FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    Ngacmoni libidon "e fjetur" dhe pėrforconi dashurinė

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default Ngacmoni libidon "e fjetur" dhe pėrforconi dashurinė

    Mesazh nga Sajmiri prej Tue May 27, 2008 9:39 pm

    Trupi yt mė ēmend, je shumė e bukur dhe tėrheqėse, nuk mund t'i largoj duart nga ti...", kėto janė vetėm disa nga komplimentet me tė cilat meshkujt kohė pas kohe duhet ta lavdėrojnė partneren e tyre. Me komplimentet e duhura do t'ia zbukuroni ditėn dhe njėkohėsisht do ta ngacmoni libidon "e fjetur" dhe do ta pėrforconi dashurinė. Gruaja privilegjon aspektin global dhe ndjenjėsor nė njė marrėdhėnie. Pėr tė ėshtė e rėndėsishme dashuria, shpirti, pjesėmarrja e ndjenjės nė njė raport nga ana e partnerit. Njė raport i zhveshur nga kėto elemente nuk ka kuptim pėr femrat. Pėr kėtė ėshtė e rėndėsishme njė "lojė" e nxehtė para ēdo akti. Por diēka qė mund tė jetė e kėnaqshme pėr njė femėr, mund tė jetė e bezdisshme pėr njė tjetėr. Edhe e njėjta femėr nuk ka gjithmonė nė kohė dhe vende tė ndryshme tė njėjtat dėshira apo bezdisje. Pėr kėtė shpesh herė janė tė nevojshme dhe fjalėt e ngrohta. Meqenėse shumica e meshkujve nuk janė "tė shpejtė me komplimente", ndėrsa tė gjitha femrat dėshirojnė tė dėgjojnė sa tė bukura janė, sa tėrheqėse dhe seksi, ja disa fraza tė cilat i rekomandojnė ekspertėt pėr t'u frymėzuar. Fjalėt e mira duhet tė mos jenė tė shumta me qėllim qė mos u bie vlera.
    Mė pėlqen trupi yt
    Kjo fjali ka njė fuqi tė jashtėzakonshme. Nuk ka femėr nė botė e cila nuk shqetėsohet pėr pamjen dhe formėn e trupit tė saj, sidomos kur ėshtė e zhveshur. Thoni asaj se e dėshironi dhe do tė ndjehet tėrheqėse dhe e lumtur. Kėtė kompliment ėshtė mirė t'ia jepni derisa pėrkėdheleni ose duke bėrė dashuri.
    Je aq e mirė
    Edhe femrat, ngjashėm me meshkujt, dėshirojnė tė dėgjojnė se e kanė kryer mirė "punėn". Kėshtu qė mos hezitoni qė t'i thoni se sa e mirė ėshtė dhe sa mirė e kryen atė. Nėse ia thoni kėtė, ndoshta do tė jetė e gatshme tė provojė diēka tjetėr qė t'u bėjė tė lumtur.
    Nuk mund t'i largoj duart nga ti
    I thoni asaj se ėshtė aq tėrheqėse sa nuk mund ta lėshoni nga duart, kjo ėshtė diēka vėrtet e dėshirueshme. Mendoni se si do tė ndjeheshit ju nėse ua thotė njė gjė tė tillė partnerja juaj. Gjithkush dėshiron tė ndjehet joshėse dhe tėrheqėse, ndėrsa me kėtė kompliment, nė mėnyrėn mė tė mirė do t'i tregoni se sa e dėshironi.
    Ne pėrshtatemi plotėsisht
    Kjo thėnie ju bėn sharmant dhe sentimental, ndėrsa preferohet tė thuhet gjatė pėrkėdheljes apo marrėdhėnieve seksuale. Afrojeni dhe dėshmoni se si pėrshtaten trupat tuaj, ndėrsa kėtė ia pohoni me fjalė dhe do tė nxisni njė kėnaqėsi tė veēantė tek ajo.
    Buzėt e tua mė pėlqejnė shumė
    Secila femėr ėshtė krenare sė paku me njė pjesė tė trupit tė saj. Zbuloni se cila ėshtė kjo pjesė dhe bindeni atė se ėshtė vėrtet ashtu.
    Edhe pse shumica e meshkujve e kanė vėshtirė tė japin komplimente, kėto fjali tė shkurta dashurie nuk ėshtė vėshtirė t'i thonė. Nėse ju duken tė papėrshtatshme atėherė mund t'i modifikoni paksa dhe t'i pėrshtatni ashtu si ju duket mė mirė. Mirėpo, mos hezitoni tė thoni diēka tė bukur, sepse do tė jetė mirė edhe pėr ju, edhe pėr atė.

