FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE

    TIRANE ARRESTOHET I FORTI I FIERIT

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve: 1031
    Age: 30
    Registration date: 17/04/2008

    default TIRANE ARRESTOHET I FORTI I FIERIT

    Mesazh nga Sajmiri prej Thu Jun 12, 2008 6:57 pm

    Arben Isufaj, i njohur si i forti i Fierit, akuzohet pėr vrasje e trafik droge

    Specialėt prangosin Arben Isufajn, i njohur si “Ben Qimja”, personin qė pėr vite me radhė i shmangej policisė, ndėrsa mbi supe kishte njė mal me akuza nga mė tė rėndat, duke nisur nga vrasja e nė pėrfundim me trafik droge.

    Ndėrkohė mėsohet se nė datėn 12 maj tė vitit tė kaluar, nė vendin e quajtur

    “Sheq i Madh”, Fier, u organizua operacioni policor pėr kapjen dhe ndalimin e vėllait tė tij, Ahmet Isufaj, i shpallur nė kėrkim nga Drejtoria e Policisė sė qarkut Durrės pėr veprėn penale tė “trafikut tė narkotikėve”.

    Gjatė operacionit, nė ndihmė tė tij duke kėrcėnuar me armė zjarri punonjėsit e policisė, ka vepruar edhe shtetasi Arben Isufaj, duke bėrė tė mundur largimin e personit tė kėrkuarit Ahmet Isufaj.

    Arrestimi

    Fieraku Arben Isufaj, 37-vjeēari qė nga tė gjithė njihej si “Ben Qimja” u arrestua pasditen e djeshme nė njė lokal, fare pranė Kopshtit Botanik nė Tiranė, teksa po pinte kafenė e pasdites nė shoqėrinė e miqve tė tij. Informacionet e sakta nga policia e Tiranės dhe koordinimi i punės me njėsitė operacionale qė e hetonin prej tė paktėn dy javėsh mbėrritjen e tij nė kryeqytet, ishin dy nga metodat pėr prangosjen e tij, tė cilat rezultuan tė suksesshme. Sipas burimeve konfidenciale tė policisė, i akuzuari pėr shumė krime kishte shfaqur habi tė plotė kur po arrestohej, por nuk tentoi tė kundėrshtonte askėnd, duke zgjatur duart nė pranga, por me njė buzėqeshje kaloi vėshtrimin tek tavolina e miqve.

    Akuzat

    Kėshtu, mbaron edhe saga e gjatė e njė tė forti nga Fieri qė nė hetime rezultonte herė i implikuar nė transportin e qindra kilogramėve kokainė nė llogari tė Aldo Bares e bandės sė tij tė Lushnjės pėr nė Itali apo tė sasive tė tjera tė hashashit pėr tė tjera grupe kriminale. Gjithashtu, ai mban akuzėn e vrasjes mbi shpatulla, pa llogaritur pritat qė i ngrinte policisė, ku pėr fat gjithnjė ia dilte tė arratisej. Prokuroria ka mbyllur disa dosje pėr tė, por me ndihmėn e tė njohurve Ben Qimja kishte mundur t’u shmangej disa dėnimeve.

    Vrasja e Pirro Koēiut, gushtin e vitit 2002, ndonėse ka pėr autor Fatlum Kadinė, pėrmban edhe implikimin e Isufajt. Policia dyshon se ai ka marrė pjesė nė kėtė ekzekutim, por nga ana tjetėr akuzat pėr trafik droge pėr Aldo Baren, ende mbetėn tė pavėrtetuara nga rrugėt zyrtare tė hetimit, ashtu siē janė tė dokumentuara trafiqet e kuintalėve tė hashashit.

    Vazhdojnė hetimet nga policia e Fierit

    Ben Qimja, autor i 3 vrasjeve nė Fier

    Arben Isufaj, i njohur nė qytetin e Fierit me pseudonimin “Ben Qimja”, edhe pse person nė kėrkim pėr vepra tė rėnda penale, i dyshuar pėr trafik ndėrkombėtar droge dhe vrasje, prej vitesh i shmangej policisė.

    Midis tė tjerave Ben Qimja akuzohet pėr vrasjen e pronarit tė “Kuz Ēamasė” nė Fier.

    Sipas burimeve jozyrtare nga policia e Fierit, mėsohet se shkaku i sherrit mes Ben Qimes dhe Ladi Hasanit (pronar i Kuz Ēamasė) ka qenė vrasja e babait tė Ben Isufajt, Enver Isufaj nė vitin 1995 pikėrisht nė pragun e shtėpisė sė tij nė lagjen periferike tė qytetit tė Fierit, Sheq i Madh.

    Pas kėsaj Ben Qimja mendon tė hakmerret, duke vrarė fillimisht Ladin dhe mė pas vėllanė e tij Ruzhdiun.

    Pėr policinė e Fierit, mbi Ben Qimen, bien akuza edhe pėr vrasje tė tjera.

    Nė vitin 2002 Arben Isufaj, i njohur si Ben Qimja, vret nė Spanjė Enver Koēiun, sherri mes tė cilėve kish nisur herėt dhe mendohet se Ladi Hasani ka qenė ndėrmjetės pėr t’i pajtuar.

    Po kėshtu, nė vitin 2002 nė qendėr tė qytetit tė Fierit vriten Julian Isufaj (nipi i Ben Qimes) dhe Bledar Kastrati, tė cilėt kanė qenė sė bashku nė njė automjet fuoristradė, autori i sė cilės ėshtė kapur shumė mė vonė nga policia e Fierit.

      Ora ėshtė Tue Jul 29, 2014 7:37 am