FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    ITALIA RIKTHEHET MARCELLO LIPPI

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default ITALIA RIKTHEHET MARCELLO LIPPI

    Mesazh nga Sajmiri prej Tue Jul 01, 2008 8:25 pm

    MARCCELLO LIPPIMarcello Lippi kthehet nė krye tė kombėtares, pas dy vjetėsh. “Mirė se ju gjeta. Jam shumė i lumtur qė po e marr skuadrėn aty ku e kisha lėnė, por kjo do tė thotė se pėr fat tė keq gjėrat pėr kombėtaren tonė nuk kanė shkuar shumė mirė. Ndryshe unė do tė isha ende duke luajtur me nipin tim”. Kėshtu ėshtė hapur konferenca pėr shtyp e Marcello Lippit, qė dy vjet pas suksesit nė Berlin kthehet nė krye tė kombėtares.
    Ai ka thėnė se nuk do ta linte kurrė kombėtaren, mė tė cilėn ndėrtoi gjėra shumė tė rėndėsishme. Ka sqaruar pėr gazetarėt se e la kombėtaren para ndeshjes me Ēekinė, pasi e gjykoi se nuk mund tė vazhdonte pėr motive qė tashmė dihen.
    Nė kėto vite pranon se janė bėrė gjėra tė mira. Donadoni ka futur lojtarė tė rinj, qė e kanė treguar veten se do tė vlejnė edhe pėr tė ardhmen.Kėshtu, sipas tij nuk mund tė quhen dy vite tė humbur. “Nuk mund tė fitohet gjithmonė”- ka thėnė ai.
    Pse vendose tė ktheheshe, nuk kishte tė tjera skuadra tė gatshme?
    Unė e lashė kombėtaren me zemėr tė thyer. Pėr njė vit nuk mendova mė tė stėrvisja, pastaj mė kanė ardhur oferta tė shumta nga klube dhe kombėtare. Gjithmonė i kam refuzuar, sepse nuk mund tė stėrvisja asnjė skuadėr, pasi kisha fituar botėrorin me Italinė. Kur u afrua evropiani, u vura nė dispozicion, nė rast se do tė kishte nevojė pėr mua. Ndihesha nė borxh edhe me federatėn.
    Ēfarė shembulli mendoni se duhet ndjekur?
    Nuk duhet detyrimisht tė ndiqet shembulli i Spanjės. Ne kemi njė grup lojtarėsh, qė dy vjet mė parė fituan botėrorin dhe duhet tė vėnė nė balancė hyrjet e reja, por pa hedhur poshtė asnjė. Nuk do tė bėhen zgjedhje pėr mirėnjohje. Nga ai grup ka shumė lojtarė qė mund tė japin ende shumė nė nivelin botėror. Duhet tė bėjmė nė kėtė mėnyrė njė mix mes tė rinjve dhe tė vjetėrve.
    Totti e Nesta i kanė thėnė lamtumirė kombėtares. Mendon t’i telefonosh pėr t’i ndėrruar mendje?
    Unė jam i bindur se duhet respektuar vendimi i tė tjerėve. Nė kėtė rast, i dy lojtarėve qė kanė dhėnė shumė pėr kombėtaren. Kėshtu qė nuk kam ndėrmend tė marr nė konsideratė njė rikthim tė tyre, sepse ata e kanė shprehur vendimin e tyre dhe unė e respektoj. Por dua tu jap njė kėshillė atyre lojtarėve, qė nė fund tė karrierės vendosin tė japin lamtumirėn me kombėtaren. Nė vend tė kėsaj, mė mirė tė deklarojnė njė lloj mirupafshim dhe jo largim pėrfundimtar.
    Tottin e dėgjoj shpesh, por nuk kemi folir kurrė pėr kombėtaren dhe nuk do t’i telefonoj kurrė askujt, sepse respektoj vendimin e futbollistėve. Nėse do tė mė merrnin ata direkt nė telefon pėr tė mė folur rreth kėtij argumenti, atėherė do ta merrja nė konsideratė mundėsinė: mė parė duhet tė vlerėsoj pro-tė dhe kundėr, mė pas do tė merrja njė vendim…

      Ora ėshtė Mon Dec 05, 2016 11:26 am