FORUM CHAT MUZIKE TEMA FOTO INFORMACIONE


    Familjarėt e viktimės sė aksidentit tragjik shprehin keqardhje pėr drejtuesit e "Top-Channel" qė nuk shkuan pėr ngushėllim

    Share

    Sajmiri
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 1031
    Age : 32
    Registration date : 17/04/2008

    default Familjarėt e viktimės sė aksidentit tragjik shprehin keqardhje pėr drejtuesit e "Top-Channel" qė nuk shkuan pėr ngushėllim

    Mesazh nga Sajmiri prej Tue May 27, 2008 8:27 pm

    Shtėpia e Entela Hyskos, vajzės 28-vjeēare qė humbi jetėn para katėr ditėsh nė aksidentin tragjik bashkė me pronarin e "Top Media", ndodhet nė katin e parė tė njė pallati nė hyrje tė Tiranės, poshtė varrezave "Dėshmorėt e Kombit". Tė afėrmit e saj na thonė se prindėrit e saj kanė ardhur para dy vjetėsh nga Skrapari dhe e kanė blerė kėtė shtėpi pėr tė jetuar bashkė me vajzėn e tyre, Entelėn. Dhimbja dhe pikėllimi ka pėrfshirė tė gjithė familjarėt qė vazhdojnė tė presin njerėz pėr ngushėllime. Lotėt ende nuk janė tharė nė sytė e nėnės sė saj, Nazimesė, qė ende nuk e beson ikjen nė botėn tjetėr tė vajzės sė saj. Ajo pėrkėdhel njė fotografi tė Entelės qė e mban nė prehėr dhe lotėt i rrjedhin papushim. Pranė ka bashkėshortin, Bariun, djalin e vetėm qė ka ardhur nga Anglia ku jeton si emigrant, dhe vajzėn tjetėr, e cila ndodhet nė Greqi me familjen e saj. Disa gra veshur me tė zeza i qėndrojnė pranė pėr t'i lehtėsuar dhimbjen. "Mė iku vajza, mė iku drita e syve", flet ngadalė nėna e Entelės dhe pėrkėdhel portretin e saj nė njė kornizė tė madhe. Ajo thotė se tani jeton vetėm me kujtimet e Entelės dhe tė gjitha ato gjėra qė ajo ka lėnė nė shtėpi.

    Mė pas, nėnė Nazimeja nis e tregon pėr ēastet e fundit kur ishte ndarė me Entelėn. "Njė natė para se tė mė ikte pėrgjithmonė, kam fjetur nė njė shtrat me tė. Burri kishte ikur nė Skrapar dhe ne fjetėm bashkė nėnė e bijė. Gjithė natėn nuk e zinte gjumi dhe mė puthte duart. Nuk e di, por sikur ndjente diēka. Nė mėngjes iku nė punė, si gjithmonė. Mė tha se, do tė vij vonė nė shtėpi, sepse do tė shkoj pėr urim nė njė dasmė, por t'i mos u mėrzit se do tė vij nė shtėpi nė darkė. Nė drekė, Entela mė mori nė telefon dhe mė pyet se ēfarė po bėja. Unė e pyeta, a hėngre drekė, e ajo mė tha se, "tani po ha atė qė mė pėrgatite ti". Mė mori nė telefon edhe njė herė pasdite dhe mė tha mos u mėrzit se do tė vij nė darkė. Nė fakt kjo ishte dhe telefonata e fundit e Entelės dhe ishte hera e fundit qė dėgjova zėrin", thotė e ėma e Entelės, Nazimeja, duke shpėrthyer nė tė qara.

    "Pastaj nuk mė mori mė nė telefon. Nė mbrėmje unė u bėra merak, dhe mezi po prisja qė tė vinte nė shtėpi. Tė premten nė mėngjes rreth orės 6:00 vjen vėllai i njė shoqes sė saj dhe mė thotė se, Entela ka pėsuar njė aksident dhe ėshtė plagosur, e kanė ēuar nė Spitalin numėr njė. Dy kushėrinj mė morėn me makinė dhe mė ēuan nė spitalin numėr njė, por atje na thanė se nuk dinin gjė. Atėherė u nisėm pėr nė Spitalin Ushtarak. Dy kushėrinjtė u futėn para nė spital, dhe unė atėherė e ndjeva se vazjės i kishte ndodhur diēka e rėndė. Nuk mbaj mend asgjė mė shumė, sepse mė kishte rėnė tė fikėt", tregon nėna e Entelės, Nazimeja.

    Tragjedia e madhe kishte tronditur tė gjithė banorėt e lagjes ku banonte familja Hysko. Tė gjithė njerėzit e pallatit u janė gjendur pranė, duke ndihmuar pėr ta pėrballuar dhimbjen e thellė. Ata kanė njoftuar menjėherė babain e saj qė ndodhej nė Skrapar, djalin qė ndodhej emigrant nė Angli dhe vajzėn nė Greqi. Tė shtunėn nė orėn 11:00, Entela ėshtė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit nė varrezat e Shish Tufinės nga njerėzit e saj tė afėrt dhe qindra e qindra qytetarė.


    Pasioni

    Entela Hysko ka lindur mė 5 korrik 1980 nė Ēorovodė tė Skraparit. Shkollėn fillore dhe 8-vjeēare i mbaroi nė vendlindje. Shkollėn e Mesme tė Pėrgjithshme e mbaroi nė gjimnazin "Arben Broci" nė Tiranė. Ka pėrfunduar Fakultetin e Akademisė sė Arteve pėr aktrim dhe mė pas Specializimin pėr regjizurė.

