FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    Eksplorimi i trupit tuaj ju tregon atė qė ju dėshironi

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default Eksplorimi i trupit tuaj ju tregon atė qė ju dėshironi

    Mesazh nga Sajmiri prej Tue May 27, 2008 9:26 pm

    Asnjė nuk mund ta thotė me saktėsi se sa tė kėnaqshme do tė jenė kontaktet e ndryshme seksuale qė do tė ketė ose se ēfarė rezultati do tė kenė ato. Kjo ėshtė e vėrtetė edhe kur ėshtė fjala pėr partnerėt, marrėdhėniet seksuale qė kryejnė dhe kėnaqėsinė qė marrin. Kėto pėrvoja kėrkojnė njė eksplorim dhe njohje tė thellė tė trupit tuaj nga ju ose tė trupit tė tė tjerėve. Njė mėnyrė e mirė pėr ta bėrė kėtė ėshtė eksplorimi i trupit tuaj. Kjo mund tė zhvillojė njohuritė tuaja nė tė kuptuarit e trupit, tė ndjesive dhe tė mėnyrės se si reagon ai. Masturbimi ėshtė njė nga mėnyrat e kėtij eksplorimi. Bashkudhėtarėt tuaj
    Marrėdhėniet seksuale midis meshkujve dhe femrave quhen marrėdhėnie heteroseksuale ose tė drejtpėrdrejta. Ndėrsa marrėdhėniet midis partnerėve tė tė njėjtit seks quhen marrėdhėnie homoseksuale. Meshkujt homoseksualė kanė tėrheqje seksuale ndaj meshkujve tė tjerė. Ndėrsa femrat lesbike kanė tėrheqje seksuale ndaj femrave tė tjera. Disa njerėz e dinė qė janė homoseksualė qė nė moshė tė vogėl dhe janė shumė tė qetė pėr kėtė fakt. Disa tė tjerė mund tė mos e dinė kėtė, ndėrsa shumė tė tjerė i fshehin ndjenjat e tyre sepse kanė frikė ose turp qė janė ndryshe nga tė tjerėt. Megjithėse shumė njerėz nė ditėt tona besojnė se preferencat seksuale tė njerėzve janė njė ēėshtje personale, jeta mund tė jetė shumė e vėshtirė pėr njė homoseksual pėr shkak tė paragjykimeve qė shumė njerėz kanė pėr homoseksualitetin. Madje, nė disa vende homoseksualiteti ėshtė ende i paligjshėm. Homoseksualėt janė si gjithė tė tjerėt pėrsa i pėrket zotėrimit tė atij lloji tė identitetit seksual qė u pėrshtatet atyre mė mirė. Kjo ndryshon nga njėri individ tek tjetri dhe nga njėra marrėdhėnie tek tjetra. Preferencat seksuale tė njeriut mund tė ndryshojnė. Disa njerėz janė aktivė nga ana seksuale si me burrat, ashtu edhe me gratė. Ky lloj identiteti seksual quhet biseksualizėm.
    Zgjedhja e destinacionit
    Pika fillestare e udhėtimit tuaj nė botėn e seksit ėshtė vetvetja, lejimi i vetvetes pėr tė eksploruar ndjesitė tuaja seksuale dhe pėr t’u kėnaqur me to. Mėnyra mė e kėnaqshme pėr tė arritur rezultatin optimal ėshtė nėpėrmjet njė komunikimi sa mė tė mirė. Nė kėtė drejtim ndihmon shprehja e dėshirave qė keni.
    - Ju mund tė dėshironi tė bėni diēka qė partneri i juaj nuk e ka bėrė ndonjė herė mė parė.
    - Ju mund tė dėshironi tė kryeni marrėdhėnie seksuale mė rrallė ose mė shpesh se sa partneri juaj.
    - Ju mund tė dėshironi tė keni njė fėmijė.
    - Ju mund tė mos dėshironi tė keni njė fėmijė.
    - Ju mund tė dini po aq sa edhe partneri juaj pėr kryerjen e marrėdhėnieve seksuale tė sigurta ose pa rreziqe.
    - Ju mund tė dini mė shumė se partneri juaj pėr kryerjen e marrėdhėnieve seksuale tė sigurta ose pa rreziqe.
    - Ju mund tė keni mė shumė ose mė pak pėrvojė se sa partneri juaj.
    - Ju mund tė doni tė realizoni me partnerin tuaj skena pėr tė cilat fantazoni.
    Kėto dallime mund tė trajtohen duke komunikuar me partnerin tuaj dhe duke diskutuar me tė nevojat dhe dėshirat reciproke. Kjo mund tė jetė shumė e vėshtirė pėr t’u realizuar qė nė fillim. Nuk ka ndonjė rrugė tė drejtė ose tė gabuar pėr tė kryer marrėdhėniet seksuale, nė njė kohė qė ekzistojnė shumė mėnyra pėr tė shprehur ndjenjat pėr njėri tjetrin. Vetė trupi juaj do t’ju tregojė atė qė ju dėshironi. Nganjėherė mjaftojnė vetėm puthjet.

