FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    BERISHA NE LAC

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default BERISHA NE LAC

    Mesazh nga Sajmiri prej Sat Jun 14, 2008 2:31 am

    Qeveria po plotėson njėri pas tjetrit premtimet, duke i shndėrruar taksapaguesit e qytetarėve nė vepra publike. Kryeministri Berisha tha dje gjatė inaugurimit tė fazės sė parė tė argjinaturės mbi lumin Mat nė zonėn Fushė-Milot, se sikurse kishte premtuar i ka dhėnė pėrparėsi nė investime parandalimit tė pėrmbytjeve nė kėtė zonė. "Ne po mbajmė premtimet, paratė e taksapaguesve po i shndėrrojmė nė rrugė, ujėsjellės, kanalizime, argjinatura, qendra komunitare. Po bėjmė tė gjitha pėrpjekjet qė Shqipėria tė ndryshojė me shpejtėsi", u shpreh kreu i ekzekutivit pas prerjes sė shiritit. Ky ėshtė njė investim i buxhetit tė shtetit me vlerė 76 milion lekė. Kryeministri vlerėsoi se, qeveria e drejtuar prej tij deklaroi qė nė fillim emergjencė tė tė gjitha emergjencave parandalimin e pėrmbytjeve, duke i pėrqendruar investimet nė mėnyrė tė fuqishme nė argjinatura, nė thellimin e shtretėrve tė lumenjve dhe kanale. Nė kėtė zonė, tha kryeministri, nė tė dyja anėt e lumit tė Matit qeveria ka investuar pėr parandalimin e pėrmbytjeve dhe ndėrtimin e argjinaturave 141 milion lekė. Gjithashtu ai theksoi se, njė shumė e madhe ėshtė investuar nė Lezhė dhe se nė kohėra tė mira duhet tė pėrgatitemi pėr kohėra tė vėshtira. Nė vijim, kreu i qeverisė ka theksuar se, ndonėse nė kėto dy vjet nuk ka patur reshje tė mėdha, e vėrteta ėshtė se lumi i Matit, i cili ka njė nga shtretėrit mė tė gjerė, pėrbėn njė rrezik tė madh pėr tė gjithė zonėn nė rast se nuk ngrihen argjinatura. "Nė Komunėn e Milotit ka dhe njė seri investimesh tė tjera. Janė shumė projekte pėr tė, ka njė projekt nė ujėsjellės, shkollėn 9-vjeēare, e cila ėshtė ndėrtuar e re, shkolla tė tjera janė rikonstruktuar, dhe projekte nė rrugė, tė cilat janė njė kontribut pėr kėtė zonė, pasi Miloti ėshtė njė qendėr e lashtė dhe ka qenė kryeqyteti i Kurbinit. Nė Kurbin kanė funksionuar qė nė vitet 1600 shkollat shqipe me gėrmat dhe alfabetit qė kemi ne sot, alfabetin latin. Pra, ėshtė njė trevė me traditė shumė tė madhe dhe e gjithanshme", vuri nė dukje kryeministri nė fjalėn e tij, duke shprehur kėnaqėsinė e tij investimet e mėdha qė janė bėrė nė kėto zonė, ku dėshmohen nė tė njėjtėn kohė dhe premtimet e mbajtura tė qeverisė. "Siē e shihni, i gjithė ky serial investimesh dhe premtimesh tė mbajtura ėshtė emblema e qeverisė sime. Nė Komunėn e Shėnkollit po ashtu kishte 10 projekte me vlerė 220 milion lekė tė reja. Edhe kėtu, gjithashtu janė 8 projekte me rreth 200 milion lekė", vijoi mė tej kreu i ekzekutivit nė fjalėn e tij.


