FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    4 kompanitė qė synojnė ARMO-n

    Share
    avatar
    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default 4 kompanitė qė synojnė ARMO-n

    Mesazh nga Sajmiri prej Tue May 27, 2008 9:58 pm

    Kompania amerikane "Rafineri Associated Anica Texas" ofron 125 milionė euro, kompania amerikane shqiptare "Vitol Us Balkan Funds Euroil" ofron 97 milionė euro, kompani amerikane "Petrofac Energy Development Corp" ofron 30 milionė euro dhe kompania ēekosllovake
    "Penta Investment Group" ofron 10 milionė euro pėr blerjen e 85 pėr qind tė aksioneve tė ARMO-s. Ofertat e paraqitura kanė tejkaluar mbi 2 herė vlerėn mė optimale tė dhėnė nga kompania amerikane e konsulencės "Pattom Boggs" pėr privatizimin ARMO-s, duke i dhėnė njė vlerė tregtare shumė herė mė tė lartė.
    Tenderi
    Nė orėn 14:00 tė ditės sė djeshme u hap zyrtarisht tenderi pėr privatizimin e kompanisė shtetėrore tė prodhimit tė naftės, ARMO. Kompanitė duhet tė regjistroheshin para orės 14:00. Komisioni i vlerėsimit tė ofertave me 11 anėtarė, kryesohej nga zėvendėsministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Nertian Alibali, dhe ka nė pėrbėrje tė tij 2 zėvendėsministra nga ministritė e Financave dhe tė Drejtėsisė, si dhe 2 anėtarė tė kompanisė konsulente tė privatizimit tė "ARMO"-s, "Pattom Boggs". "Nė vlerėsimin e ofertave, sipas ligjit, oferta financiare pėr tė blerė 85 pėr qind pėr aksioneve zė 75 pėr qind tė pikėve, ndėrsa 25 pėr qind e zė vlerėsimi teknik, i cili do tė bėhet nė ditėt nė vijim", tha zėvendėsministrit i Ekonomisė, Alibali. Gjithashtu, sipas tij, klasifikimi i ofertės sė bashku me vlerėsimin teknik do tė jenė dhe klasifikimi i pėrgjithshėm pėr fituesin e blerjes sė 85 pėr qind tė aksioneve tė ARMO-s. Pas pėrfundimit tė vlerėsimit tė ofertave, ēdo kompani ka tė drejtėn e apelimit tė vlerėsimit tek ministri i Ekonomisė. Ministri i Ekonomisė brenda 10 ditėve shqyrton ankesėn dhe kthen pėrgjigje. Ndėrkohė Kėshilli i Ministrave ka tė drejtė ligjore qė nė ēdo kohė, para shpalljes sė fituesit, tė anulojė procedurėn e tenderimit. Kompanitė duhej tė dorėzonin dokumentet origjinale si dhe fotokopjet nė tre kopje.
    Kompanitė
    Pėr blerjen e kompanisė shtetėrore tė prodhimit tė naftės ARMO kanė paraqitur ofertat katėr kompani. Ofertat e paraqitura kanė tejkaluar mbi 2 herė vlerėn mė optimale tė dhėnė nga kompania amerikane e konsulencės "Pattom Boggs". Kompanitė kanė paraqitur ofertat pėr blerjen e 85 pėr qind tė aksioneve tė ARMO-s, sė bashku me programin e investimeve nė kėtė kompani. Kompania amerikane "Rafineri Asociated Anica Texas", njė nga 4 kompanitė pjesėmarrėse, ofroi pėr blerjen e 85 pėr qind tė aksioneve tė ARMO-s, ofertėn prej 125 milionė euro, si dhe 240,5 milionė euro pėr programin e investimeve nė 4 vitet e ardhshme nė ARMO. Kompania "Petrofac Energy Development Corp" dha pėr blerjen e 85 pėr qind tė aksioneve vlerėn prej 30 milionė euro, ndėrsa pėr programin e investimeve, vlerėn 66 milionė euro. Grupi "Penta Investment Group" ofroi shumėn prej 10 milionė euro pėr blerjen e 85 pėr qind tė aksioneve tė ARMO-s, si dhe 198,4 milionė euro pėr programin e investimeve. Ndėrsa grupi "Vitol Us Balkan Funds Euroil" ofroi pėr tė blerė 85 pėr qind tė aksioneve tė ARMO-s 100 milionė euro.

