FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    KUSH E KRIJOI HIMNIN E KOSOVES

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default KUSH E KRIJOI HIMNIN E KOSOVES

    Mesazh nga Sajmiri prej Thu Jun 12, 2008 9:02 pm

    Ka njė melodi tė cilėn tashmė duket se e kanė pėlqyer tė gjithė. Fjala ėshtė pėr himnin e ri tė shtetit mė tė ri tė botės, atė tė Kosovės. Nė njė seancė parlamentare tė mbledhur enkas, deputetėt votuan me shumicė votash pėr kompozimin e Mendi Mengjiqit. Sipas burimeve nga Kuvendi, melodia pas ca kohėsh do tė pajiset edhe me tekstin dhe mbase do tė ketė njė tjetėr konkurs pėr kėtė tė fundit. Melodia e himnit tė Kosovės, sipas specialistėve, shpreh mburrje dhe krenari, por pėr tė plotėsuar kriteret i ėshtė pėrmbajtur mė shumė njė vije melodike sesa demonstrimit tė forcės. Pėr sa i pėrket kompozitorit Mendi Mengjiqi, ai lindi nė vitin 1958, nė Lupē tė Epėrm tė Podujevės. Mbaroi studimet nė Krakovė (Poloni) nė klasėn e Bujarskit, kurse studimet postdiplomike i kreu nė klasėn e njėrit prej kompozitorėve mė tė mėdhenj botėrorė, Kshishtof Pendereckit. Zhvilloi njė aktivitet intensiv dhjetėvjeēar nė kėtė vend, ku pati suksese tė konsiderueshme. Veprat e tij ekzekutohen nė vende tė ndryshme tė botės. Pas kthimit nga Polonia u angazhua si mėsimdhėnės nė Fakultetin e Arteve tė Universitetit tė Prishtinės, ku ligjėron lėndėt e kompozimit. Ėshtė autor i dhjetėra kompozimeve tė kėngėve argėtuese. Ka kompozuar gjithashtu muzikėn pėr filmin artistik tė metrazhit tė gjatė "Anatema" tė regjisorit Agim Sopi.



    Si ju lindi ideja pėr tė marrė pjesė nė konkursin pėr himnin e Kosovės dhe nga ju erdhi frymėzimi pėr kėtė melodi qė u kthye nė himn?


    Pikė sė pari e kam ndjerė si obligim moral pėr shtetin tim, pėr shtetin mė tė ri nė botė, Kosovėn, dhe gjithmonė kam pasur frymėzim edhe qysh herėt kam menduar qė nė tė ardhmen edhe Kosova do ta ketė himnin e vet. Inspirimi mė ka lindur prej gjakut qė rrjedh dhe duke u bazuar nė kulturėn tonė mė tė lashtė, qė ėshtė njė ndėr kulturat mė tė vjetra nė Evropė. Ky ka qenė frymėzimi.


    Si do ta zbėrthenit me fjalė kėtė lloj melodie?

    Himni ka formėn e vet dhe karakterin e muzikės solemne, muzikės sė mburrjes, krenarinė dhe porosinė e paqes. Siē e dimė, qysh prej lindjes sė komunizmit, himnet, tė cilat janė kompozuar prej asaj periudhe kanė njė karakter, qė janė vepra tė caktuara ta zėmė pėr ushtarė, kėngė marshi, kėngė revolucionare etj. Mirėpo himni ėshtė diēka e veēantė qė nėnkupton se populli duhet tė ndihet krenar dhe tė mburret me atė qė porosit paqe.


    Sa e vėshtirė ka qenė pėr njė kompozitor si ju tė bėjė punėn e tij mes disa kornizave, tė cilat kanė qenė tė pėrcaktuara me konkurs?

    Vet fakti se kush jam, nuk mund ta ndėrroj vetveten. Ato korniza mendoj se ndoshta kanė qenė nė aspektin tekstual. Pėr mua qė e kam kompozuar himnin ėshtė e rėndėsishme qė njerėzit ta kuptojnė atė, porosinė dhe mesazhin qė pėrcjell.


    A e ndjenit ju presionin e pikave tė tilla qė serbėt tė mos ta kundėrshtojnė?

    Unė nuk e kam menduar atė. Siē e thashė edhe mė parė, ne jemi kulturė e lashtė e Evropės dhe atė askush nuk mund ta mohojė. Pėrndryshe ne huazojmė folklorin e njėri-tjetrit. Folklor pėr mua ėshtė muzika toske, ndėrsa nė kėto kohėrat e reja kemi muzikėn e cila quhet "tallava", ose muzikė globale rajonale dhe me siguri nė tė ardhmen ajo do tė mbetet si folklor.


    Si e pritėt lajmin se kompozimi juaj ishte fitues?

    T‘ju them tė drejtėn unė jetoj nė fshat dhe atje telefoni nuk ka qasje, kėshtu qė kam qenė si i izoluar jo me dėshirėn time, por nuk kam qenė nė rrjedha fare.


    Kur e morėt vesh?

    E kam marrė vesh para dy-tre ditėsh, mė kanė treguar kolegėt.


    Sa kohė ju ėshtė dashur pėr ta kompozuar?

    Nuk mė ka marrė shumė kohė, pėr arsye se e njeh formėn e njeh gjuhėn....


    Sa ditė ose sa orė?

    Njė ditė, ideja mė lindi pėr njė ditė dhe ėshtė kompozuar komplet.

      Ora ėshtė Mon Dec 05, 2016 11:31 am