FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    MESFUSHORI I BARCELONES XAVI HERNANDES LOJTARI ME I MIRE I EROPIANIT

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default MESFUSHORI I BARCELONES XAVI HERNANDES LOJTARI ME I MIRE I EROPIANIT

    Mesazh nga Sajmiri prej Tue Jul 01, 2008 6:31 pm

    XAVI HERNANDESMesfushori spanjoll, Ēavi Hernandez, ėshtė zgjedhur lojtari mė i mirė i Euro 2008 nga komisioni teknik i UEFA-s. 28-vjeēari i Barcelonės ka luajtur pesė ndeshje nė kėtė turne, i cili u fitua nga kombėtarja e tij me meritė. Rivaliteti ka qenė shumė i madh, por diēka ka qenė e sigurt qė mė parė: lojtari qė do tė zgjidhej, do tė ishte nga skuadra iberike, pasi edhe loja qė ata ofruan nė kėtė Evropian ka qenė spektakolare. Njė nga rivalėt pėr Ēavi Hernandezin ka qenė dhe mesfushori i Vijarrealit, Markos Sena, i cili nga ana e tė gjithė specialistėve ėshtė cilėsuar si njė “mur” i pakalueshėm pėrpara mbrojtjes.

    Ēavi arriti tė shėnonte vetėm njė herė nė kėtė Evropian (golin e parė ndaj Rusisė nė gjysmėfinale) dhe arriti tė jepte njė pasim shumė tė saktė pėr Fernando Torresin, nė golin vendimtar nė finale ndaj Gjermanisė. “Lojtari i Barcelonės ka caktuar kohėt e mesfushės sė Luis Aragones”, kėshtu e ka shpjeguar zgjedhjen e lojtarit mė tė mirė Andy Roxburgh, trajner i Skocisė nė Botėrorin e 1990-ės, qė u zhvillua nė Itali dhe anėtar i organizmit tė UEFA-s, qė u zgjodh pėr tė shprehur mendimet e tij tekniko-taktike rreth Euro 2008-ės. Por lojtari i Barcelonės ėshtė zgjedhur mė i miri edhe falė votave tė tifozėve, tė cilat kanė pasur njė konsideratė tė veēantė nga grupi i teknikėve tė UEFA-s. Fitorja 1-0 nė Vjenė ka qenė ndeshja e 63-tė e Ēavit nė kombėtaren spanjolle qė nga debutimi i tij (bashkė me shokun e tij tė skuadrės Karles Pujol) nė 15 nėntor tė vitit 2000 ndaj Holandės. Nė Euro 2004 qė u zhvillua nė Portugali ka qenė njė rezervė, por ėshtė kthyer titullar nė Botėrorin e 2006-ės qė u zhvillua nė Gjermani.

    Skuadra ideale “flet” spanjisht

    Komisioni teknik i UEFA-s ka zgjedhur edhe skuadrėn ideale tė Euro 2008, nė tė cilėn figurojnė plot nėntė lojtarė tė kampionėve tė rinj tė Evropės. Nė listė gjithashtu janė edhe tre lojtarė gjermanė, katėr rusė, dy holandezė e portugezė. Ndėrsa me nga njė lojtar janė pėrfaqėsuar Italia, Kroacia dhe Turqia. Ja skuadra ideale: Portierė: Xhianluixhi Bufon (Itali), Iker Kasijas (Spanjė), Edvin van der Sar (Holandė); Mbrojtės: Bosingva (Portugali), Filip Lam (Gjermani), Karlos Marēena (Spanjė), Pepe (Portugali), Karles Pujol (Spanjė), Juri Zhirkov (Rusi); Mesfushorė: Hamit Altintop (Turqi), Luka Modriē (Kroaci), Markos Sena (Spanjė), Ēavi Hernandez (Spanjė), Konstantin Zirianov (Rusi), Mihael Balak (Gjermani), Sesk Fabregas (Spanjė), Andres Iniesta (Spanjė), Lukas Podolski (Gjermani), Uesli Shnajder (Holandė); Sulmues: Andrei Arshavin (Rusi), Roman Pavliushenko (Rusi), Fernando Torres (Spanjė), David Vija (Spanjė).

      Ora ėshtė Sun Dec 11, 2016 4:47 pm