    Qeveria 250 milion lekė investime vetėm nė Komunėn e Shėn Kollit


    Kreu i qeverisė vijoi dje fushatėn e inaugurimeve tė veprave publike nė qytetin e Laēit. Kryeministri Berisha e nisi vizitėn nė kėtė zonė me pėrurimin e Qendrės Komunitare nė Komunėn e Shėn Kollit, e cila do tė jetė nė shėrbim tė komunitetit tė kėsaj komune me 9 fshatra dhe 15 mijė banorė. Kjo qendėr ėshtė konceptuar sipas standardeve mė tė mira evropiane dhe pėrmban mjedise ē'lodhėse moderne, sallė interneti, ambiente pushimi pėr moshėn e tretė, qendra trajnimi profesional, etj. Berisha e vlerėsoi ndėrtimin e kėsaj qendre si njė investim mjaft prestigjioz dhe qė krijon mundėsi tė shumta pėr zhvillimin e mėtejshėm tė kėsaj zone. Kryeministri u shpreh se investimet nė Komunėn e Shėn Kollit kanė qenė nė mėnyrė tė vazhdueshme nė vėmendje tė qeverisė, pasi vetėm nė kėtė zonė janė investuar rreth 250 milion lekė nė fusha tė ndryshme. "Inaugurojmė sot Qendrėn Komunitare nė Komunėn e Shėn Kollit, njė investim prej 17 milion lekė, njė investim mjaft prestigjioz dhe funksional. Ndėrtimi i kėsaj qendre ėshtė njė ndėr investimet e shumta qė qeveria ka bėrė nė Komunėn e Shėn Kollit, pasi kjo zonė ka marrė rreth 250 milion lekė investime nė fusha tė ndryshme", tha kryeministri, duke theksuar se janė investuar rreth 47 milion lekė nė shkollėn e mesme, 14 milion lekė nė kanalizime, 25 milion lekė nė dy fazat pėr ndėrtimin e rrugėve tė komunės dhe rrugės lidhėse tė saj, 10 milion lekė nė ujėrat e bardha tė kėsaj komune dhe 100 milion lekė pėr rrugėn qė lidh Zejmenin me Talen, e cila ėshtė nė tenderim e sipėr, por qė ėshtė njė rrugė turistike mjaft e rėndėsishme qė lidh zonėn me plazhin. Kreu i qeverisė vlerėsoi se, Komuna e Shėn Kollit ėshtė njė komunė shumė e fuqishme nė prodhimet bujqėsore, komunė me vijė bregdetare tė mrekullueshme dhe me pasuri tė shumta ujore. Kryeministri vlerėsoi angazhimin dhe interesimin e deputetit tė kėsaj zone, Gjok Vuksani, pėrsa i pėrket investimeve pėr zhvillimin e infrastrukturės nė kėtė Komunė. "Deputeti i zonės ka njė bashkėpunim tė shkėlqyer me qeverinė vendore, njė ndjeshmėri tė madhe pėr tė gjithė problemet e zgjedhėsve tė tij. Sot, do tė shkojmė nė Komunėn e Fushė-Kuqes, njė tjetėr komunė pėr tė cilėn deputeti interesohet nė mėnyrė tė vazhdueshme", vlerėsoi kreu i qeverisė nė fjalėn e tij. Mė tej, kreu i qeverisė inspektoi punimet pėr ndėrtimin e Shkollės sė Mesme tė Komunės sė Shėn Kollit. Shkolla, e konceptuar sipas standardeve mė tė mira evropiane, ėshtė financim i buxhetit tė shtetit me njė vlerė 47 milion lekė. Ai vlerėsoi maksimalisht faktin se nė shkollėn e re klasat nuk do tė kenė mė shumė 25-30 nxėnės, duke shtuar se kjo ėshtė njė tjetėr arritje dhe premtim i mbajtur i qeverisė.


    Binomi premtim-investim binom i pandarė i projekteve tė qeverisė


    Gjatė vizitės nė qyetin e Laēit, kryeministri Berisha vizitoi shkollėn 9-vjeēare "28 Nėntori" nė Fushė-Milot, e cila pėrbėhet nga dy komplekse, bashkėfinancim i buxhetit tė shtetit dhe World Vision. Kryeministri vlerėsoi cilėsinė dhe standardet bashkėkohore tė ndėrtimit tė kėsaj shkolle, si dhe shprehu se sė shpejti do tė konkretizohet dhe premtimi i qeverisė pėr shtrirjen e internetit nė tė gjitha shkollat. "Shkolla ėshtė e tė gjitha standardeve bashkėkohore. Ajo ka 24 nxėnės pėr klasė, njė standard i premtuar nga qeveria qė unė drejtoj. Ėshtė pajisur gjithashtu me kabinet informatike njė tjetėr premtim i qeverisė, dhe sė shpejti do tė lidhet me internet. Kryetari i Bashkisė mė informoi qė dy shkollat e tjera janė tė lidhura me internet. Nė kėtė mėnyrė, ne po konkretizojmė ēdo ditė premtimet e dhėna. Kudo ku shkojmė binomi premtim-investim dhe investim-premtim ėshtė binom i pandarė i qeverisė sime ", ka vlerėsuar kreu i qeverisė nė vijim tė fjalės sė tij.


