt nė Qendrat e Shėndetit Publik ėshtė rritur nga 14500 lekė, nė 26534 lekė nė vitin 2008, me njė rritje prej 83 pėr qind;

    - Paga mujore e infermierit nė Qendrat Spitalore nė rrethe ėshtė rritur nga 13500 lekė nė vitin 2005 nė 24300 lekė nė vitin 2008, me njė rritje prej 80 pėr qind;

    - Paga mesatare pėr rreth 3 mijė mjekė, ėshtė rritur nga 22683 lekė nė muaj nė vitin 2005, nė 41700 lekė nė muaj ose rreth 84 pėr qind mė e lartė se nė vitin 2008;

    - Paga mujore e mjekut nė Qendrat Spitalore Universitare ėshtė rritur nga 23567 lekė nė vitin 2005, nė 39700 lekė nė vitin 2008, ose 68 pėr qind mė e lartė;

    - Paga mujore e mjekut nė Qendrat e Shėndetit Publik ėshtė rritur nga 19850 lekė nė vitin 2005, nė 37672 lekė vitin 2008, me njė rritje prej 90 pėr qind;

    - Paga mujore e mjekut nė Qendrat Spitalore nė rrethe ėshtė rritur nga 19492 lekė nė vitin 2005, nė 37000 lekė nė vitin 2008, me njė rritje 90 pėr qind;

    - Paga mesatare pėr punonjėsit e tatimeve ėshtė rritur nga 41531 lekė nė vitin 2005, nė 62497 lekė nė vitin 2008, njė 50 pėr qind mė e lartė se nė vitin 2005;

    - Paga mesatare pėr 999 punonjėsit e doganave ėshtė rritur nga 36486 lekė nė vitin 2005, nė 68704 lekė nė vitin 2008, ose rreth 88 pėr qind mė shumė, krahasuar me vitin 2005.

    Blerina TOSLLUKU Rilindja Demokratike

      Ora ėshtė Mon Dec 05, 2016 11:30 am