    Pėrkujdesja dhe intimiteti
    Nė jetėn nė ēift ėshtė tepėr e rėndėsishme tė krijosh njė raport tė mirė jo vetėm seksual, por edhe shpirtėror. Prandaj atmosfera nė ēift duhet tė krijohet e ngrohtė dhe sensuale. Ėshtė e rėndėsishme qė tė realizosh njė mėnyrė tė veēantė tė prekuri, qė asaj t'i pėlqejė dhe ta bėjė tė ndihet mirė. Por kėto lėvizje nuk duhet tė pėrsėriten shpesh mekanikisht sepse bėhen monotone. Dhe kėto ndjesi njė femre i duhen falur, jo vetėm gjatė njė raporti, por edhe nė momente tė ndryshme, nė mėnyrė qė ajo tė ndjehet vazhdimisht e dėshiruar nga partneri. Njė puthje e lehtė, njė fjalė e ngrohtė, pėrkujdesja nė momentin e duhur, vlejnė pėr tė krijuar njė atmosferė tė pėrshtatshme shpirtėrore tė femrės gjate marrėdhėnies. Prandaj partneri mė i mirė ėshtė ai qė gjithmonė vėzhgon, kėrkon, eksploron teknika.

    Pse duhen bisedat e gjata
    Pa njė lidhje tė qėndrueshme me partnerin nuk do tė kishim biseda tė mira dhe interesante. Pėrveē kėsaj gjithnjė ėshtė mirė t'i ndash kėnaqėsitė dhe pakėnaqėsitė me personin qė e dashurojmė. 48% e femrave dėshirojnė mė tepėr seks dhe tė gjitha herėt a vonė e bėjnė kėtė nė marrėveshje me partnerin e prej tyre 43 % duke biseduar me tė dhe 41% heshturazi, duke dėrguar sinjale tė heshtura por tė efektshme trupore. Asnjėherė nuk duhet kritikuar partneri, po gjithnjė duhet dhėnė vullnet pozitiv. Gjithnjė thoni "kėshtu ėshtė mirė" dhe asnjėherė "jo nuk mundem". 20% e femrave nuk ndėrmarrin asgjė kur janė tė pakėnaqura. Duhet ditur se heshtja pėr partnerin mund tė jetė tejet shpėrqėndruese. Mund ta humbasė interesimin pėr ju dhe mund tė bėjė qė lidhja juaj tė shfaqė probleme, edhe pse ju nuk do ta dėshironit kėtė.

    Femrat i duan fjalėt
    Femrat kanė dėshirė tė flasin: 94 % nga tė anketuarat theksonin se shpesh bisedojnė me shoqe rreth seksit. 50% e tyre bisedojnė pėr kėtė ēėshtje sa herė qė tė takohen. Ato dėshirojnė qė pėrvojėn e mirė ta ndajnė me dike dhe nė tė njėjtėn kohė kur janė jo tė sigurt dhe tė pakėnaqur, kėrkojnė kėshilla nga njėra tjetra, sidomos nga personat qė kanė besim nė to. Ėshtė interesante se femrat jashtė lidhjeve martesore mė shumė flasin pėr pėrvojat e tyre kur takohen me shoqet. Njė e treta e tyre flasin pėr seks tė mrekullueshėm dhe kanė dėshirė t'i pėrshkruajnė detajet, 90% i shkėmbejnė informatat pėr kontracepsion dhe teknikat e gjėrat tjera, 63% krahasojnė pėrvojat e tyre mė tė mira, mė tė ēmendura dhe tė hidhura. Natyrisht se pak edhe e teprojnė, jeta nė ēift ka nevoje pėr intimitet dhe nuk mund tė diskutohet me ata qė janė jashtė saj.

      Ora ėshtė Thu Dec 08, 2016 12:52 pm