    Shqipėria e baltės po kthehet nė Shqipėrinė e asfaltit


    Ėshtė pėruruar dje pėrfundimi i rrugės qė lidh autostradėn me Komunėn Fushė-Kuqe nė rrethin e Laēit. Ky ėshtė financim i buxhetit tė shtetit me vlerė 38 milion lekė. I pranishėm gjatė ceremonisė sė inaugurimit kryeministri Berisha vlerėsoi se, nė sajė tė kėtyre investimeve tė qeverisė, Shqipėria po shndėrrohet nga Shqipėria e baltės dhe ēakullit nė Shqipėrinė e asfaltuar dhe tė zhvillimit tė qėndrueshėm. "Shqipėria rurale e baltės dhe e ēakullit po kthehet nė Shqipėrinė e asfaltit, tė zhvillimit tė qėndrueshėm dhe kjo ėshtė njė nga premtimet e tjera tė qeverisė qė unė kryesoj. Siē po e shihni, rrugėt e saj po kalojnė nga balta nė asfalt", u shpreh kryeministri. Gjatė kėtij aktiviteti ishin tė pranishėm Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, deputeti i zonės Pal Dajēi si dhe drejtues tė pushtetit lokal.


    Inaugurohet rruga qė lidh Laēin me autostradėn


    Kryeministri Berisha pėruroi dje pėrfundimin e rrugės qė lidh qytetin e Laēit me autostradėn Milot-Tiranė, e cila ėshtė investim i buxhetit tė shtetit me vlerė 196 milion lekė. Kryeministri Berisha vlerėsoi se, ndėrtimi i kėsaj rruge ėshtė njė tjetėr investim dhe premtim i mbajtur i qeverisė. "Inauguruam rrugėn qė lidh qytetin e Laēit me autostradėn Milot-Tiranė, njė investim 196 milion lekė. Ky ėshtė njė tjetėr investim dhe premtim i mbajtur i qeverisė time", ka nėnvizuar kreu i ekzekutivit nė fjalėn e tij, duke theksuar se rruga qė lidh Laēin me autostradėn ėshtė njėkohėsisht segment i rrugės Laē-Patok, ku janė ndėrtuar 1.5 kilometrat e parė tė saj. "Dua t'ju informoj se po punohet nė rrugėn drejt plazhit tė Patokut. Janė ndėrtuar rreth 1.5 kilometrat e parė tė saj, ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė nė projektim dhe brenda vitit qė vjen ajo rrugė shkon nė njė nga zonat mė tė bukura tė bregdetit tė Adriatikut, nė plazhin e Patokut", tha Berisha. Duke nėnvizuar rėndėsinė e autostradės Milot-Tiranė, kryeministri garantoi se qeveria shumė shpejt po pėrfundon projektin pėr ta bėrė atė me katėr korsi dhe sipas standardeve mė moderne infrastrukt





    Investimet nė zonėn e Kurbinit mbi 1 miliard lekė


    Kryeministri Berisha gjatė vizitės nė qytetin e Laēit u ndal dhe nė Fushė-Kuqe ku inauguroi ndėrtesėn e Komunės Fushė-Kuqe. Duke pėrshėndetur dhe falenderuar tė pranishmit nė kėtė ceremoni, kryeministri tha se investimet e bėra nė tė gjithė zonėn e Kurbinit janė tė ndjeshme dhe arrijnė vlerėn e rreth 1 miliard lekėve. Mė tej, kryeministri shtoi se nė njė hark kohor prej njė ore e gjysmė, ne pėruruam gjatė inspektimit qė bėmė rrugė, shkolla, argjinatura, qendra komunitare, tė cilat arrijnė vlerėn e rreth 1 miliard lekėve. Kreu i qeverisė tha se, "janė investime tė ndjeshme pėr zonėn, por mė e rėndėsishmja ėshtė qė nga kėto 1 miliard lekė tė paktėn 600 milion shkojnė pėr zonat rurale, pėr rrugėt, kanalizimet, shkollat e komunitetin e kėtyre zonave. Ky ėshtė njė tjetėr premtimi i mbajtur i qeverisė", iu tha banorėve kryeministri Berisha. Ai tha se krahas investimeve, qeveria ka mbajtur dhe njė tjetėr premtim, atė tė shumėfishimit tė buxhetit pėr qeveritė vendore. Kreu i ekzekutivit i kujtoi tė pranishmve se, "tre vjet mė parė ne deklaruam se do tė shumėfishojmė grantin dhe buxhetin pėr qeveritė vendore, dhe e kemi bėrė kėtė. Kryeministri i garantoi tė pranishmit se mandatin tjetėr granti pėr qeveritė vendore do tė jetė shumė mė i madh sė tani. Kreu i qeverisė njėkohėsisht dhe kryetari i Partisė mė tė madhe nė vend i kėrkoi kryetarit tė Komunės, qė tė hartohet sa mė shpejt projekti pėr asfaltimin e rrugės deri nė qendrėn e Komunės Fushė-Kuqe, duke siguruar se qeveria ėshtė e gatshme ta financojė kėtė projekt kur ai tė jetė gati.


