FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    DISA KESHILLA PER TE SHMANGUR ALERGJINE E VERES

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default DISA KESHILLA PER TE SHMANGUR ALERGJINE E VERES

    Mesazh nga Sajmiri prej Tue Jul 01, 2008 7:35 pm

    Disa sėmundje kanė sezone tė caktuara. Alergjia dhe infektimi i syve mė sė shumti pėrhapet gjatė stinės sė pranverės dhe verės. Faktorėt e kėtyre stinėve, si nxehtėsia, rrezet e diellit dhe pluhuri mund ta pėrkeqėsojnė kėtė sėmundje, pėrveē faktorėve tė tjerė tė shumtė. Cilat janė simptomat e kėsaj sėmundje? Cilat janė shkaqet e pėrhapjes sė saj? Si mund ta evitojmė? Ēfarė kėshillash jepen pėr ata qė vuajnė nga kjo sėmundje?

    Simptomat

    Alergjia mund tė shfaqet te ēdo person nė ēdo moshė dhe pa diferenca nė seks, ndonjėherė shfaqet dhe nė aparatin e ngrėnies me diarre, tė vjella. Njė nga simptomat e para tė alergjisė sė syve ėshtė kruarja qė ndihet nė sy, skuqje dhe fryrje tė qepallave sė syrit dhe shtim i sekrecioneve (lotėve). Kur nė mjedis ndodhen shkaktarė tė kėsaj sėmundjeje, mund tė ndodhė ajo qė quhet alergji kronike. Kjo alergji sjell reaksione nė qepallat e syrit, zgjerim tė fryrjes dhe krijimin e zonave tė infeksionit kronik. Tė tjera simptoma kronike janė skuqja e syve e shoqėruar mė dhimbje dhe ndjenjė thatėsie nė sy. Simptomat nė hundė: teshtima tė pėrsėritura, sekrecione ujore, hunda e bllokuar, kruajtje. Simptoma nė sy: kruajtje, skuqje, fryrje, lotim, bezdi nė dritė. Simptoma tė lėkurės: kruajtje, fryrje, skuqje. Simptoma shumė tė pranishme pothuaj nė tė gjitha sėmundjet: irritimi i shpejtė dhe lodhja.

    Shkaktarėt

    Shkaktarėt e kėsaj sėmundjeje janė disa lėndė qė gjenden nė mjedis, tė cilat shkaktojnė reaksion me syrin, sidomos me konjunktivėn(qepallat) qė pėrmban qeliza si basophili dhe mastcellsi, qė sjellin sekretimin e lėndėve qė shkaktojnė reaksionet infektive dhe alergjike shtesė, si histamina, ose qė shkaktojnė alergji tė vonuar dhe kronike. Alergjia ndahet nė:
    Ka raste kur alergjia shkaktohet nė sy nga pėrdorimi i lenteve tė kontaktit, i pikave qė hidhen nė sy dhe i lėndėve kozmetike. Alergjia shkaktohet nga mjedisi: pemėt, barėrat, pluhuri, kafshėt shtėpiake, parfumet dhe ajri i ndotur.

    Diagnostikimi

    Zakonisht diagnostikimi bazohet te simptomat qė shfaqen mė shumė gjatė pranverės ose verės. Mė pas bėhet njė test i rėndėsishėm pėr njė diagnozė alergjike dhe pėr tė dalluar substancėn qė sistemi imunitar njeh si tė rrezikshėm. Pėr raste tė dyshimta bėhet njė test qė bazohet nė marrje gjaku dhe kontrollimi tė antikorpeve tė prodhuara pėr njė ose mė shumė substanca. Ėshtė dhe njė test tjetėr qė quhet Provokim Bronkial me Alergjenė, d.m.th shihet reagimi i mukozės bronkiale duke dhėnė sasi shumė tė vogla alergjenėsh.
    Nxehtėsia dhe rrezet e diellit shtojnė alergjinė e syve
    Stina e vers sjell ngrohtėsinė dhe rrezet e diellit dy faktorė qė ndikojnė nė shtimin e alergjisė. Por jo pak shqetėsuese ėshtė fakti se: A kanė lidhje me sėmundjen lentet e kontaktit mjekėsore dhe ato me ngjyra qė pėrdoren pėr zbukurim? Lentet e kontaktit dhe pikat qė hidhen nė lente janė njė nga shkaktarėt e alergjisė sė syrit. Pėr tė shmangur alergjinė e tepėrt, pėrdoren pika pa lėndė konservuesve, si dhe duhen ruajtur lentet qė tė mos ndoten, duke u pastruar sipas udhėzimeve tė pėrdorimit tė tyre. Rol luajnė edhe faktorėt e stinės sė verės nė pėrhapjen e kėsaj sėmundjeje. Tashmė dihet qė alergjia shtohet me rritjen e temperaturės sė nxehtėsisė, me forcimin e rrezeve tė diellit dhe me shtimin e pluhurave nė ambient, ēka shton thatėsinė e syrit dhe shtimin e infeksioneve.

