FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    PRAP VIKTIMA NE RRUGET E SHQIPERISE

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default PRAP VIKTIMA NE RRUGET E SHQIPERISE

    Mesazh nga Sajmiri prej Sun Jun 08, 2008 8:00 pm

    Nje femije 2 vjece ka vdekur dhe 13 persona te tjere kane mbetur te plagosur ne dy aksidente automobilistike te regjistruar ne Kurbin dhe Elbasan. Elona Biba ka humbur jeten gjate nje perplasjeje mes dy automjeteve ne aksin rrugor Mamurras-Lac. Femija udhetonte se bashku me familjaret e saj. Dy prinderit dhe dy vellezerit e saj me te rritur mbeten te plagosur. Policia e Lezhes tha mbreme se aksidenti ndodhi rreth ores 20:00 ndersa nje furgon, me traga LA 43 65 A, qe drejtohej nga Paulin Mushuti, eshte perplasur me nje benz, me targa TR 9787 D, qe drejtohej nga Anoril Cano ne afersi te fshatit Sanxhak, te rrethit te Kurbinit. Policia tha se prinderit e vogelushes, Gjovalin dhe Donika Biba, si dhe dy vellezerit e saj, Altin Biba, 11 vjec dhe Roland Biba, 5 vjec, ndodhen ne gjendje te rende ne spitalin e qytetit te Lacit. Nga aksidenti jane plagosur edhe dy drejtuesit e mjeteve, Paulin Mushti dhe Anoril Cano, te cilet u sollen ne spital, jashte rrezikut per jeten. Kufoma e vogelushes eshte derguar ne morgun e spitalit te Lacit, ndersa ne vendin e ngjarjes mberriten eksperte te qarkullimit rrugor. Policia ka nisur hetimet mbi shkakun e aksidentit, qe shkaktoi 7 viktima, ndersa ne momentin e pare nuk perjashtoi as rrugen e amortizuar dhe me gropa, qe mund te kete shkaktuar devijimin e drejtuesve te mjeteve. Nga te dhenat e para, viktima dhe familjaret e saj, qe udhetonin me furgon, ishin nisur per ne banesen e tyre, ne fshatin Adriatik, ndersa "Benzi" udhetonte ne drejtim te kundert. Ne oret e vona te mbremjes, policia tha se ndaloi drejtuesin e automjetit tip "Benz", Anoril Cano, me detyre oficer i seksionit antidroge ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Elbasanit, ndonese ende nuk jane bere te ditura rezultatet e ekspertizes. Pothuajse ne te njejten kohe nje tjeter aksident i rende ka ndodhur ne aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ne vendin e quajtur Murrash. Tre makina jane perplasur me njera-tjetren, duke shkaktuar plagosjen e 7 pasagjereve qe ndodheshin ne to. Burime policore pohojne se kane qene pikerisht automjetet me targa TR 4615 H, FR 9968 B dhe TR 4926 D, te cilat jane perplasur nga shpejtesia me njera-tjetren, por ende nuk jane dhene detaje te plota per kete aksident. Te plagosurit jane derguar me urgjence ne spitalin e Elbasanit, ku behen te ditura edhe emrat e tyre. Te plagosurit jane Petraq Sina, 61vjec, Ruzhdie Sina, 54 vjece, Ahmet Palloshi, 36 vjec, Eglantina Palloshi 27 vjece, Albi Palloshi 3 vjec, Sulejman Lika, 54 vjec dhe Mire Lika 53 vjece. Nga burime spitalore mesohet se ne gjendje me te rende shendetesore eshte 61-vjecari Petraq Sina.

      Ora ėshtė Thu Dec 08, 2016 10:49 am