FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    Tė ndėrtojmė njė Europė gjithėpėrfshirėse dhe jo pėrjashtuese

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default Tė ndėrtojmė njė Europė gjithėpėrfshirėse dhe jo pėrjashtuese

    Mesazh nga Sajmiri prej Sun Jun 29, 2008 7:28 pm

    Jozefina TOPALLI


    Tė ndodhesh nė njė audiencė universitare, mes personaliteteve akademikė dhe politikė, ėshtė pa dyshim njė kėnaqėsi e veēantė. Ėshtė, gjithashtu, njė nder dhe privilegj pėr mua tė marr fjalėn pas njė personaliteti si Romano Prodi, njė miku tė madh dhe mbėshtetėsi tė fuqishėm tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Ndihem shumė e kėnaqur qė po flasim sot pėr njė temė qė unė e kam shumė pėr zemėr, integrimin europian dhe nė mėnyrė tė veēantė diplomacinė parlamentare. Po diskutojmė nė njė kohė kur njė erė e re po fryn nė Shqipėri dhe nė Ballkan, era e paqes dhe e stabilitetit, era e progresit, e pėrafrimit me familjen europiane. Siē ju e dini, vendi ynė ka pėrjetuar njė histori tė vėshtirė, por ėshtė e sigurt se asnjė shtet nuk ka rekuperuar kaq shpejt kohėn e humbur, duke pėsuar transformime kaq tė mėdha, nė njė kohė kaq tė shkurtėr sa Shqipėria.

    Besimi ynė nė vlerat e lirisė, demokracisė, shtetit tė sė drejtės, por mbi tė gjitha ėndrra shpresėplotė e shqiptarėve pėr t'iu bashkuar familjes europiane, sė cilės natyrshėm i pėrkasim, kanė qenė promotorėt e kėtij transformimi.

    Nė qershor tė vitit 2006, tek sa ndiqnim nė sallėn e Parlamentit nėnshkrimin e MSA-sė Shqipėri-BE, besoj se askush nuk mendonte se ritmi i ratifikimit tė saj do tė ishte unik dhe sot, pas dy vitesh, besojmė se do tė pėrmbyllim kėtė fazė tė rėndėsishme pėr t'i kėrkuar BE-sė statusin e vendit kandidat pėr anėtarėsim. Firmosja e kontratės me Europėn ishte njė besim qė iu dha kėsaj mazhorance pėr tė udhėhequr reformat dhe kjo mazhorancė po justifikon bindshėm kėtė besim, duke shenjuar njėri pas tjetrit sukses pas suksesi. Procesi i ratifikimit tė MSA-sė, thėnė thjesht, ėshtė njė pėrgjigje e vendeve tė BE-sė nėse e pranojnė apo jo Shqipėrinė mes tyre, nė Bashkimin Europian. Pra, ky ratifikim, nuk ishte thjesht ratifikim i njė marrėveshje, por ishte njė ratifikim, nėse mund ta quaj kėshtu, i reformave, pėrpjekjeve, rezultateve dhe sukseseve tė Shqipėrisė. Ishte konfirmim i besimit tė vendeve tė Bashkimit Europian tek institucionet shqiptare, te progresi i dukshėm, te perspektiva europiane e Shqipėrisė. Nuk ishte rastėsi qė ky konfirmim iu dha Shqipėrisė edhe nė prill tė kėtij viti, nė Samitin e Bukureshtit, ku Shqipėria mori ftesėn pėr t'iu bashkuar Aleancės mė tė madhe tė Lirisė, NATO-s.

    Ngjarje e jashtėzakonshme pėr popullin shqiptar, i cili u kthye nė shtėpinė e tij, nė vatrėn e lirisė. Falė reformave tė guximshme, falė njė lidershipi tė fortė e tė pėrkushtuar, ne firmosėm marrėveshjen e lehtėsimit tė vizave me BE-nė dhe tani po bėjmė ēdo pėrpjekje pėr tė plotėsuar detyrimet ndaj partnerėve europianė, por mbi tė gjitha ndaj shqiptarėve, pėr liberalizimin e vizave, sepse ashtu siē e kam thėnė edhe mė parė, Muri i "Shengen"-it ėshtė njė problem serioz pėr qytetarėt shqiptarė, sėrish tė izoluar dhe nė pamundėsi pėr tė lėvizur tė lirė. Dhe njė lajm i mirė erdhi, nė fakt, para pak ditėsh, se liberalizimi i vizave do tė bėhet brenda vitit 2009. Pak javė mė parė pata rastin tė jem nė njė takim tė pėrbashkėt mes Parlamentit Europain dhe parlamenteve tė vendeve tė rajonit ballkanik, pikėrisht pėr njė temė si kjo pėr tė cilėn flasim sot: Perspektiva europiane e Ballkanit Perėndimor. Tė gjithė, si pėrfaqėsuesit e BE-sė, ashtu edhe tė rajonit ndanė tė njėjtin mendim se Ballkani Perėndimor ofron sot njė realitet tė ri, me paqen, stabilitetin, zhvillimin ekonomik, perspektivėn e qartė europiane. Kjo edhe pėr faktin se Kosova tashmė ka njė status tė pėrcaktuar qartė, si shteti mė i ri nė Europė e nė botė.

    Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perėndimor ėshtė njė provė pėr ne, pėr tė vazhduar me reformat. Por anėtarėsimi i Shqipėrisė dhe i vendeve tė tjera tė rajonit nė BE, gjithashtu, ėshtė njė provė pėr vetė Bashkimin Europian, ėshtė njė interes strategjik i BE-sė. Zgjerimi e ka bėrė BE-nė mė tė fortė e mė tė konsoliduar ekonomikisht. Ēdo hap qė bėn secili prej vendeve tona drejt BE-sė ėshtė zhvillim pozitiv pėr tė gjithė rajonin.

    Vendet e Ballkanit Perėndimor gjetėn nė Parlamentin Europian mbėshtetje, jo vetėm pėr liberalizimin e vizave, por edhe pėr projekte tė mėdha, pėr tė cilat Ballkani ka shumė nevojė. Nė kėtė takim, Komisioneri pėr Zgjerim, Olli Rehn, konfirmoi se ky vit ėshtė njė vit kyē pėr rajonin dhe progresin e tij drejt BE-sė. Ai nėnvizoi se dy vitet e fundit, vendet e Ballkanit Perėndimor janė pėrafruar me Bashkimin Europian si politikisht ashtu edhe ekonomikisht, duke shprehur bindjen se secili nga vendet e rajonit tonė i ka tė gjitha potencialet pėr tė pėrshpejtuar anėtarėsimin nė Bashkimin Europian. Parlamenti shqiptar ėshtė i nderuar pėr pėrgjegjėsinė qė mban, pėr rolin e tij qendror, si ndodh nė ēdo republikė parlamentare, pėr tė pėrfaqėsuar dhe marrė pėrsipėr ēėshtjet mė tė mėdha tė kėtij vendi. Njė njė botė qė ndryshon vrullshėm, potenciali i diplomacisė parlamentare po shtrihet duke shkurtuar distancat gjeografike e duke krijuar njė rrjet tė gjerė bashkėpunimi mes vendeve. Diplomacia parlamentare shton kontaktet dhe kjo ėshtė arsyeja qė unė dhe deputetėt e Kuvendit kemi shfrytėzuar ēdo rast tė mundshėm pėr t'u takuar me autoritetet e larta tė vendeve tė tjera, nė pėrpjekje pėr tė promovuar imazhin e Shqipėrisė nė botė, nėpėrmjet komunikimit, shkėmbimit tė informacionit, paraqitjes sė rezultatetve. Dhe vitet e fundit, tė gjithė kemi ēfarė tė prezantojmė nė kancelaritė perėndimore. Jam realiste nėse them me bindje se ky imazh ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm dhe Shqipėria ėshtė sot atraktive pėr investitorė dhe turistė, gjithnjė e nė rritje.

    Diplomacia parlamentare ėshtė njė dimension qė ka rezultuar, jo vetėm i rėndėsishėm, por mbi tė gjitha efikas. Pėr natyrėn e tij unike, parlamenti ėshtė jo vetėm insitucion qendror, por esencial, ėshtė institucioni qė bart vullnetin dhe zėrin e qytetarėve. Kjo i jep atij peshėn e sovranit, por edhe njė pėrgjegjėsi tė madhe. Nisur nga pavarėsia qė gėzon deputeti, nga diversiteti i pikėpamjeve qė shfaqen nė Kuvend apo shumėllojshmėria e takimeve, ky kontakt ėshtė njė komponent i rėndėsishėm dhe askush mė mirė se parlamentarėt nuk mund ta shfrytėzojė kėtė dimension. Sė bashku me kolegėt deputetė kemi takuar shumė personalitete e kemi bėrė shumė miq. Miq qė na janė gjendur pranė si nė ratifkimin e MSA-sė, ashtu edhe nė marrjen e ftesės pėr NATO, miq qė i kemi nė krah pėrgjatė rrugės sonė integruese dhe ne u jemi tė gjithėve mirėnjohės. Ne kemi kuptuar se pėr tė drejtuar reformat nė Parlament, duhet tė punojmė tė gjithė sė bashku dhe kėshtu do tė jemi mė tė besuar te qytetarėt tanė dhe tek ata tė Europės. Ne kemi kuptuar se demokracia nuk ėshtė diēka qė arrihet njė herė e pėrgjithmonė dhe pėrfundon nė njė moment tė caktuar. Tė gjithė duhet tė angazhohemi pa u ndalur, pėr tė bėrė tė mundur qė ligjet, reformat, inisitucionet tona tė pėrmirėsohen nė vijimėsi, qė e ardhmja jonė, e djemve dhe vajzave, e fėmijėve tanė tė jetė sa mė e sigurt. Pėrmes njė pune tė madhe, si Qeveri e Kuvend, kemi arritur ta bėjmė vendin tonė njė vend me demokraci funksionale, njė vend qė po rritet, po zhvillohet, po konsolidon institucionet e tij, po shpejton me reformat, po vrapon mė optimist se kurrė drejt integrimit euro-atlantik.