    "Rafineri Associated Anica Texas"

    Ėshtė themeluar nė mesin e viteve '60 nė Teksas tė SHBA-sė. "Rafineri Asociated Anica Texas" ėshtė ndėr kompanitė mė tė mėdha tė naftės jo vetėm nė SHBA, por edhe nė botė.
    Nė shumė tendera tė Ushtrisė Amerikane pėr naftėn nė Irak ose nė vende tė tjera, kjo kompani ėshtė ndėr mė tė preferuarat.
    Ofroi pėr blerjen e 85 pėr qind tė aksioneve tė ARMO-s 125 milionė euro.
    Ofroi pėr programin e investimeve nė 4 vitet e ardhshme nė ARMO 240,5 milionė euro.

    "Petrofac Energy Development Corp"

    Ėshtė themeluar nė vitin 1981 nė Teksas tė SHBA-sė.
    Konsiderohet ndėr kompanitė mė tė mėdha tė naftės nė botė. Filialet e saj mė tė rėndėsishme janė nė Algjeri, Malajzi, Kirgizstan dhe Tunizi.
    Ofroi pėr blerjen e 85 pėr qind tė aksioneve tė ARMO-s 30 milionė euro.
    Ofroi pėr programin e investimeve nė ARMO 66 milionė euro.

    "Penta Investment Group"

    Ėshtė themeluar nė vitin 1977 nė ish-Ēekosllovaki.
    "Penta Investment Group" ėshtė ndėr kompanitė mė tė mėdha tė Evropės Qendrore dhe Lindore.
    Gjithashtu kjo kompani ka filiale edhe nė Rusi.
    Ofroi pėr blerjen e 85 pėr qind tė aksioneve tė ARMO-s 10 milionė euro.
    Ofroi pėr programin e investimeve nė ARMO 198,4 milionė euro.

    "Vitol Us Balkan Funds Euroil"

    Ėshtė themeluar nė mesin e viteve '80 nė SHBA, por ka si ortak kryesor dhe kompani shqiptare "Euroil".
    "Vitol Us Balkan Funds Euroil" ėshtė e njohur mė shumė nė kėrkimin e vendeve naftėmbajtėse.
    Ajo ėshtė shtrirė tashmė pothuajse nė tė gjithė Ballkanin.
    Ofroi pėr blerjen e 85 pėr qind tė aksioneve tė ARMO-s 97 milionė euro.
    Ofroi pėr programin e investimeve nė ARMO 3 milionė euro.

    Kompania amerikane "Comyman Resorses"
    Mosardhja nė kohė ishte shkaku i mos pranimit tė ofertės sė paraqitur nga kompania amerikane "Comyman Resorses". Komisioni i vlerėsimit, nė respektim tė plotė tė procedurave tė privatizimit, nuk pranoi futjen nė garė tė konsorciumit amerikan "Coyman Resorses", i cili e paraqiti ofertėn e tij pas orės 14:00. Komisioni i drejtuar nga zėvendėsministri i Ekonomisė, Alibali, ėshtė detyruar ta shtyjė procesin, pasi kompania amerikane hezitonte tė dilte nga salla edhe pas vendimit tė komisionit.

    Kompani shtetėrore ARMO
    Kompania ARMO ėshtė krijuar nė vitin 1999 dhe kapitali i saj, sipas faqes zyrtare tė kompanisė nė internet, ėshtė nė vlerėn e rreth 43 milionė eurove. Asetet kryesore tė kompanisė janė dy impiante rafinerie nė Ballsh dhe Fier, tė cilat janė ndėrtuar rreth 40 vjet mė parė. Pjesė e saj janė edhe njė numėr pikash tė tregtimit, tė vendosura kryesisht nė zona jo shumė tė zhvilluara. ARMO ėshtė njėra prej dy kompanive shtetėrore tė Shqipėrisė qė veprojnė nė sektorin e naftės dhe nėnprodukteve tė saj. Nafta e prodhuar prej rafinerive nė Ballsh dhe Fier ėshtė e njė cilėsie tė dobėt, por megjithatė vitet e fundit ARMO raportohet tė sigurojė ēdo vit nė arkėn e shtetit rreth 27 milionė dollarė.

      Ora ėshtė Mon Apr 24, 2017 2:22 pm