    Disa kėshilla tė rėndėsishme pėr tė mjekuar ėnjtjen e syve:
    - Fjetja e njė gjumi tė thellė qetėsues pėr pėrmirėsimin e shėndetit nė pėrgjithėsi dhe tė shėndetit tė syve nė veēanti.
    - Pakėsimi i konsumimit tė kripės, sepse kripa thith ujin qė depozitojnė indet, sidomos indet e qepallave.
    - Prija ēdo mėngjes herėt e njė gote ujė tė ftohtė pėr tė nxitur sekrecionet e veshkave dhe tė zorrėve.
    - Kompresa me ēaj tė ftohtė nė mėngjes dhe para gjumit pėr ēlodhjen e syve.
    - Masazhim i posaēėm pėr sytė dy herė nė javė.
    - Pėrdorimi i njė maske pėr sytė njė herė nė javė.

    Si ta mbrojmė veten nga ekspozimi ndaj sėmundjes
    Mbrojtja nga alergjia bėhet duke shmangur shkaktarėt e saj qė i pėrmendėm mė sipėr dhe me anėt tė kurimit tė nevojshėm, qė ėshtė:
    Marrja e ilaēeve qė ngushtojnė enėt e gjakut pėr tė pastruar syrin, si prefini dhe okulosani.
    Marrja e anti-histaminės pėr tė zbutur kruarjet dhe pėr tė pakėsuar lotimin e syve, si alomide.
    Marrja e njė ilaēi kundėr sekretimit tė histamin-kromalin-sodiumit pėr tė ndaluar krijimin e alergjisė, si optikromi dhe lekrolini.
    Hedhja e disa pikave kortizon nė raste tė vėshtira, kur nuk bėjnė dobi ilaēet e mėparshme.
    Pėr tė shmangur alergjinė e syve, duhet tė ndjekėsh hapat e mėposhtėm:
    1- Pastrimi ditor i kapakėve tė syve ndihmon nė rrallimin e mundėsive pėr t'u prekur nga kjo sėmundje.
    2- Larja e duarve fillimisht dhe mė pas e kapakėve me sapun acidik.
    3- Mosfėrkimi i syve kur tė kruhen.
    4- Pėrdorimi i garzave ose i pambukut mjekėsor pėr tė pastruar qepallat e syve. Mund tė pėrdoren edhe pomada tė ndryshme sipas kėshillės sė mjekut, tė cilat shėrbejnė pėr pastrimin e syrit.

    Disa kėshilla pėr tė shmangur alergjinė e verės
    - Tretni nė ujė njė derivat bimor rebels migrum nė mėngjes sapo zgjuar dhe nė pasdite pėr tre muaj rresht.
    - Dietė me vitamina C, B, K, tė dobishme pėr irritimin e syrit.
    - Tė evitohen ushqime qė kanė nė etiketė aroma natyrore.
    - S'duhen marrė ilaēe pa konsultuar mjekun.
    - S'duhet tė pihet cigare dhe tė evitohen ambientet ku pihet duhan
    - Tė ndiqen rregulla tė rėndėsishme pėr jetėn: tė flihet 8 orė nė natė; tė hahet tri herė nė ditė; ēlodhja ose ndalimi i punės pėr tė paktėn ēerek ore kur ndihesh i lodhur; aktiviteti fizik javor; gjetja e kohės sė lirė pėr t'ia dedikuar vetes.
    - Tė mėsohet tė mos luftohet me emocionet e vetes.
    - Tė kihet kujdes nė ditėt e thata dhe me erė, sepse me kėtė klimė pėrqendrimi i polenit nė ajėr ėshtė nė maksimum.
    - Tė zgjidhet vendi i pushimeve nė det dhe jo nė mal, sepse nė det polenet janė mė pak tė pranishme, ndėrsa nė mal kjo ndodh mbi 2000 metra.
    - Tė ndiqet kalendari dhe tė dhėnat pėr pėrqendrimin e polenit nė ajėr tė shpėrndara vit pėr vit.

      Ora ėshtė Fri Dec 02, 2016 10:53 pm