    Nė dhjetor tė vitit 2007, Entela Hysko ka qenė e ftuar nga fotografi me famė botėrore Fadil Berisha nė SHBA pėr njė album fotografik. Atje ėshtė takuar edhe me shkrimtarin e shquar shqiptar Ismail Kadare, ku ka pozuar edhe me bashkėshorten e tij, Elena Kadare. Gjithashtu, ka qenė e ftuar edhe nė Itali ku ka pozuar nė njė nga studiot mė tė njohura italiane.

    "Entela ka qenė e dhėnė pas artit qė kur ishte e vogėl, 5-vjeēe. Kishte pasion kėrcimin dhe tė bėhej aktore. Ajo merrte fėmijėt e tjerė dhe i organizonte pėr koncerte imagjinare. Unė i kam qėndruar pranė gjithmonė dhe pėr t'ia realizuar dėshirėn e dėrgova nė Tiranė pėr tė mbaruar edhe shkollėn e mesme.

    Shkollėn e mesme e kreu nė gjimnazin "Arben Broci" nė vitin 2000. Gjatė asaj kohe ėshtė marrė edhe me aktivitete kulturore. Mė pas, vazhdoi shkollėn e lartė pėr aktore dhe pasi e pėrfundoi atė, filloi specializimin pėr regjizore. Tė dyja shkollat e larta i ka mbaruar me rezultate tė shkėlqyera", tregon nėna e saj. Ajo thotė se kur vinte nė shtėpi Entela vetėm lexonte libra. "Fli, ti mami, se unė kėtė punė kam", mė thoshte.


    Puna

    Nėna e saj, Nazimeja tregon se, Entela ka punuar mė shumė se dhjetė vjet nė "Top Albania Radio" dhe "Top-Channel". Ajo thotė se, ka punuar me pėrkushtim dhe pasion nė kėto media, por njėkohėsisht shpreh keqardhje se nuk i kanė shkuar pėr ngushėllim drejtuesit e kėtyre mediave dhe shoqėria e punės. "Vajza ime ka punuar nė "Top-Channel", qė kur ishte nė shkollėn e mesme, "Arben Broci" nė Tiranė e deri nė ditėn e fundit tė jetės, por ata nuk erdhėn pėr ngushėllim", thotė nėna e Entelės. Ajo thotė se ka pritur me shpresė se do tė vinin pėr ngushėllim njerėzit e punės ku ajo punoi pėr mė shumė se dhjetė vjet, por nuk ndodhi kėshtu. "Mė ka mbetur peng se, vajza ime ka punuar pėr dhjetė vjet me korrektėsi, bile ka qenė nė poste drejtuese, por nuk u vlerėsua prej tyre", thotė nėnė Nazimeja. Mbesa e saj thotė se, ka qenė pėr ngushėllim Arbana Osmani, drejtuesja e emisionit "Big-Brother" dhe nuk ka pushuar asnjė ēast sė qari.

    Nazimeja tregon se, Entela kishte nė plan pėr tė bėrė njė film vetė, por nuk na tregoi se ēfarė filmi. "Do t'ua bėjė surprizė, mė thoshte, dhe lexonte dhe shkruante deri natėn vonė. Shumė dorėshkrime tė saj janė aty nė sirtar", thotė ajo. Njerėzit e saj tė afėrt tregojnė se, Entela ka qenė anėtare e komisionit tė pėrzgjedhjes sė anėtarėve qė po marrin pjesė nė spektaklin "Big Brother", qė po transmetohet nga "Top-Channel". Gjithashtu ajo ka organizuar disa spektakle nė kėtė televizion. "Entela ishte e dashur me tė gjithė njerėzit qė nga tė vegjėlit e deri tek tė moshuarit", thotė nėna e saj.


    Ministri i Kulturės ngushėllon familjen e Entelės


    Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango, ishte dje pėr ngushėllim nė familjen e Entela Hyskos. Ministri Pango u shprehu prindėrve ngushėllimet mė tė sinqerta pėr humbjen e vajzės sė tyre tė dashur. Ai tha se, "vdekja aksidentale e Entelės ėshtė njė humbje e madhe pėr prindėrit e saj, por edhe pėr artin, pasi u prenė nė mes ėndrrat e saj pėr artin". Prindėrit e Entelės falenderuan ministrin Pango pėr ngushėllimin.


    Marjeta Zaēe: Vdekja e Entelės, humbje e madhe pėr familjen


    Tė dielėn nė familjen e Entela Hyskos ishte pėr ngushėllim edhe zėvendėsministrja e Punės, Ēėshtjeve Publike dhe Shanseve tė Barabarta, Marjeta Zaēe. "Erdha pėr tė ngushėlluar familjen e vajzės, qė humbi jetėn nė aksidentin tragjik", u shpreh zėvendėsministrja Zaēe. Ajo tha se, vdekja e vajzės Entela Hysko ishte njė humbje e madhe pėr familjen e saj dhe pėr tė afėrmit. Zonja Zaēe shoqėruar edhe nga njė pėrfaqėsi nga Lidhja Demokratike e Gruas i shprehu ngushėllimet mė tė sinqerta familjes sė Entelės.

      Ora ėshtė Thu Dec 08, 2016 10:50 am