    Berisha pėrshėndet besimtarėt nė Kishėn e Shna Ndout


    Kryeministri Berisha gjatė turit tė tij tė inspektimit tė rrugėve tė financuara nga buxheti i shtetit, u ndal nė rrethin e Kurbinit. Kreu i ekzekutivit Berisha, gjatė vizitės nė kėtė qytet mori pjesė nė meshėn e mbajtur me rastin e ditės sė Shna Ndout, nė Kishėn e Laēit. Kreu i qeverisė pėrshėndeti pelegrinėt dhe besimtarėt e pranishėm nė meshė. Ai i uroi atyre ditėn e shėnuar tė Shna Ndout, dhe shprehu kėnaqėsinė qė ndodhej mes tyre pėr tė festuar kėtė ditė. Berisha i bėri njė urim tė pėrzemėrt tė pranishmėve. "Ju uroj kėtė ditė tė shėnuar tė Shna Ndout, dhe shpreh kėnaqėsinė qė jam sot me ju, pėr tė festuar sė bashku kėtė ditė. Shpreh besimin dhe shpresėn se shpirti, ana mė fisnike e njeriut, do tė shndėrrohet gjithnjė e mė shumė nė mirėsi pėr ju dhe gjithė shqiptarėt", iu drejtua tė pranishmėve kryeministri Berisha gjatė fjalės sė tij pėrshėndetėse. Mė tej, kreu i ekzekutivit i shprehu falenderimet mė tė thella pėr pėrkushtimin dhe kontributin qė kleri franēeskan, si dhe i gjithė kleri nė Shqipėri, kanė dhėnė nė ndėrtimin dhe rindėrtimin e besimeve fetare. Kryetari i Kėshillit tė Ministrave i shprehu klerit franēeskan dhe tė gjithė klerit nė Shqipėri, respektin dhe nderimet mė tė thella pėr kontributin dhe pėrkushtimin e tyre nė ndėrtimin dhe rindėrtimin e besimeve fetare. Kėto besime, tha kryeministri Berisha, forcojnė mė shumė se ēdo gjė tjetėr shpirtin e njeriut, virtytin dhe shpresat e tij. Kreu i qeverisė i uroi sėrisht pelegrinėt dhe besimtarėt pėr kėtė ditė tė shėnuar. Kryeministri u shpreh se, "vitin e ardhshėm dita e Shna Ndoit do tė jetė njė ditė edhe mė e gėzuar, mė e bardhė dhe mė e mirė pėr tė gjithė pelegrinėt shqiptarė". Vizita e numrit 1 tė qeverisė pėrkon me mbylljen e lutjeve nė Kishėn e shejntė tė Laēit.


    Inaugurohet rruga e Kishės sė Laēit


    Kryeministri Berisha nė vazhdėn e inaugurimeve pėruroi dhe rrugėn e Kishės sė Shna Ndout nė rrethin e Laēit, njė investim i buxhetit tė shtetit me vlerė 127 milion lekė. Kreu i ekzekutivit tha se, "shfrytėzoj kėtė rast dhe kėtė ditė, t`ju uroj ju dhe gjithė besimtarėve dhe pelegrinėve nga mbarė Shqipėria, tė festojmė sė bashku kėtė ditė tė shėnuar. Kjo rrugė qė inauguruam lehtėson lėvizjet e pelegrinėve dhe ndjek rrugėn qė ka ndjekur Shna Ndou nė udhėtimin e tij tė vėshtirė nė viset ilirike. Rruga e kishės ishte njė nga problemet mė tė mėdha pėr pelegrinėt, qė vitin tjetėr nuk do ta kenė mė problem. Gjithashtu, kjo rrugė lehtėson lėvizjen e pelegrinėve qė vizitojnė ēdo vit Kishėn e Shna Ndout nė rrethin e Laēit.

    melissa
    Mik/e te forumit
    Mik/e te forumit

    Numri i postimeve : 72
    Registration date : 20/08/2008

    default Re: BERISHA NE LAC

    Mesazh nga melissa prej Fri Oct 10, 2008 6:38 pm

    kisha e Shna Ndout ju ndihmofte ju dhe gjithe shqiptaret kudo qe jane!God Bless You Sali Berisha!

      Ora ėshtė Thu Dec 08, 2016 10:52 am