    Praktikat seksuale

    Shumica e praktikave seksuale, qofshin midis njerėzve me seks tė kundėrt ose tė njėjtė, zakonisht pėrfshijnė prekjen, eksitimin dhe afeksionin. Pėrvojat seksuale mund tė kenė tė bėjnė sa me emocionet aq edhe me aktet fizike. Marrėdhėniet pozitive midis dy partnerėve mund tė kenė njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė marrėdhėniet e tyre seksuale dhe nė ndjenjat intime mes tyre. Disa njerėz besojnė se nuk ka kuptim tė ketė marrėdhėnie seksuale po tė mos tė ekzistojė dashuria midis dy partnerėve. Por ka tė tjerė qė nuk kanė njė partner tė rregullt dhe vazhdojnė tė kenė marrėdhėnie seksuale aktive. Marrėdhėniet seksuale dhe dashuria nuk janė saktėsisht e njėjta gjė. Megjithatė, pėr shumė njerėz dashuria dhe marrėdhėniet seksuale shkojnė sė bashku. Mjetet e informimit shpesh i portretizojnė marrėdhėniet seksuale ose si njė aktivitet i natyrshėm qė ėshtė eksitues dhe pa rreziqe, ose si njė aktivitet i dėmshėm, anormal dhe i rrezikshėm.

    Nxitjet e momentit

    Vendimi pėr tė pasur marrėdhėnie seksuale ėshtė njė vendim i madh dhe ėshtė e rėndėsishme tė kuptohen pasojat e njė vendimi tė tillė. Mund tė jetė njė mrekulli, por ju mund tė ndjeheni fajtorė dhe tė zhgėnjyer mė pas, nėse mendoni se nuk morėt vendimin e duhur dhe nėse nuk ndjeheshit tė gatshėm pėr tė hyrė nė marrėdhėnie tė tilla. Njerėz tė ndryshėm vendosin tė fillojnė aktivitetin seksual pėr arsye tė ndryshme: nga kurioziteti, nga tė qenit nėn presionin e partnerit tė tyre, sepse duan tė kėnaqin partnerin tjetėr, ose sepse shokėt/shoqet e tyre e bėjnė njė gjė tė tillė. Disa tė tjerė vendosin qė tė presin derisa tė martohen ose ta njohin mirė partnerin. Nganjėherė ky ėshtė njė vendim qė njeriu e merr nga nxitja e momentit, por, gjithsesi, nuk ėshtė gjithmonė njė vendim i lehtė pėr t’u marrė. Por mos harroni se mund tė thoni edhe jo. Dhe, pavarėsisht nėse thoni po ose jo, mendoni si pėr pasojat e mundshme, ashtu edhe pėr kėnaqėsinė.

    Marrėdhėnia seksuale

    Marrėdhėnia seksualė ėshtė si njė zjarr qė gjithkush do ta dėshironte. Pėr sa kohė shprehet nė pėrkushtimin mbrojtės tė njė marrėdhėnieje qė bazohet nė ndjenja dhe dashuri, ėshtė i mrekullueshėm, i ngrohtė dhe romantik. Por kur marrėdhėnia pėrdoret thjesht pėr kėnaqėsi atėherė kthehet nė rutinė. Dhe pornografia e nxjerr seksin jashtė kontekstit tė ndjenjave. Pornografia ėshtė njė biznes i madh qė bėn shumė para pa u kujdesur se si. Ata tė tregojnė ēdo gjė qė mendojnė se do tė tė bėjė tė vish tė blesh prapė. Imazhet e seksit qė jep pornografia shihen ditėt e sotme nga shumė njerėz, ku mes tyre mund tė kėtė dhe nga ata qė nuk lejohen pėr shkak tė moshės. Njė nga fushat mė jetėsore tė mjedisit mendor ėshtė njė ide e shėndetshme e asaj qė ne jemi seksualisht. Nėse kėto ide ndoten, njė pjesė kyēe e qenies sonė shtrembėrohet. Kultura pornografike tė thotė se seksi, dashuria dhe intimiteti janė e njėjta gjė.

      Ora ėshtė Thu Dec 08, 2016 12:50 pm