    Kemi realizuar reforma tė guximshme, qė shpesh kanė ngjallur edhe debate, por gjithēka ne kemi bėrė, ka patur nė qendėr qytetarin. Politika e reformave ka patur nė plan tė parė qytetarėt, familjet, fėmijėt. Vokacioni europian i shqiptarėve ka qenė dhe mbetet udhėrrėfyesi mė i mirė nė reformat tona. Nė Kuvend ėshtė punuar shumė pėr pėrmirėsimin e legjislacionit, pėr tė krijuar njė klimė sa mė tė pėrshtatshme pėr rritjen e investimeve tė huaja. Ėshtė debatuar shumė nė komisione dhe janė miratuar nė parlament ligje qė ndihmojnė investitorėt. Parimi ynė nė reformat fiskale ka qenė gjithmonė se janė paratė e taksapaguesve shqiptarė ato qė po shpenzojmė dhe prandaj kemi treguar e po tregojmė pėrgjegjshmėri dhe efikasitet nė gjithēka qė po bėjmė. Falė kėtij efikasiteti, Shqipėria ėshtė sot vendi me barrėn fiskale mė tė ulėt nė Europė. Si rrjedhojė e luftės kundėr kontrabandės dhe evazionit fiskal, kemi rritur tė ardhurat nė buxhet me 23%. Janė kufizuar abuzimet dhe janė zvogluar shpenzimet administrative me 30%. Rritja ekonomike ėshtė e qendrueshmė prej 6 pėrqind dhe inflacioni rreth 4 pėrqind. Investimet publike nė infrastrukturė janė katėrfishuar dhe investimet e huaja janė rritur me 70 pėrqind. Investime tė mėdha po bėhen anembanė Shqipėrisė, duke sjellė njė ndryshim tė dukshėm dhe tė prekshėm pėr tė gjithė shqiptarėt.

    Jam e bindur se nėse ecim me kėto ritme, Shqipėria do tė njohė sė shpejti njė "bum" tė vėrtetė ekonomik. Unė jam e sigurt se Parlamenti shqiptar do vazhdojė tė bėjė ēdo pėrpjekje pėr pėrmbushjen e vizionit euro- atlantik tė tė gjithė shqiptarėve, sepse institucione tė mėdha punojnė pėr qėllime tė mėdha. Sfidat tona nė kėtė moment janė standardet zgjedhore dhe vazhdimi i reformės nė drejtėsi, tė cilat janė nė axhendėn e punės sė Kuvendit. Nuk ka shtet tė fortė pa njė drejtėsi tė fortė, nuk ka shtet tė sė drejtės pa njė drejtėsi tė drejtė. Ndaj dhe jemi tė palėkundur nė vendosmėsinė tonė pėr tė krijuar njė sistem drejtėsie me gjyqtarė me integritet, me figura qė kanė meritė pėr tė qenė nė hierarkinė e pushtetit gjyqėsor. Unė besoj dhe jam optimiste se mazhoranca dhe opozita nuk do ta humbin shansin qė nėpėrmjet ekspertizės sė tyre, tė reformojnė sistemin e drejtėsisė, nė mėnyrė qė tė arrijmė standardet e kėrkuara. Nė tė njėjtėn kohė, do tė vijojmė punėn pėr pėrmirėsimin e Kodit Zgjedhor dhe brenda njė kohe tė shkurtėr shqiptarėt do tė pajisen me pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit, nė mėnyrė qė tė krijojmė tė gjitha kushtet qė vota e lirė e qytetarit, si themeli i demokracisė, tė ketė gjithė peshėn qė i takon. Duke ju falenderuar pėr vėmendjen, dua tė theksoj se dėshira dhe synimi i tė gjithėve besoj se ėshtė i njėjtė: Tė ndėrtojmė njė Europė gjithėpėrfshirėse dhe jo pėrjashtuese, njė Europė pa mure, njė Europė me dhe pėr tė gjithė qytetarėt. Nė fund tė fundit, jemi tė gjithė ne, politikanėt, qytetarėt, djemtė e vajzat qė, pėrmes reformave, progresit, dinamikės, do tė shkurtojmė rrugėn pėr projektin tonė tė pėrbashkėt: Bashkimin Europian.


    Rilindja Demokratike

      Ora ėshtė Fri Dec 02, 2016 10:51 pm