FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    Romė, racistėt sulmojnė Kledi Kadiun

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default Romė, racistėt sulmojnė Kledi Kadiun

    Mesazh nga Sajmiri prej Thu May 29, 2008 10:04 pm

    Ngjarja ėshtė denoncuar dje nė mėnyrė direkte nga vetė balerini gjatė njė rrėfimi pėr edicionin e lajmeve TG5 nė “Canale 5”. Sulmi racist ndaj shqiptarit tė njohur nė Itali mėsohet se ka ndodhur pranė Shkollės sė Baletit tė Kledi Kadiut nė Apia, ku po bėheshin testimet e fundit pėr studentėt qė duan tė bėhen balerinė. “Shqiptar i poshtėr, tani do tė tė kthejmė nė Shqipėri”, kanė qenė fjalėt qė i janė shqiptuar nė formė agresive artistit shqiptar me qėndrim nė Itali. Autorėt e ngjarjes kanė qenė njė grup prej dy ose tre personash, tė cilėt po filmonin veprimet gjatė kohės qė Kledi Kadiu jepte leksione pėr studentėt e kėrcimit nė akademinė e tij. Ai ėshtė afruar duke kėrkuar shpjegime nga kėta persona, por njėri prej tyre ka reaguar ashpėr. Pas denoncimit tė bėrė nga balerini shqiptar, reagimi i kryetarit tė Bashkisė sė Romės Gianni Alemanno ka qenė i menjėhershėm. “Ėshtė njė episod i rėndė, i patolerueshėm ndaj njė artisti nė cilin kemi nderin ta kemi nė qytetin tonė”, ėshtė shprehur kreu i Bashkisė sė Romės, duke kėrkuar qė autoritetet tė marrin masat e menjėhershme pėr kėtė ngjarje. Vetė balerini shqiptar deklaroi se, kanė qenė dy ose tre persona tė cilėt e kanė sulmuar duke e shtyrė dhe duke lėshuar ndaj tij fjalė tė rėnda dhe ofenduese.
    Dhuna fizike
    “Njėri prej kėtyre personave mė ka vendosur duart nė qafė, duke mė pėrplasur nė tavolinė ndėrsa gjatė kėtyre veprimeve shqiptonte fjalė tė ndyra kundėr meje dhe kombėsisė sime”, ka pohuar balerini shqiptar gjatė rrėfimit pėr ngjarjen e ndodhur dje nė kryeqytetin e Italisė. Sipas Kledi Kadiut, agresioni racist ndaj tij ėshtė ushtruar nė prani tė mė tepėr se 50 dėshmitarėve qė kanė parė skenėn e shėmtuar fare pranė Akademisė sė Kėrcimit qė udhėhiqet nga artisti shqiptar. Ai ka treguar se nė momentet kur dy ose tre persona po ushtronin agresion fizik e psikologjik ndaj tij, ėshtė ndihmuar nga dy tė moshuar, tė cilėt kanė ndėrhyrė pėr t’i shkuar nė ndihmė. Pas kėsaj ngjarjeje, kryetari i Bashkisė sė Romės ėshtė shprehur mė tej duke thėnė se, “Besoj se ka ardhur momenti tė bėjmė njė apel nga tė gjithė eksponentėt e politikės e qendrės sė djathtė dhe qendrės sė majtė, qė nė qytetin tonė tė mos kėtė asnjė rrezik intolerance e dhune”. Organet e rendit mėsohet se kanė filluar hetimet pėr kėtė ngjarje me qėllim identifikimin e autorėve tė sulmit ndaj balerinit shqiptar. Ai njihet pėr publikun italian si pjesėmarrės dhe protagonist nė emisione televizive tė suksesshme si “Buona Domenica”, “C’č Posta per te” dhe “Amici”.

      Ora ėshtė Thu Dec 08, 2016 10:48 am